Deklarata publike te pedagogeve mbeshtetes se Deklarates per shtyp te stafit akademik te Universitetit te Vlores “Ismail Qemali” ne mbeshtetje te vendimit te Senatit te Universitetit te Majit 2008, ne lidhje me kriteret shtese te pranimeve te studenteve te rinj ne Universitetin e Vlores.




From: Ervin Ruci
Date: September 22, 2009 2:36:11 AM EDT (CA) To: Ervin Ruci
Cc: mtafaj@mash.gov.al
Subject: Marshi i Barabait



Te nderuar kolege,

Si e shikoni dhe neper media perplasja jone e rradhes me Ministrine e Arsimit dhe Shkences, MASH, ka arritur kulmin. Duket qe edhe kesaj rradhe do te fitojme, sepse kemi te drejte. Opinioni publik eshte me ne. Megjithate, edhe po te fitojme kete beteje, perseri lufta do te vazhdoje. "Turmat pa tru" do ti kemi gjithmone tek dyert, te nxitur nga mediokrit e MASH. Do te mbahemi te forte sepse jemi te bindur ne rrugen tone. Dhe sepse jemi te forte, dhe pas cdo perplasje me MASH behemi akoma me te forte, "Whatever does not kill you, only makes you stronger".

Ne jeten time te perditshme rralle here kam kohe per te ndjekur lajme, mirepo dje ishte nje perjashtim. Besoj se disa prej jush e pate intervisten e Drejtoreshes se Arsimit te Larte, zj Elida Hoxha, ku mbi mungesen e bashkepunimit te deritanishem te MASH me UV, u shpreh tekstualisht se "Neve kemi bashkepunuar me ate universitet kur kerkesat e tyre kane qene te aresyeshme".
Me beri pershtypje fakti qe zj. Drejtoreshe nuk denjoi as te na permende me emer. Dhe gjithashtu prisja te degjoja cfare "kerkesa te paaresyeshme" i kemi bere neve ketij institucioni ku titullare eshte zonja ne fjale? Mos e ka fjalen per programet e pa-miraturata te Inxhinjerise Elektrike, me justifimikin se nuk ndodhen syllabuset ne aplikim, por vetem pershkrimet e lendeve? Qe kur jam kthyer ne Shqiperi pas 15 vjetesh kjo eshte nje nga injorancite me te medha qe kam degjuar. Cdo kush me pak njohuri ne kete fushe e di qe ne asnje aplikim per hapje programi studimi nuk jepen syllabuse por pershkrime lendesh, pasi syllabusin e lendes e krijon pedagogu i lendes sipas kerkesave specifike te klases. Megjithate neve ia "beme qejfin" zonjes drejtoreshe dhe une personalisht kam punuar me dite te tera duke i krijuar keto syllabuse dhe koleget e mi duke i perkthyer ato ne shqip. Dhe perseri asnje pergjigje pozitive. E njetja histori ka qene dhe me kerkesat e tjera si per "Shkencat Kompjutacionale", etj, ku kerkesat tona kane rene ne veshin "bashkepunues" te ketyre zyrtareve te shtetit.

Kush eshte i pa-aresyeshem? Per sa kohe qe kam qene pergjegjes i Departamentit te Shkencave Kompjuterike dhe Inxhinjerise Elektrike, nuk kam asnje gje pozitive per te thene mbi temen e bashkepunimit te MASH ne ato pika ku akoma varemi nga ta.

Jam me te vertete i shokuar nga primitivizmi qe i karakterizon drejtuesit e arsimit te larte dhe nga urrejtja pathollogjike qe tregojne ndaj punes sone.

Injorancia e rradhes eshte kerkesa absurde qe neve te pranojme ne auditoret tona studente te nivelit me te ulet; shume prej te cileve jane bere subjekt anektodash gjate punes sone. Si mund te futet ne universitet nje nxenes qe ka mbaruar shkollen e mesme me pesa? Nje student qe nuk eshte i afte te shkruaje as emrin e vet? Ne universitetet ku kam studiuar ne Kanada, as me mesatare 9, nuk eshte e sigurt pranimi ne universitet, gjithashtu edhe ne Shqiperi dikur kur universitetet kishin akoma seriozitet nuk pranohesh askush me mesatare nen 8. As ne diktature nuk nderhynte shteti ne kete pike mbi universitete, si po nderhyn sot MASH!

Te nderuar kolege, Mashi i Barabait ne arsim duhet ndalur, dhe po e deklaroj qe tani qe neqoftese qofte edhe nje nga keta studente futet ne auditoret tona ne kundershtim me ligjet qe ka aprovuar vete shteti Shqiptar, dhe vendimet e mara nga Senati i Universitetit te Vlores, une do te largohem nga te gjitha detyrat e mia ne kete universitet dhe nga Shqiperia perfundimisht.

Gjithashtu, do te refuzoj publikisht dhe do ti kthej shtetit Shqiptar paketen "Brain-Gain" me gjithe flet-lavderimin shoqerues, sepse nuk ishte vecse nje blic publicitar per te treguar sa per sy e faqe qe perkrahen ata qe vijne nga jashte shtetit per te kontribuar ne arsimin e larte, qe me kaq diligjence po e shkaterrojne keta drejtues te larte te shtetit.

Ju ftoj te gjitheve si anetare te Departamentit te Shkencave Kompjuterike dhe Inxhinjerise Elektrike (CSEE), Departamentit me te madh te UV, te shpreheni hapur mbi kete ceshtje, dhe ti tregoni MASH se neve pedagoget e UV jemi te bashkuar ne mbrojtjen e dinjitetit te institucionit ku punojme.

Ervin Ruci
Department Head
CSEE
http://govlora.com/personel/eruci





From: Dorian Tozaj
Date: September 22, 2009 2:49:15 AM EDT (CA)





I Nderuar Zoti Minister i Arsimit dhe Shkences, Zoti Myqerrem Tafaj,

Ne radhe te pare me lejoni t'ju uroj per detyren tuaj te re, duke e vleresuar perfshirjen tuaj ne kabinetin e ri si perzgjedhjen me te pershtatshme per kete pozicion.

Njekohesisht dua te sjell para jush faktin qe: te gjitha keto zhvillime te paimagjinueshme ne te cilat Universiteti i Vlores po kalon si asnje institucion tjeter mesimedhenes ne Shqiperi, te mos sakrifikohen per nje grup studentesh te cilet jo vetem nga niveli shkencor, por edhe nga menyra sesi perballen me refuzimin e tyre per rregjistrim (sharje dhe ofendime ndaj stafit te UV) deshmojne qarte se jane nje harxhim i kote energjish per Universitetin. Situata te ngjajshme te krijuara shpesh nga studente te tille me shtyne mua personalisht si dhe shume anetare te tjere te stafit pedagogjik te UV, te humbasim deshiren dhe perkushtimin e tone per arsimin dhe mesimdhenien.

Duke kujtuar qe Universiteti nuk eshte nje institucion riedukimi por nje institucion perparimi dhe zhvillimi, Senati i UV ne perputhje te plote me Ligjin e Arsimit te Larte, Ligji Nr. 9741date 21.05.2007 i ndryshuar me Ligjin Nr. 9832 date 12.11.200, Neni 3. pika 2 C, si dhe Neni 33. pika. 5 ka marre vendimin e vendosjes se kritereve te pranimit te cilin Ministria e Arsimit dhe Shkences pa asnje baze ligjore po e kundershton.

I nderuar Zoti Minister, sipas parimeve te Kushtetuese te Republikes se Shqiperise, institucionet shteterore nuk duhet te tejkalojne kompetencat e tyre ne kundershtim me ligjet e vendit. Gjithashtu, urdheresa juaj bie ne kundershtim te plote me standartet nderkombetare te cilat sherbejne si nje kriter primar per pershpejtimin e hapave per integrimin e Shqiperise ne Komunitetin Evropian. Dhe nese behet e nevojshme ne nuk do te hezitojme per te informuar institucionet nderkombetare perkatese per kete nderhyrje te jashtligjshme.

Se fundi dua te sjell para jush faktin qe veprime te tilla te nderrmarra nga Ministria juaj jo vetem qe bien ne kundershtim me parimet e Universitetit te Vlores, me ligjet e brendshme te shtetit dhe me parimet nderkombetare. Njekohesisht demoralizojne pjesen me te perkushtuar te ketij institucioni, ate pjese te pedagogeve te rikthyer ne Vlore pas nje kohe te gjate studimesh ne perendim, me qellimin e vetem per te dhene kontributin e tyre ne ngritjen e nivelit te mesimdhenies ne kete Universitet.

Nese ju do te vazhdoni me urdheresen tuaj, ne si staf i Universitetit te Vlores do te bojkotojme plotesisht mesimedhenien dhe une personalisht menjehere do te jap doreheqjen nga cdo detyre qe kam ne kete institucion.

Me respekt,

Dorjan Tozaj LLB, LLM.




From: Zamira Bashllari <bashllari@govlora.com>
Date: 2009/9/22
Subject: Levizje REGRESIVE
To: mtafaj@km.gov.al



I nderuar, zoti minister.

Une qe po ju shkruaj jam Zamira Bashllari lektore e matematikes ne UV.
Me nje grup kolegesh, aktualisht ndodhemi ne nje konference nderkombetare ne Poloni.
Po ndjekim me shqetesim zhvillimet e fundit ne Vlore.
Une personalisht isha atje ne momentin e pare kur turmat pa tru(sipas Nolit) mesyne dyert e universitetit.
Kam qene per nje kohe te gjate mesuese ne gjimnaz dhe shume prej ketyre kandidateve " te padeshiruar", i kam pasur nxenes.
Disa syresh, vitin e kaluar shkollor mbeten per vjeshte ne matematike dhe nuk arriten te "fitonin " te drejten per te vazhduar me tej aventuren e tyre donkishoteske ne fushen e dijes dhe shkences.
Ne kurrikulen e gjimnazit jane afersisht rreth 40 lende nga te cilat rreth 15 trajtohen per hir te se vertetes si djathtesi.
Keta lloj nxenesish qe e kan esataren me pak se 6 duhet te kene pasur noten me te vogel se 7 ose 8 edhe ne keto djathtesi.
Shifrat jane alarmante.
Shumica e tyre kane aplikuar ne dege te tilla si Matematike, Informatike, Teknologji informacioni, apo Inxhinieri.
Une nuk e di si e perkufizoni ju progresin, por ky jo, KY ESHTE REGRES.
Dhe ne nuk e duam kete.
Une nuk dua te kem studente te tille ne auditor, studente qe vijne aty "per te shtyre kohen" sipas vete fjaleve te tyre.
E pra ketyre njerezve nuk ua mbyllim ne deren e dijes, ata kane kohe qe e kane mbyllur tashme.
Kam besim se ju si nje njeri me vizion do na ndihmoni ne kauzen tone per rritjen e cilesise dhe eleminimin e mediokritetit akademik.

Me respekt,
Zamira BASHLLARI
Dep. of Mathematics
University of Vlora



From: Mira Shehu <mirashehu@govlora.com>
Date: 2009/9/22
Subject: Perkrahje ndaj inisiatives per cilesi ne UV
To: mtafaj@km.gov.al


I Nderuar Zoti Minister,

Jam nje pedagoge e Universitetit te Vlores dhe njekohesisht anetare e senatit te UV.

Ne Universitetin e Vlores gjate ketyre dy viteve jane bere nje sere reformash qe e kane bere qe ky universitet te marre fryme lirisht. Identifikimi
i deri djeshem se universiteti i Vlores eshte vater e korrupsionit, e mediokriokritetit, e nivelit te ulet akademik etj. po zbehen dita dites deri sa te zhduken plotesisht.

Nuk mund te behen reforma per te fituar autonomine universitare vetem me fjale dhe slogane, por me nje pune konkrete dhe me pergjegjesi konkrete ndaj komunitetit shqiptar dhe atij nderkombetar per brezat e specialisteve qe ne po formojme, te ekonomisteve, matematicieneve, inxhiniereve, etj.qe do te drejtojne fatet e vendit.

Pikerisht ky ka qene ai vendim unanim i dale nga Senati i UV i bazuar ne Ligjin e Arsimit te Larte dhe i derguar ne kohe prane MASH.

I nderuar Zoti Minister, kam bindjen se gjithe keto vite sistemi arsimor po degradon duke leshuar diploma pa vlere ne njerez qe nuk dine as te shkruajne emrin.

Ne Universitetin tone jane bere shume ndryshime te cilat do te ishte mire te shikohen me syrin pozitiv dhe te mos pengohen. Jam e bindur se inisiativa jone do te perkrahet edhe nga komuniteti mbare kombetar brenda dhe jashte vendit si SFIDA PER RRITJEN E CILESISE NE UNIVERSITETET TONA.


Me respekt,

Mira Shehu



 

From: Djana Ilia <dilia@govlora.com>
Date: 2009/9/22
Subject: Mendime te UV per mesataren 6
To: mtafaj@km.gov.al, shaska@govlora.com


I nderuar zoti Minister,ju urojme pune te mbare ne detyren e re!
Jam nje pedagoge nga Universitet i Vlores.
Jam shume e shqetesuar per situaten e krijuar ne lidhje me
rregjistrimin e studenteve me mesatare nen noten gjashte ne
Universitetin tone.

Me lejoni t’ju kujtoj se stafi yne akademik se bashku me Rektorin po
punojne si ne asnje universitet tjeter ne vend per te arritur
standarte te universiteteve perendimore. Synimet tona per hapjen e
kurseve dhe degeve te reja kryesisht te profilit teknologjik, rritja e
cilesise se mesimdhenies dhe te mesimnxenies, etj., kerkojne pa dyshim
student me nje formim te shendosh parauiversitar. Keshtu vendosja e
nje kufiri mesatareje 6 per studentet e rinj, eshte nje minimum
mesatareje i llogjikshem. Per me teper ky vendim i Senatit te UV eshte
marre shume kohe me pare dhe konform ligjit.

Jam shume dakort qe keta studente te vazhdojne studimet e larta por jo
ne deget inxhinjerike te UV, pasi edhe ata vet nuk do ta ndiheshin
mire dhe shume shpejt do te kuptonin se zgjedhja e ketyre degeve dhe e
ketij universiteti nuk ka qene e duhura per ta. Jam e sigurt se ne
vendin tone ka Universitete dhe dege te tjera ku keta studente do ta
ndihenin vehten me mire.

Keshtu une mendoj se konflikti i krijuar se fundmi mes institucionit
qe Ju drejtoni dhe Senatit Akademik te UV ishte teresisht i
evitueshem. Mendoj se Ju keni mundesine dhe kohen e nevojshme per t’a
zgjidhur kete konflikt ne menyren ne te mire te mundshme si per UV
ashtu edhe per studentet.

Me respekt

Djana ILIA


From: Anila Duka <anilad@govlora.com>
Date: 2009/9/22
Subject: Universiteti i Vlores
To: mtafaj@km.gov.al

Pershendetje Zoti Minister!

Duke ju uruar per detyren e re,ju keshilloj qe mos ta filloni detyren me shkelje ligji.
Senati yne e ka marre vendimin bazuar ne ligjet ,qe i ka miratuar shteti shqiptar,dhe asgje s'eshte bere sipas deshirave personale te ndonje individi te caktuar.
Ka ardhur koha qe arsimi ne Shqiperi te ndryshoje!
Ju duhet te jeni te paret, qe ti pranoni dhe ti nxisni keto ndryshime cilesore.
MOS NA PENGONI!

Gjendja  skandaloze e arsimit shqiptar  ka qene nje pengese per antaresimin e Shqiperise ne Europe, perse s'na ndihmoni?

Ne do te vazhdojme me BOJKOT te mesimit,n.q.se ju i nderuar Minister nuk respektoni vendimin e senatit.


Anila Duka
Universiteti i Vlores

From: Neime Pjerro <npjerro@govlora.com>
Date: 2009/9/20
Subject: Pershendetje
To: mtafaj@km.gov.al


Pershendetje Zoti Minister, se pari doja t'ju uroja per detyren e re, te cilen ne si pedagoge te Universitetit te Vlores e kemi vleresuar si nje nga ato vendime me vlere te Kryeministrit tone.
E nisa shkrimin tim ne kete adrese per t'ju drejtuar juve si Minister nje shqetesim timin personal por edhe te pjeses derrmuese te stafit akademik te Universitetit te Vlores, ne lidhje me urdhrin e dhene nga ana juaj per rregjistrimin e atyre studenteve te cilet jane shpallur prej jush si fitues ne kete Univeritet por qe nuk jane pranuar prej nesh, ne baze te nje vendimi te marre nga ana e Senatit te ketij universiteti.
Nuk eshte aspak e drejte qe te hidhen poshte vendimet e marra nga ky universitet per nje perzgjedhje te studenteve te cilet do te frekuentojne ambjentet akademike, me qellim te vetem rritjen e cilesise se ketij universiteti, e cilesise se diplomave qe nxjerr ky universitet, e njohjes dhe akreditimit te tij ne rrang nderkombetar.
Ne nuk e kuptojme kembenguljen tuaj per te regjistruar kete nivel studentesh te cilet ne nuk duam te jene pjese e ketij universiteti te cilin po perpiqemi ta ngreme ne nje nivel me larte nga ana akademike dhe  shkencore.
Ju lutemi te mos na pengoni ne punen tone dhe te mos beheni pjese e lojes politike, per hir te se ciles meren edhe keto vendime absurde.
Ne i kemi ndjekur hap pas hapi te gjitha rregullat e lojes se ministrise persa i perket edhe kuotave te pranimit edhe kushteve shtese per perzgjedhjen e studenteve fitues.
Perderisa ligji na e jep kete te drejte, ju pse na e mohoni?!
Dua t'ju bej me dije se ne rast se ju na detyroni qe ne te rregjistrojme me urdher tuajin keta studente, ne do te jemi te gjithe si staf i ketij universiteti ne protesta, dhe do jemi te detyruar te bojkotojme mesimin qysh diten e pare te fillimit te vitit akademik.
Per ne nuk eshte aspak dinjitoze te perfundojme me keto metoda me qellim arritjen e kerkesave minimale te nje universiteti, ndaj ju lutemi te mos na detyroni t'ju drejtohemi ne kete menyre per te zgjidhur ceshtje per te cilat hapesira ligjore na jep plotesisht te drejte.

Kijeni parasysh se ne jemi te vendosur ne kete pike, dhe do ta bejme publik problemin tone edhe ne rrang nderkombetar.

Shpresojme qe ky problem te merret parasysh nga ju duke qene se eshte ne te mire te te gjitheve qe keto ceshtje te mos kalojne si rendom ne Shqiperi me shkelje kompetencash dhe te drejtash te vazhdueshme.

Me respekt,Neime Pjerro.


From: Ermal Xhelilaj <xhelilaj@govlora.com>
Date: 2009/9/22
Subject: Rreth problemit te rregjistrimit te studenteve nga UV
To: mtafaj@mash.gov.al

 

I nderuar Z. Minister,

Ne rradhe te pare, ju uroj suksese dhe mbaresi ne detyren tuaj si Minister i Arsimit dhe Shkences. Une quhem E. Xhelilaj, pedagog prane Universitetit "Ismail Qemali" te Vlores, dhe njekohesisht anetar i Programit Brain Gain 2009. Ngjarjet e fundit ne lidhje me konfliktin e krijuar per rregjistrimin e studenteve te rinj me noten mesatare nen 6.0 ne Universitetin e Vlores, me obliguan qe t'ju drejtohem me ane te ketij mesazhi, duke shpresuar ne arsyetimin tuaj te drejte ne zgjidhjen e kesaj ceshtje te rendesishme.

Pa dashur qe t'i beje nje analize situates aktuale te sistemit arsimor ne Shqiperi, desha te permendja faktin se sa i domozdoshem dhe thelbesor eshte reformimi dhe permiresimi i ketij sistemi kaq te rendesishem qe vazhdon te jete ne nje gjendje ineficente edhe pas 20 viteve demokraci. Kjo situate po perkeqesohet akoma me teper kur politika nderhyn per objektiva elektoral dhe shkaterron edhe ate pak autonomi qe ligjet ne fuqi i kane lejuar Universiteteve Shqiptare. Pra, mosrespektimi total i kompetencave institucionale nga ana e spektrit politik Shqiptar po e demton rende nivelin akademik dhe sistemin universitar ne vend.

Une personalisht isha mjaft pozitiv dhe optimist qe zgjedhjet e Qershorit 2009 i mundesuan perseri spektrit te djathte politik te vazhdoje punen e tij, qe ne shume aspekte ishte e suksesshme gjate mandatit te kaluar. Kjo ndoshta ishte edhe arsyeja kryesore qe une u ktheva ne Shqiperi per te dhene kontributin tim modest ne fushen e mesimedhenies. Gjithesesi, eshte e pa precedent qe ne nje vend demokratik shteti dhe politika te nderhyjne dhe t'i vendosin kushte institucioneve akademike dhe shkencore mbi kriteret e pranimit te studenteve te rinj, pervec rasteve kur institucioni ne fjale kryen diskriminim racial, fetar ose gjinor. Prandaj, ne kete kontekst, nuk mund te mos shpreh keqardhjen dhe deshperimin tim te thelle per kete situate artificialisht te krijuar.

Eshte hera e pare qe nje Universitet Shqiptar ka vendosur kritere mbi nivelin akademik te pranimit te studenteve, dhe per kete inisiativ reformuese duhet pergezuar. Universiteti i Vlores kete e ka bere jo per perfitime personale, por me te drejten morale dhe fisnike, ashtu si te gjitha Universitetet Europiane dhe Amerikane, per te permiresuar nivelin akademik dhe shkencor ne Shqiperi, dhe mbi te gjitha te inkurajoje rritjen e nivelit arsimor ne sistemin parauniversitar, nje sistem qe reflekton nje vakum akademik prej shume kohesh. Eshte ky sistem arsimor qe do t'i mundesoj vendit tone zhvillim, progres dhe prosperitet ne te ardhmen.

Era e mbare e ndryshimit ne sistemin Universitar Shqiptar ka filluar. Kjo shihet qarte ne Universitetin e Vlores, duke u reflektuar ne  nje sistem elektronik modern dhe faqe interneti efikase, ne rritjen e nivelit te mesimedhenies dhe kualifikimeve te pedagogeve, ne krijimin e programeve akademike te standarteve nderkombetare, ne zhvillimin e kerkimit akademik dhe konferencave shkencore nderkombetare, ne mjetet mesimore moderne dhe adekuate qe klasat dhe zyrat e Universitetit jane pajisur, dhe deri te permiresimi i nivelit mesimor dhe akademik duke lejuar dhe krijuar kushte optimale per mesim per studentet me note mesatare 6.0 e lart.

Z. Minister, mos e pengoni kete ere te mbare te Universitetit te Vlores qe te fryje anembane dhe te shtyj perpara me guxim anijen e prosperitetit dhe progresit. Lereni qe kjo ere te sjell ndryshmin e madh qe cdo Shqiptar arsimdashes e ka pritur me padurim per kaq kohe. Eshte koha qe politika te mendoj jo vetem per votat edhe premtimet politike, por te mendoj per te ardhmen e ketij vendi qe kurresesi nuk varet nga pranimi i 200-300 nxenesve qe do hiqen zvarre apo do te fusin miq e shok neper shkollat e larta per te marre nje note kaluese 5, por per t'i dhene frymemarrjen e duhur studenteve me nivel akademik te pranueshem dhe universiteteve qe te kryejne detyren e tyre fisnike ne menyre se me optimale.

I nderuar Z. Minister, lutem dhe shpresoj qe kerkesa jone te merret parasysh. Vendimi yne per t'u bere promotore te zhvillimit dhe progresit akademik ne vend eshte i drejte dhe i pakthyeshem, dhe kete ne si Universitetet do t'a shfaqim ne menyra demokratike. Ju faleminderit.

Virtus, Scentia, Veritas

Me respekt
Ermal Xhelilaj, BSc, MSc


From: Dorian Tozaj <dtozaj@govlora.com>
Date: Tue, Sep 22, 2009 at 1:48 AM
Subject: University of Vlora
To: cab-rehn-web-feedback@ec.europa.eu

First of all allow my sincere congratulations for the hard efforts you and your staff have invested in progressively bringing the South Eastern Countries ever closer to their integration in the European Union.

Working at the University of Vlora since October 2008 and continuing to do so at this present day, I have seen a systematic practice of unjustly and unlawful influence imposed upon this institution by the polititians of the highest rank in Albania. This is a practice applied on all universities but we are suffering it the most since we are taking the lead on the issue.The esence of this beurocracy is simply the killing of the competition between universities and destroyance of incentives for the hard working students to chose the best for their future. Put simply a very regressive philosophy of education much worse than the Legal and Administrtive system which you may be better informed is being applied with regard to higher education in Albania. The desire of Albanian Government for having full control of education system, especially highher education, restraining it from serving its purpose, is only matched by their absence of  forward looking ideas and progressive thinking.

Making the issue somehow more concrete I would like to sumarise the current problem we are now facing.

We at University of Vlora with assistence of a group of western educated staff, men and women who have returned back in their country to give their contribution in education, a group to which I belong. Have created a system  within our University wich is very much identical to  Universities in the United States. Aiming to raise the quality of students and due to the very limited resources which are allocated to our university we have taken the initiative of introducing a minimum criteria for the new students who wish to enter in University of Vlora.   This procedure is in full compliance with thhe Albanian Education Act 2007. Art 3 Paragraph 2 (c) of this act states "The independence of higher education institutionns is expresed in its right to impose criteria in the accptance of ne students in its programmes".  Art 33 paragraph 5  of Albanian Education Act 2007 states "Th institutions of higher education have the right to impose its own special criteria for the chosing of the applicants to enter in its programs".
Simply the University is atempting to invest its energies on the students who have the greatesst chances of succedening. And this has been done by not accepting students who have only managed to get a bare pass in their high school. Just what would be considered the very essential choice for every European  University.
The need for entry refusal of these students is nescessitated further by the peculiarity of the univesity subject choosing scheme in the Albanian education system. Wich through the use of a very illogical procedure places all these students in subjects such as engineering and science the expertise of which is most needed in our country. The result being a large shortage of these profesionals in Albania.

However, this has caused the Albanian Minister of Education, who without any legal basis whatsoever other than his ministerial egoism, to order the Collegial Senate of the University to allow this students te be registered. Taking no consideration of the Univerity demands or the quality of the Education. Every faculty Professor and Lecturer in our university is oposed to such orders and are ready to boycot the teaching if the Minister of Education does not take account of our demand. It is certainly not our intention to not start the lectures and seminars and therefore we would plead your insttutional influence on the Albanian Government to bring the matter to an end.

Since we consider you to be the best politically equiped organisation who can assist the universities in their strugle to break free from the the backward thinking politics and bring Albanian generations ever closser to European thinking.
We are hopeful on the lending of your generous assistance on this matter, and assure you that it is the greatest contribution that can be made to the Albanian integration in the European Union.

Thank you

Yours Sincerely,

Dorjan Tozaj


From: Prof. As. Kristofor Lapa <klapa@govlora.com>
Date: 2009/9/21
Subject: Jo regjistrim nen noten 6.0 ne UV !
To: mtafaj@km.gov.al


I nderuar Zoti Minister,
Duke ju uruar per detyren tuaj fisnike te saponisur ne drejtimin e arsimit shqiptar, ne kete komunikimin te pare me ju,

nisur nga ngjarjet e fundit ne Universitetin e Vlores per mosregjistrimin e kandidateve per studente me mesatare nen noten 6.0 me detyrojne te shpreh mbeshtetjen time me mendimin kunder ketij regjistrimi.
Ne historine e tij arsimi i larte gjithmone ka rekrutuar nxenes cilesore te shkollave te mesme. Ne periudha te ndryshme ka ndryshuar vetem menyra e pranimit, por asnjehere nuk eshte kaluar ne masivizimin e tij pa asnje kriter. Matura shteterore e permiresoi shume punen ne kete drejtim, por ka ende shume per te permiresuar. Ka ardhur koha tanime qe institucionet e arsimit te larte te diplomojne specialiste te zote qe te perballen me sfidat e ekonomise se tregut. Keshtu te gjithe e mbeshtesin kete inisiative te UV per te vene kriter mbi noten 6.0 per shume arsye:
  • te ndergjegjesohet komunitetei se ne shkolle vihet per te mesuar dhe jo thjesht per te marre nje diplome,
  • te rritet pergjegjesia e gjithe arsimit parauniversitar ne rritjen e cilesise dhe ne pergatitjen me te plote te nxenesve qe pregatiten per vazhdimin e studimeve te metejshme,
  • te lehtesohet i gjthe stafi pedagogjik universitar nga perballja e atyre qe ne shkolle vetem per te mesuar nuk vine,
  • dhe jane te pafundme arsyet qe mund te permendja qe e mbeshtesin nje vendim te tille te Senatit te UV-se.
Shpreh bindjen se te gjithe universitet publike e mbeshtesin nje vendim te tille. Ne do t'iu themi stop vershimit te kandidateve qe nuk plotesojne kriterin akademik me mesatare mbi noten 6.0 ! Faleminderit per mirekuptimin,

Dr. Kristofor Lapa

Chair of Mechanical and Naval Department_DIMN
Faculty of Technical Science_FSHT
University "Ismail Qemali" of Vlora_UV

From: Miftar Ramosaco <ramosaco@govlora.com>
Date: 2009/9/21
Subject: Zoti Minister i Arsimit tè lartè Tafaj
To: mtafaj@km.gov.al

I nderuar Zoti Minister i Arsimit.

Ju urojme pèr detyren e re te ngarkuar, pèr te cilen kemi besim se ju do ta pèrmbushni me sukses. Ardhja juaj ne kete post na shtoi me tepèr besimin, se njerèzit  me vizione dhe guxim siç jeni edhe ju , protore te ndryshimeve te medha , e gjejne vendin e tyre dhe behen ndikues edhe ne politike.

Jam  M. Ramosacoj pedagog  pranè Departamentit  te Matematikes prane Universitetit te Vlores. Prej kohesh kemi diskutuar dhe jemi pjese e ndryshimeve pozitive pèr arsimin e larte ne pèrgjithesi dhe universiteti te Vlores ne veçanti. Diskutimi i cilesise dhe i kualiteteve èshte pjese edhe e filozofise tuaj te zhvillimit , te respektimit te kopetencave te institucioneve dhe te ndryshimit te situates ne shkollat e larta.

Zoti Minister! Ju tani keni nje shembull ne Shqipèri pèr ta pèrgjithesuar dhe pèr ta pèrkrahur , sepse ai ben pjese ne filozofine e punes tuaj, dhe jo te politikes . Politika duhet te jete nje mjet ne duart tuaja pèr te sjelle zhvillim dhe ndryshim pozitiv ne shkollat e larta, ju lutemi dhe ne emer te te gjithe atYre qe mendojne si ju dhe si ne ta vini aftesite dhe vizjonin tuaj intelektual ne drejtim te pèrmiresimit te Universiteteve.

Shume kush nuk u beson ato qe ndodhin ne Universiteti e Vlores sepse to jane te pa besueshme edhe pèr shume nga ne vete , sepse ndryshimi eshte aq i madh sa ate do ta kuptonin te gjithe ata qe dine se çfare eshte nje shkolle ne perendim, dhe jo ata qe akoma nuk kane kohe te pakten te shohin faqet e Universitetit te Vlores dhe ta krahasojne pak edhe me universitet e tjera te pakten shqiptare , ju lutem a mund te thoni se kush afron me te nga puna? Kjo eshte e vertete asnje , sepse eshte bere dhe po behet vertete shume. Ju e keni shembullin e ndryshimit , por ju po e pèrdorni politikisht ate . Na thoni ju lutem cili eshte mekati qe ka berè ky universitet kete here:

1. Qe ka marre nje vendim te Senati ku ka çuar nje kriter shtese pèr te rritur cilesine ?
2. Qè ky kriter eshte diskutuar qysh nje vit me pare ne rrethet akademike dhe studentore dhe eshte quajtur nje inisjative pozitive dhe eshte pèrkrahur nga te gjithe?
3. Qe duam te ndryshojme sado pak shoqerine tone ne drejtim  pozitiv te zhvillimit te vlerave ?
4. Apo jemi akoma ne stadin e asaj te pèrkrahim pèr hir te politikes ata qe ne vend te degjojne arsyen , dhe senatin , ti leme e te thyejenè dyert e atyre qe duan te lexojne dhe te studjojne ?


Zoti Minister! Ata qe duan ta ruajne kete Universitet nga njerèzit qe  kanè shume lidhje me shkollen dhe Universitetin jane shume me tepèr se ata qe nuk e duan ate , por ne nuk duam ta demostrojme ate , duam me mjete te tjera tju themi se ketu ka nje shoqeri te tere qe kerkon ndryshimin e shkolles se larte , dhe ju pèr kete keni ardhe aty pèr te pèrgjithsuar zhvillimin dhe jo pèr ta penguar ate .

Ju tani keni nje shembull te ndryshimit dhe te zhvillimit,  Universitetin e Vlores, pèrgjithsojeni kete shembull sepse keshtu i beni nje nder te madh te gjithe atyre qe e duan shkollen dhe Universtetin.

Ne nuk do te terhiqemi nga vendimi yne pèr tu bere promotore te zhvillimit , dhe kete rast nese ju e kerkoni do ta demostrojme , ne nuk jemi pak ne jemi shumè me tepèr se ata studente me mesatare deri ne 6 qe nuk jane rregjistruar.

Ne nuk i duam ata ne gjirin e ketij universiteti sepse ata ne gjithe ciklin parauniversitar nuk kane demostruar devollshmeri pèr dhe dashuri pèr arsimin dhe ne ketyre duhet tu themi ndal.

NDAL RREGJISTRIMEVE TE PAJUSTIFIKUARA PER SHKAK TE POLITIKES

Ky èshte nje peticion ne emer te nje grupi pedagogesh prej 13 vetesh nga departamenti i Matematikes , Informatikes dhe Fizikes  qe marrin pjese ne nje konferencè nderkombetare ne Poloni.

Edhe nje here shprehim indinjaten tone ndaj vendimit tuaj politik. Lereni ju lutemi Universitetin e Vlores te punoje .
Perkrahni edhe ju logon tone :      VIRTUS, SCIENTIA, VERITAS


From: Evisa Kosova <kosova@govlora.com>
Date: 2009/9/22
Subject: Ne mbeshtetje te vendimit te Senatit ne Universitetin e Vlores
To: mtafaj@km.gov.al


Pershendetje Z.Minister,

Urime  per detyren e re!
Do te doja te  shpreh shqetesimin tim ne lidhje me situaten e krijuar me studentet te cilet jane shpallur fitues nga Ministria e Arsimit por qe nuk mund te rregjistrohen ne Universitetin "Ismail Qemali" per shkak te mesatares se tyre me te vogel se 6 .Si pjese e stafit akademik te Universitetit "Ismail Qemali " e kuptoj qellimin e mire te qeverise per t'ju dhene mundesine te gjithe studenteve te rregjistrohen ne universitete, por gjithashtu ju duhet te kuptoni se kjo kategori studentesh pengon procesin e mesimdhenies dhe mesimnxenies.
Dua tju bej me dije se ne rast se ju na detyroni qe ne te rregjistrojme me urdher tuajin keta studente ne do te jemi  te gjithe si staf i ketij universiteti ne protesta dhe do te bojkotojme mesimin qysh diten e pare te fillimit te ketij viti akademik. 
Me respekt,
Ervisa Kosova

From: Valmira Hoxha <vhoxha@govlora.com>
Date: 2009/9/22
Subject: Mbeshtjetje vendimit te senatit te Universitetit te Vlores!
To: mtafaj@km.gov.al

Pershendetje Zoti Minister!

Ju drejtohem juve si Minister per nje shqetesim timin personal ne lidhje me urdhrin e dhene nga ana juaj per rregjistrimin e atyre studenteve te cilet jane shpallur prej jush si fitues ne Universitetin  "Ismail Qemali " te Vlores, por qe nuk jane pranuar prej nesh, ne baze te nje vendimi te marre nga ana e Senatit te ketij universiteti.
Qellimi i vetem i ketij vendimi ishte ishte rritja e cilesise se ketij universiteti  dhe nuk  eshte aspak e drejte qe ky vendim te rrezohet prej jush.
E kuptojme dhe e mbeshtesim qellimin tuj per tju dhenen mundesine te gjithe studenteve te vazhdojne arsimin e larte,por nuk e kuptojme kembenguljen tuaj per te regjistruar kete nivel studentesh te cilet kane mesataren nen gjashte,aq me teper kur asnje nga nenet e ligjit te arsimit te larte nuk cenohet.
Dua t'ju bej me dije se ne rast se ju na detyroni qe ne te rregjistrojme me urdher tuajin keta studente, ne do te jemi te gjithe si staf i ketij universiteti ne protesta dhe do te bojkotojme mesimin qysh diten e pare te fillimit te ketij viti akademik.
Ne jemi te vendosur ne kete pike, dhe do ta bejme publik problemin tone edhe ne rrang nderkombetar.
 


Me respekt,
    Valmira Hoxhaj


From: Lubjana Beshaj <lbeshaj@govlora.com>
Date: 2009/9/22
Subject: Ne mbeshtetje te vendimit te Senatit te Universitetit "Ismail Qemali"
To: mtafaj@km.gov.al



Pershendetje Zoti Minister.

Fillimisht dua tju uroj per detyren e re dhe se dyti te shpreh shqetesimin tim ne lidhje me situaten e krijuar me studentet te cilet jane shpallur fitues nga Ministria e Arsimit por qe nuk mund te rregjistrohen ne Universitetin "Ismail Qemali" per shkak te mesatares se tyre me te vogel se gjashte .Si pjese e stafit akademik te Universitetit "Ismail Qemali " dhe si nje arsimdashese e kuptoj qellimin e mire te qeverise per tju dhene mundesine te gjithe studenteve te rregjistrohen ne Universitete, por gjithashtu ju duhet te kuptoni se kjo kategori studentesh pengon procesin e mesim-dhenies dhe mesim-nxenies.
Dua tju bej me dije se ne rast se ju na detyroni qe ne te rregjistrojme me urdher tuajin keta studente ne do te jemi  te gjithe si staf i ketij universiteti ne protesta dhe do te bojkotojme mesimin qysh diten e pare te fillimit te ketij viti akademik. 
Ne jemi te vendosur ne kete pike dhe do te bejme publik problemin tone dhe ne rrang kombetar.
Me respekt,
Lubjana Beshaj.


From: Ervisa Alizoti <ealizoti@govlora.com>
Date: Tue, 22 Sep 2009 12:27:33 +0200
Subject: Pershendetje !
To: mtafaj@km.gov.al

Pershendetje Zoti Minister!

Se pari deshiroj tu uroj per detyren e re: Suksese dhe pune te mbare!
Se dyti, ju lutem te merrni ne konsiderat shqetesimin tim si petagoge ne
lidhje me pranimin ne auditoret tona te studenteve me mesatare nen 6. Ky
kriteri i mospranimit eshte vendosur me qellimin e vetem te rritjes se
cilesise se studenteve me te cilet ne, dhe une personalisht, do te kemi
fatin te punojme. Ju lutem te respektoni vendimin e marr nga senati per
mospranimin e ketij kontigjenti studentesh dhe te na ndihmoni ne arritjen e
standarteve qe ne kerkojme.

Me respekt
Evisa Alizoti


From: Suard Alizoti <alizoti@govlora.com>
Date: 2009/9/22
Subject: Pershendetje!
To: mtafaj@km.gov.al


I nderuar Zoti Minister!

Une qe po Ju shkruaj quhem Suard ALIZOTI dhe jam pedagog prane
Departamentit te Shkencave Nautike ne Universitetin "Ismail Qemali" te
Vlores.
Se pari deshiroj t'Ju shpreh urimet e mia me te perzemerta per detyren
e re qe Ju eshte ngarkuar.
Se dyti deshiroj t'Ju bej me dije se personalisht, si gjithe stafi
akademik i univeristetit, keto dite po ndjek me jo pak shqetesim
zhvillimet ne lidhje me ceshtjen e regjistrimit te studenteve me
mesatare nen noten 6. Pervec faktit qe vendimi i marre nga Senati i
universitetit ngrihet mbi baza te shendosha ligjore dhe ne perputhje
me afatet e percaktuara me ligj, ky vendim per mua personalisht eshte
mese i drejte pasi perben nje detyrim moral dhe qytetar kundrejt
shoqerise. Ai ka ne themel synimin dhe vullnetin e mire per te rritur
cilesine e kualifikimit te atyre qe neser do te jene forca shtytese e
shoqerise e pse jo edhe drejtues te ketij vendi.
Ju lutem te respektoni vendimin e Senatit, per te mos pranuar kete
kategori kandidatesh, si e vetmja gje e drejte qe mund te behet per
kete ceshtje.
Per arsyet qe permenda me siper, shpresoj shume ne nje gjykim dhe
qendrim te drejte nga ana Juaj kundrejt shqetesimit tim personal dhe
te gjithe stafit akademik te universitetit.

Me respekt
Suard ALIZOTI


Oltiana Muharremi

Pershendetje Z. Minister.
Ju pergezoj per postin duke deshiruar qe vendimet qe do merren ne keto
4 vjet nga institucioni qe ju drejtoni te jene ne te mire te arsimit.
Une jam nje perkrahese dhe aktiviste e partise demokratike prej shume
vitesh, kjo per tju treguar se kerkesa ime eshte pertej ngjyrimeve
politike.
Kam studiuar ne Itali dhe tani jam e punesuar si pedagoge ne
Universitetin e Vlores. Mendoj se  ne kete Universitet po  behet nje
pune e mire per ngritjen e cilesise ne mesimdhenie si dhe nje varg
reformash te tjera ne te gjitha aspektet. Momentalisht un bej pjese ne
nje grup pedagogesh qe ndodhemi vizite ne disa universitete
prestigjoze amerikane ku patem takime te suksesshme dhe po lidhim disa
marreveshje bashkepunimi per programe te perbashketa studimi dhe
shkembim eksperiencash si per pedagoget dhe studentet. Gjetem nje
fryme te mire bashkepunimi dhe nje interes te madh persa i perket
studenteve tane. Ky eshte qellimi dhe misioni yne. Te ofrojme njerez
qe te jene sa me te zotet dhe kompetitive ne merkaton nderkombetare,
te sigurojme programe masteri dhe doktorature me universitetet me
prestigjoze. Pyetja lind spontane
A mund ti realizojme te gjitha keto ne rast se ne pranojme studente
me nivel kaq te ulet, studente qe mezi kane mbaruar shkollen e mesme.
Dhe keta jane te gjithe ata studente me mesataren nen 6.   Ne rast se
ne kerkojme te integrohemi ne Europe, te ofrojme me te miren per
studentet tane ne cilesi ne nuk mund te jemi dakort te rregjistrojme
studente qe nuk do te jene te tille as pa mbaruar semestri pasi  nuk
kane formimin e nevojshem per te qene te tille. Vendimi i marre  nga
senati i Universitetit ka ardhur si rezultat dhe eksperience e punes
disa vjecare me keta studente. Nuk mund te pretendojme te ofrojme nje
elite studentesh ne te tilla kushte kur nuk kemi pavaresi akademike
dhe ku hapesirat ligjore thyhen me urdhera te padrejte. Kerkojme qe
kerkesa jone te merret parasysh. Keta studente nuk e meritojne te
studiojne ne Universitetin tone, Universiteti i vetem ne Shqiperi qe
po ndermerr dhe po  ben maksimumin per rritjen e cilesise. Ne do
qendrojme deri ne fund duke mbrojtur vendimin tone e ju bejme me dije
se ne rast te kundert do te shkojme deri ne bojkot te mesimit.
Perkrahesit tane me te forte jane studentet e mire qe jane bere pjese
e Universitetit tone duke pranuar se  ne ofrojme me te miren per ta
dhe brezat e ardhshem.

Ju faleminderit
Pune te mbare
Oltiana Muharremi


Artan Xhaferri

I nderuar Z. Minister,

Urime per detyren e re!

Me ne fund mendoj se me vizionin dhe misionin tuaj do te zgjidhen te gjitha problemet e Arsimit te Larte dhe gjithe arsimit ne teresi.

Si pjese e stafit akademik te Universitetit te Vlores, shpreh shqetesimin tim ne lidhje me gjendjen e krijuar per mosregjistrimin e studenteve me mesatare nen 6, dhe perkrah vendimin e Senatit te ketij  Universiteti, i cili eshte i bazuar ne ligjin e Arsimin te Larte.

Shpresoj dhe besoj se ky problem do te marre nje zgjidhje pozitive duke mos cenuar autonomine e Universitetit tone.

Me respekt, Artan Xhaferaj


From: Arbana Zhapaj
Date: 2009/9/22
Subject: Pershendetje
To: mtafaj@mash.gov.al

Shume i Nderuar Zoti Minister! Pershendetje Une jam Arbana Zhapaj (Ikonomi) dhe jam pjese akademike e Universitetit "Ismail Qemali" Vlore. Personalisht por edhe si pjese e stafit te Universitetit mendoj se; vendimi i Senatit per mospranimin e studenteve te rinj me mesatare nen 6, eshte i drejte. Mendoj dhe besoj keshtu sepse eksperienca e punes ne kete Universitet me ka treguar se nuk mund te kete arritje akademike dhe shkencore, sidomos ne deget e shkencave ekzakte ku keta studente pretendojne te regjistrohen, te cilet me kete lloj mesatare nuk mund ta perballojne . Mendoj se duke vepruar keshtu do te kemi nje universitet me cilesor por edhe nje te ardhme per arsimin Shqiptar.

Duke shpresuar ne mirekuptimin Tuaj per inisiativen e Senatit, gjej rastin tiu shpreh respektet dhe stimen time per Personin Tuaj!


From: Eustrat Zhupa <ezhupa@govlora.com>

Date: 2009/9/21
Subject: "E megjithate ajo rrotullohet!"
To: mtafaj@km.gov.al, mtafaj@mash.gov.al

I nderuar profesor!

Ky nuk eshte nje email per te shtuar radhet e gjata te email-eve qe keni marre dhe do merrni nga dashamiresit dhe nga stafi i UV. Nuk ju njoh mire, por kam krijuar pershtypje pozitive per ju. Historia ka treguar se ndryshimet e medha dhe te mira kane ardhur me sakrifica. Une me koleget e mi nuk pretendojme te jemi heronj, por e verteta nuk mund dhe nuk duhet te fshihet. Neqoftese ne Ministrine e Arsimit ka nje "dru te shtrember" atehere nuk do ishte ndonje tragjedi sikur, ne vend qe te neperkembet nje Universitet i tere, te dalin pergjegjesite e atij qe e gatoi kete çorbe. Dua qe te me kuptoni, une nuk ju akuzoj se keni neperkembur Universitetin e Vlores, por opinioni publik ka krijuar nje pershtypje te gabuar per gjithe kete histori. Vendosmerine tone ne tashme e kemi bere te qarte, por, pavaresisht se si do rrjedhin ngjarjet, mendoj se dikujt i takon pergjegjesia te thote shprehjen e hidhur ...
Me respektin e perhershem, ju pershendes,
Eustrat Zhupa


from Arjan Gjikaj <agjikaj@govlora.com>
to info@govlora.com
cc info@km.gov.al
date Tue, Sep 22, 2009 at 9:27 PM
subject Na lejoni te punojme

I nderuar Zoti Kryeminister!

Jam Arjan Gjikaj qytetar i Republikes Federale te Gjermanise me
origjine Shqiptare dhe prej marsit te ketij viti pedagog ne
depertamentin e finances te Universitetit te Vlores.
Si i Kryeminister i rizgjedhur, njohes i mire i gjendjes se
pergjithshme te arsimit ne Shqiperi, por edhe si drejtues i kabinetit
qeveritar, pra edhe i MASH, ju drejtohem Ju i nderuar Zoti Berisha
duke ju bere prezent shqetesimin tim si me poshte:
Situata e nderlikuar e koheve te fundit e akumuluar si rezultat i
perplasjeve te MASH me Universitetin e Vlores me shtyne edhe mua si
pjese e stafit pedagogjik te ketij Universiteti, tju bej te ditur se
rruga e konfrontimit, e bllokimit, dhe sulmit te hapur qe kjo ministri
po i rezervon prej kohesh ketij Universiteti eshte ne kundershtim
flagrant me :
-       Kushtetuten e Republikes se Shqiperise
-       Kursin dhe aspiratat e Qeverise Tuaj dhe te Shqiperise drejt BE
-       Me karten e Bolonjes dhe rregullat e nje shkollimi bashkekohor
-       Detyrat dhe porosite e Bashkimit Europian, Parlamentit dhe
Komisionit Europian ne kuadrin e MSA, dhe me gjere (per te cilen une
kam punuar ne Parlamentin Europian gjate vitit 2008)
-       Gjykimet, qendrimet dhe politiken e shkollimit qe Gjermania dhe ne
menyre te vecante Kanzelarja A. Merkel presin nga Institucionet
drejtuese te Qeverise Shqiptare
Si pedagog, por se pari si i diplomuar ne vendin me sistemin me te
persosur te shkollimit ne bote jam sa i habitur aq edhe i shokuar kur
degjoj (per fat te keq te kesaj Ministrie qe ka ne radhet e saj
punonjes te tille) qe Drejtoresha e arsimit te Larte del hapur kunder
vendimit kolegjial te Senatit te Universitetit Ismail “Qemali te
Vlores“,per nje ceshtje qe eshte fund e krye perkatesi i ketij
institucioni, duke shkelur me kembe edhe te drejtat me elementare te
tij te sanksionuara nga qeveria dhe parlamenti Shqiptar ku ju perbeni
shumicen.
Percaktimi i kritereve te pranimit eshte, i nderuar Kryeminister, ne
juridiksion te Universiteteve. Kete e dine edhe drejtuesit e MASH. Por
mua me duhet ti kujtoj punonjesve te ketij institucioni se:
Parlamenti Shqiptar ne ligjet e miratuara ne  datat 21.05.2007 me
Nr.9741 dhe 12.11.2007 me Nr.9832:
- ne nenin 14 “Ligji i Arsimit të Lartë, Paragrafi 1” (pikat e dhe ë),
- në nenin 33 (pika 2) dhe ne menyre te vecante ne piken 5 thuhet
shprehimisht se: “Institucionet e arsimit të lartë kanë të
drejtë të përcaktojnë kritere të veçanta për përzgjedhjen e
kandidatëve, të cilët kanë mbaruar maturën shteterore“.

Por une jam i mendimit Zoti Kryeminister se problemi nuk ke te beje me
pranimin ose jo i disa nxenesve shume te dobet qe mezi kane mbarur
gjimnazin dhe nuk kane c’te kerkojne ne universitete si ai i Vlores,
qe po i afrohen perendimit me hapa shume me te shpejta dhe te sigurta
se te gjitha institucionet Tuaja se bashku perfsire ketu edhe MASH.

Une ju lutem Ju, i nderuar Kryeminister, per hir te se vertetes, jo
per te ndihmuar Universitetin e Vlores, por per ta lene ate dhe stafin
e tij te kualifikuar te punojne te qete per ta cuar te edhe me perpara
kete universitet, beni nje spastrim si ato qe beni Ju. Kete radhe jo
per probleme seksuale por per paaftesi dhe ignorance te ketyre
mediokerve qe kane uzurpuar kete ministri.
Une jam i mendimit se Juve dhe qeverise tuaj per ta cuar perpara
arsimin e larte ne Shqiperi midis te tjerash do t’ju duhet qe shume
nga ata te MASH ti dergoni tek ministri i Seksit, ti bejne shoqeri.

Me respektin me te larte Arjan Gjikaj
Pedagog ne Universitetin e Vlores

Kujtese: Nje kopi te ketij e-Maili une do t’ia dergoj:
Zonjes D. Pack, kryerare e Komisionit te Kutures dhe Arsimit ne
Parlamentin Europian, si dhe Ambasadorit Gjerman ne Tirane Zotit R.
Bosch


From: Luciana Koprencka <lkoprencka@govlora.com>
Date: 2009/9/22
Subject: Rregjistrimet ne Universitetin e Vlores
To: mtafaj@mash.gov.al

I Nderuar Zoti Minister.

Une ,qe po ju shkruaj jam Luciana Koprencka ,pedagoge ne Fakultetin e Ekonomise ,Universiteti i Vlores.
Ditet e fundit jam njohur me vendimin tuaj, per rregjistrimin e studenteve me mesatare nen 6 ne Universitetin e Vlores.
Sinqerisht me vjen shume keq ,qe kjo ndodh ne nje kohe, kur flitet me force per ngritjen e cilesise ne universitete.

Ne Universitetin e Vlores ,jane bere shume hapa cilesore,sot ky universitet funksionon si nje universitet amerikan,duke filluar nga regjistrimet e studenteve,programet mesimore.dhe procesi i mesimdhenies.
Ne pedagoget, por edhe studentet e kane kuptuar, se kemi akoma shume pune per te bere ,qe te arrijme me te  vertete standarte te larta dhe qe diploma jone ti pergjigjet tregut te punes dhe te mos jete nje cope leter pa vlere.

Fakulteti I Ekonomise keto dite ka lidhur nja marreveshje me Universitetin e Memphis,e cila nenkupton levizje te dyaneshme te pedagogeve dhe studenteve ne ciklin e pare,si edhe mundesi per programe te perbashketa ne nivelin e dyte.

A  mundet ne, qe te rrisim cilesine ne mesimdhenie,nese kemi te bejme me studente, te cilet ne shkollen e mesme nuk kane arritur dot nivele minimale sic eshte mesatarja 6.

A mundet te studjojne studentet tane ,qe kane rezultate te larta,duke patur perkrah shoke, te cilet nuk dine te shkruajne (dhe jo ne kuptimin figurativ Zoti.Minister,por une kam pasur studente, te cilet e shkruajne emrin e tyre driTan shKaba)

A eshte normale Zoti Minister, qe ne te diplomojme studente te tille.

Jam shume dakort, qe ata duhet te shkollohen, por ndoshta vendi i tyre eshte diku gjetke ,ne shkolla profesionale dhe jo ne UV.Nese ne vazhdojme te diplomojme te tille studente demi ,qe po i shkaktojme vendit tone  dhe qytetit tone te dashur eshte shume i madh.

Le tu japim mundesine studenteve tane, qe te diplomohen ne nje universitet dinjitoz ,te veme ne nje banke me te miret ,

Zoti Minister.
Kam shume shprese, qe Ju do te jeni perkrah nesh dhe do te mirekuptoni edhe vendosmerine tone per te bojkotuar mesimin,(nese ata studente rregjistrohen) ne emer te se ardhmes se vendit tone dhe te femijeve tane.
Me respekt
Luciana Koprencka


Erida Prifti

 

 

Subject: University of Vlora - The Quest for Quality

For attention of:

Mr. Ján Fiegel’, Commissioner of Education, Training, Culture and Youth, European Union
Mr. Olli Rehn, Enlargement Commissioner, European Union
Mr. John L. Withers II, US Ambassador to Albania
Mrs. Fiona McIlwham, UK Ambassador to Albania

Cc: The Department of Education and Training, European Commission
University of Vlora

Dear Commissioner Fiegel’,

Dear Commissioner Rehn,

Dear Ambassador Withers,

Dear Ambassador McIlwham,

My name is Erida Prifti. I am a US alumna and UK postgraduate scholar holding the position of lecturer at the University of Vlora, which is a state supported, research public university founded in 1994 in war torn, post-Communist Albania but growing to be an internationally recognized institution of higher education in South East Europe. I am writing to seek your help with a problem that has become a stonewall hindrance in view of the development of higher education in Albania.

Starting in January 2008, we at the University of Vlora are applying a modernisation agenda through curricular and governance reforms, causing changes that are shaping themselves into an era of progress and rapid development and planting a pioneer flag in the revolution of the Albanian higher education. Differently from all other higher education public institutions in our country, we finally detached ourselves from the traditional old-system teaching mentality and methodology, managing through many struggles to be the first public university that is uninfluenced by the pressure of corruption and nepotism, and headed towards internationalisation based on western standards.

We started the true implementation of the Bologna Process by applying the three cycle system: bachelor, master and doctorate, and effectuated a fully-fledged credit system compatible with the European Credit Transfer and Accumulation System (ECTS), giving to the student the possibility to accumulate credits towards a degree and facilitating thus student mobility. This year our students are going to have updated curricula, flexible learning paths, and a fully functional automated online academic transcript system, a very productive application that combines online and batch processing to generate student transcripts and facilitate student-faculty and administration-faculty communication via a university email system.

We are aiming to achieve accreditation and recognition of studies by fiercely combatting educational corruption, steadily raising the bar of competence based learning, setting international standards for faculty performance and professional development and by developing quality assurance. In view of working for quality in our undergraduate and graduate diplomas, we made use of Act 2007, Article 3, Paragraph 2 (c) of the Statute for Higher Education in Albania which states that:

 “the independence of higher education institutions is expressed in their right to set criteria in the admission of students in their degree programmes”

as well as Article 33, paragraph 5 of the same, stating that:

“institutions of higher education have the lawful right to set their own specific criteria for the selection of applicants to be enrolled in its programmes”.

In compliance with the above mentioned regulations, we have set a standard for the new admissions: the applicants are to have an average grade above 6.00 (5.00 being the passing grade) from high school in order to be eligible to our first year undergraduate programmes. This was discussed and unanimously approved by the Academic Senate, and in March 2008 a formal letter was sent by the University of Vlora to the Ministry of Education announcing the criteria that was to be applied in the admissions of Fall 2009-2010. The Ministry of Education repeatedly ignored every attempt to take into consideration the decision made by the Academic Senate, violating every possible legal deadline. Given the circumstances, the University of Vlora decided to apply the criteria for the incoming applicants, finding itself confronted with threats and harsh attacks from the Ministry of Education.

We believe that neither the University of Vlora nor the Ministry of Education stand above the Constitution and the Statute for Higher Education of the Republic of Albania. We believe that, among others, one of the crucial factors affecting the quality of the degrees issued by an institution of higher education is the educational level of its entrance students. We have made a unanimous decision to move forward and take the steps needed for quality assurance and academic accreditation, making full use of the few rights and freedoms guaranteed by law to a public institution of higher education in Albania.

Your help in this matter will be an investment to the development of the whole Albanian higher education, with all the benefits that this brings in terms of fulfilling EU standards in the course of European integration.


Best Regards,


Erida Prifti
Lecturer
Translation and Interpretation Studies
Department of Foreign Languages
Faculty of Human Sciences
University of Vlora

Lagja Deshmoret, nr. 1309, Vlore, Albania
email 1: eprifti@govlora.com
email 2: bf57jd@student.sunderland.ac.uk
email 3: erida.prifti@miis.edu
cel.: +355 6921 07959


Ermelinda Tolica to mtafaj, kryeministri,  

 

Pershendetje te gjitheve,

 

Kete mendim timin iau drejtoj institucioneve me te larta te shtetit Shqiptar, Kryeministrit, Ministrit te Arsimit dhe Shkences, komunitetit të studentëve e prindërve dhe gjithë kolegëve të UV.

 

Progresi, zhvillimi, demokracia, janë fjalë që na kanë shoqëruar e do të shfaqen kaherë në jetën e të gjithëve ne.  Asnjë prej tyre nuk është lehtësisht e arritshme. Shpesh ne mendojmë se mjafton të ndjekim një model të sukseshëm dhe paf…. Cdo gjë është e thjeshtë dhe ëndrra do bëhet realitet.

 

Në këto ditë të mbushura me diskutime e debate, një dyzim midis një ekuilibri të rëndësishëm dhe një antikonformizmi që lind natyrshëm, mund të shoqërojë secilin prej nesh.

 

Por progresi, zhvillimi, demokracia nuk mund të vijnë pa luftë. Antikonformizmi ndaj gjithckaje Déjà vu, mungesa e tolerancës ndaj shkeljes së parimeve demokratike, lufta ndaj  gjithckaje e gjithkujt qe pengon një shoqëri dhe insititucionet e saj të ecin përpara, janë të vështira për tu ndërmarrë.

 

Ne sot në UV po përpiqemi me të gjitha forcat të luftojmë me mjetet e mësipërme, në respekt të ligjit, për të krijuar një Universitet modern, një komunitet të respektuar, një shoqëri demokratike.

 

Një shoqëri që I kushton rëndësi shkencës dhe cilësisë, që mbush auditorët me studentë dinjitozë dhe orienton rininë drejt shfrytëzimit maksimal të kapaciteteve të saj përmes ofrimit të alternativave të ndryshme në arsim, do të sjellë patjetër progresin, zhvillimin, demokracinë e vërtetë.

 

Kjo është një bindje që shoqëron cdo ditë të gjithë ata pedagogë të UV që punën në universitet e ushtrojnë si një mision fisnik për zhvillimin e shoqërisë.

 

Arritjet tona në shumë pak kohë kanë qenë mbresëlënëse. Por, shume mbetet per te bere. Jemi ende përgjatë një rruge të përbashkët dhe për këtë nevojitet më shumë se kurrë bashkëpunim dhe bashkërendim I mendjeve dhe zemrave që kanë të njëjtat qëllime të larta, të cilat askush prej nesh nuk duhet t’I harrojë kurrë.

 

Në gjykimin tim të thjeshtë, mungesa e mbështetjes për luftën ndaj mediokritetit, mungesa e veprimeve për institucione të konsoliduara e demokratike, do të cojë në humbje të besimit, në shkatërrim jo thjesht të Universitetit të Vlorës, por të parimeve demokratike dhe ndoshta edhe të shoqërisë. Ne nuk duhet kurrsesi ta lejojmë këtë.

 

Me respekt

 

Ermelinda Kordha


from E.Pulaj <epulaj@govlora.com>
to mtafaj@mash.gov.al
cc info@govlora.com
date Tue, Sep 22, 2009 at 11:35 PM
subject pershendetje!

 

I nderuar Zoti Minister!

Se pari me lejoni t`ju uroj per detyren tuaj te re.  Te gjithe jemi
optimiste me ardhjen tuaj si Minister i Arsimit dhe Shkences
dhe ideator per shume reforma te vlefshme ne sistemin arsimor.

Duke pare ngjarjet e fundit ne lidhje me konfliktin e krijuar per
mospranimin e regjistrimit te studenteve te rinj me mesatare nen 6
ne Universitetin e Vlores dhe komentet qe jane bere mbi kete vendim,
ju drejtohem me ane te ketij e mail-i, duke shpresuar ne
arsyetimin tuaj te drejte ne zgjidhjen e kesaj ceshtje te rendesishme.
Ne keto vite kam patur fatin qe universitetin e Vlores ta shikoj ne
pozicionin e studentes dhe te pedagoges. Jo vetem une,e cila
kam kenaqesine te punoj ne kete universitet i cili keto 2 vitet e
fundit ka bere hapa galopant progresi por edhe koleget e mi jemi
te bindur se ky institucion ne saje te ndryshimeve qe po behen
krenohet per studentet e mire qe nxjerr ne tregun e punes.

  Universiteti i Vlores  po perjeton nje ndryshim te madh cilesor ne
procesin akademik, i cili ka nevoje per studente cilesore te
cilet do te jene te afte te mbeshtesin te gjithe kete proces. Keshtu,
e quaj te drejte vendimin e senatit  te UV,bazuar ne ligjin e
Arsimit te Larte dhe jam e bindur se realizimi i tij do te jete sukses
per studentet qe diplomohen duke patur nje konkurrence qe
con ne arritje dhe rezultate te larta por edhe satisfaksion per ne qe
punojme me keta studente.

Faktin qe Universiteti i Vlores gjate ketij procesi ristrukturimi
shpesh ka qene teme debatesh dhe komentesh, ne si staf akademik,
por jo vetem ne, e kemi pare jo si problematike qe kerkon nderhyrje
nga jashte per t’u zgjidhur, por si nje natyrshmeri te Zhvillimit,
qe jo vetem pengohet nga oponenca qe i behet por dhe perfiton nga ajo
per t’u persosur.

Shpresoj ne mirekuptimin tuaj!

Me respekt E. Pulaj


Petrit Taraj

I nderuar Zoti minister.
E kemi pritur emerimin Tuaj ne postin e Ministrit te Arsimit dhe Shkences me shpresen e madhe se me ne fund nje profesor i nderuar do te dije te hedh veshtrimin larg, duke celur nje epoke te re per arsimin shqiptar. Sot ju keni shansin e madh per te dale jashte politikes, sot ju jepet mundesia per te qene vetvetja, sot ju jepet mundesia per te demonstruar vullnet dhe kurajo intelektuale.
Personalisht une e kam marre vendimin tim, si pjese e stafit akademik te Universitetit te Vlores " Ismail Qemali" : do te bojkotoj mesimin, nese vendimi i Senatit te UV nuk do te merret ne konsiderate nga Ju.
Ju takon Juve te merrni vendimin e duhur, per te miren e UV dhe per te lartesuar emrin tuaj.


me respekt
Petrit Taraj
Pedagog ne Universitetin e Vlores " Ismail Qemali"


From: Meri Gjoleka <mgjoleka@govlora.com>
Date: 2009/9/22
Subject: -
To: kryeministri@km.gov.al, mtafaj@km.gov.al, mtafaj@mash.gov.al


I nderuar Z. Kryeminister!
I nderuar Z.Minister!


Ne kuadrin e reformave te domosdoshme per ecjen perpara te Shqiperise dhe futjen e saj ne Europe, nje nga me te rendesishmet qe duhet ndermarre se eshte ajo e reformimit te plote te sistemit tone arsimor, sidomos atij te larte. Ne kete kontekst edhe Universiteti i Vlores, ka tashme me shume se nje vit e gjysme qe po punon fort ne kete drejtim, nepermjet ndryshimesh rrenjesore dhe te domosdoshme te menaxhimit te te gjitha burimeve te tij njerezore. Dhe natyrisht rezultatet pozitive jane te dukshme dhe te prekshme nga te gjithe. Ne jemi koshiente qe rruga qe kemi nisur nuk edhte e lehte, por jemi po aq te bindur se ajo eshte rruga e vetme per t'a shpetuar shoqerine shqiptare nga ngerci qe ka vite qe e ka zene dhe po e asfikson te teren. Shoqeria shqiptare ka nevoje te prezantohet ne arenen nderkombetare me vlerat e saj te padiskutueshme qe nuk i mungojne, por qe ende nuk po gjejne mbeshtetetjen e duhur nga te gjitha instancat vendimmarrese dhe intelektuale te Shqiperise. Ne jemi te vendosur, qe te perballemi me sfiden qe vete koha na i imponon, duke u perballur edhe me veshtiresite e shumta qe mund te shfaqen per ecjen perpara te Universitetit te Vlores dhe te te gjithe botes akademike ne pergjithesi. Vendimi juaj per mosrespektimin e vendimit te senatit te UV ne lidhje me kriteret e pranimeve te sivjetshme te studenteve me mesatare mbi 6.00, qe daton gati nje vit me pare dhe qe eshte plotesisht konform Ligjit te Arsimit te Larte dhe udhezimeve qe rrjedhin prej tij, ndoshta duhet ripare. Eshte e kuptueshme qe ne kushtet e nje presioni te forte te opinionit publik edhe per ju ky vendim nuk eshte i lehte, por megjithate ai eshte jetik dhe i domosdoshem. Duke besuar edhe ne kontributin tuaj si intelektualet me te shquar te Shqiperise, te gatshem per tu perballur me sfidat e integrimit europian, jam e bindur se do te dini edhe ju te gjeni zgjidhjen e drejte te ketij problemi nepermejet dialogut dhe respektit reciprok me instancat me te larta drejtuese te Universitetit te Vlores.


Me respekt,
Meri Gjoleka
Pedagoge e UV


From: Armela Panajoti <armelap@govlora.com>
Date: 2009/9/22
Subject: Mbeshtetje UV-se
To: kryeministri@km.gov.al


I nderuar Z. Kryeministër,

 

Quhem Armela Panajoti dhe  jam një pedagoge në  Departamentin e Gjuhëve të Huaja pranë Universitetit ‘Ismail Qemali’ të Vlorës.

Në radhë të parë dëshiroj t’ju shpreh urimet e mia më të sinqerta për këtë angazhim të dytë në krye të qeverisë së këtij vendi.

Së dyti, po ju shkruaj për të shprehur shqetësimin tim qytetar dhe intelektual në lidhje me një problem që ka dalë midis institucionit ku ne punojmë dhe Ministrisë së Arsimit. Nuk e quaj të drejtë që ministria të hedhë poshtë një kriter pranimi në universitet të miratuar unanimisht nga Senati i këtij universiteti. Nota minimale mesatare 6, e vendosur si kriter pranimi nga ky universitet që në maj 2008 nuk cenon aspak dëshirat dhe aspiratat e të rinjve për arsimim.  Përkundrazi është një kriter mjaft i pranueshëm dhe i arsyeshëm. Stafi i këtij universiteti ka hyrë në një fazë të vrullshme dhe ambicioze për kualifikim dhe për këtë arsye synon dhe ngulmon tek cilësia. Në këtë kuadër ne nuk mund të pranojmë më studentë që nuk përputhin minimalisht standardet që ne propozojmë dhe kërkojmë të arrijmë. Nuk mund të punojmë më me studente që mbeten disa herë radhazi në një provim, që kohën e tyre nuk e kalojnë në auditorë, por gjetkë dhe që për më tepër s’përbejnë veçse një klientelë për njerëz të paskrupuj të prirë për korrupsion. Ç’është më e rëndësishme, nuk mund të pretendojë të bëhet student i këtij universiteti një i ri që mundohet ta dhunojë atë dhe të fyejë punonjësit e saj, si kanë bërë këta të rinj. Të ardhmen nuk ua prishim ne këtyre të rinjve. Të ardhmen e tyre ata e kanë prishur vetë, që në fillim, duke mos iu përkushtuar studimeve në nivelet parauniversitare.

Shpresojmë që ky shqetësim të mirëkuptohet dhe merret parasysh. Në të kundërt, ne si pedagogë jemi te vendosur të bojkotojmë mësimin dhe aktivitetet e tjera që institucioni ynë zhvillon.

 

Me respekt,

Armela Panajoti


From: Frosina Londo <flondo@govlora.com>
Date: 2009/9/22
Subject: reagim per rregjistrimet ne UV
To: kryeministri@km.gov.al, mtafaj@mash.gov.al, mtafaj@km.gov.al

I nderuar Zoti Kryeminister

I nderuar Zoti Minister i Arsimit te Larte,

 

jam Frosina Londo, pedagoge e Gjuhes se Huaj ne Universitetin  e Vlores " Ismail Qemali". Kam ndjekur  e perjetuar me shqetesim e vemendje te vecante keto dite problemin e pranimeve te reja ne universitetet publike.
Si pedagoge e Universitetit te Vlores, si prind i dy femijve qe shkollohen, ndihem keq kur shoh ne korridoret e Universitetit tim kandidate e prinder kandidatesh te cilet dhunojne ambjentet e Universitetit ku ata deshirojne te studiojne.
  Vetem kaq do te mjaftonte per te vertetuar edhe njehere se Senati i Universitetit te Vlores ka patur plotesisht te drejte kur ka vendosur disa kritere shtese per pranimin e kandidateve per studente ne Universitetin e Vlores.
Une ndaj me te gjithe koleget e mi mendimin se Universitet jane vatra ku mund te zhvillohen te gjitha politikat e nevojshme arsimore per formimin e specialisteve te ardhshem ne te gjitha fushat e jetes.
Ndaj do tu lutesha te na lejonit ta benim punen tone me perkushtim e dinjitet.

Me respekt
Frosina Londo
Departamenti I Gjuheve te Huaja

From: K Hysi <khysi@govlora.com>
Date: 2009/9/22
Subject: reagim
To: kryeministri@km.gov.al, mtafaj@km.gov.al, mtafaj@mash.gov.al


I nderuar Zoti Kryeminister,


I nderuar Zoti Minister i Arsimit te Larte,


Quhem Kozeta Hyso, pedagoge e Gjuhes Angleze ne Univeristetin e Vlores.
Shqetesimi i diteve te fundit per rregjistrimin e studenteve na ka sensibilizuar te gjitheve.
Une si edhe shume kolege ndaj mendimin se ne Universitetin e Vlores tashme eshte koha te hyjne studente cilesore qe te perballojne kerkesat e reja te ketij stafi akdemik.
Mendoj qe Ju duhet te perkrahni kete mendim teper civil dhe i standartit akademik duke  na inkurajuar ne kete iniciative.


Shpresoj ne nje gjykim te drejte nga ana Juaj


Me respekt
Kozeta Hyso
Departamenti I Gjuheve te Huaja


From: A Cipa <acipa@govlora.com>
Date: 2009/9/22
Subject:
To: dtozaj@govlora.com

I nderuar Zoti Minister,

Konflikti i lindur se fundi midis nje mase studentesh dhe Universitetit "I. Qemali" te Vlores (senatit) ne lidhje me pranimet nen mesataren 6 ne kete universitet, ne te vertete mund te evitohej nese MASH, ne momentin e duhur, do ta kundershtonte kete vendim te marre ne maj te vitit 2008. Nderkohe, ky konflikt nuk eshte midis Universitetit te Vlores dhe Titullarit te Ministrise, pasi situata eshte e mbartur. Per  objektivat qe synon  te realizoje ky universitet, vendimi i senatit eshte i ligjshem dhe racional.

Me respekt
                          
Aristidh Cipa, Petrit Qejvani
 
                                                                                                                                                                         

Pedagoge, Universiteti "I. Qemali", Vlore


From: Entela Mustafaraj <entelam@govlora.com>
Date: 2009/9/22
Subject: Vendini i Senatit!
To: kryemisnistri@km.gov.al
Cc: dtozaj@govlora.com

I nderuar Z. Kryeminister!

Si pedagoge e Universitetit te Vlores prej disa vitesh, duke perjetuar
nga afer te gjitha shqetesimet dhe problemet e tij, me bindje te plote
shprehem ne favor te vendimit qe Senati i ketij Universiteti ka marre
ne lidhje me mospranimin ne fakultet te studenteve me mesatare nen 6.

me respekt
Entela Mustafaraj
Departamenti i Gjuheve te Huaja
Dega Italisht
Vlore


From: Ilda Kanani <ikanani@govlora.com>
Date: 2009/9/22
Subject: Konflikti mes MASH dhe Universitetit te Vlores
To: Kryeministri@km.gov.al


I nderuar Zoti Kryeminister!

Une jam pjese e stafit akademik te Universitetit 'Ismail Qemali Vlore' dhe po ju shkruaj per te shprehur mosaprovimin tim lidhur me thyerjen qe i ka bere  Ministria e Arsimit nje vendimi te Senatit te Universitetit te Vlores per mospranimim e studenteve me mesatare nen 6.

Vlen te theksohet, se ky vendim eshte marre nga Universiteti yne ne te mire te punes dhe per te rritur nivelin e studenteve qe frekuentojne kete Universitet, i cili duhet theksuar le shume per te deshiruar.
Ne te njejten kohe duhet theksuar se nje vendim i tille eshte marre dhe eshte publikuar ne faqen zyrtare te Universitetit te Vlores qe para disa muajsh dhe ai eshte i bazuar ne ligj.

Shpresoj qe ky konflikt te zgjidhet sa me shpejt duke respektuar vendimi e Senatit te Universitetit tone, pasi ne te kundert ai do te conte ne bojkotimin e mesimit nga stafi akademik, gje qe nuk eshte ne interesin e askujt.

Kam besimin e plote i Nderuar Zoti Kryeminister se me nderhyrjen tuaj konflikti do te zgjidhet ne favor te ketij vendimi te drejte dhe rigoroz per nje mbareevajtje te mire te gjerave .

Me respekt, Ilda Kanani
Pedagoge ne Departamentin e Gjuheve te Huaja, Vlore


From: Ermir Xhindi <exhindi@govlora.com>
Date: 2009/9/22
Subject: PRO Universitetit te Vlores "Ismail Qemali" !
To: sberisha@km.gov.al, mtafaj@km.gov.al, mtafaj@mash.gov.al

Shkelqesia Juaj, Z. Kryeminister Berisha !
I Nderuar Z. Minister Tafaj !

Me quajne Ermir Xhindi. Jam pedagog prane Departamentit te Gjuhe - Letersise ne Universitetin "Ismail Qemali", Vlore.

Ditet e fundit Universiteti "Ismail Qemali" eshte bere serish objekt i nje keqkuptimi burokratik te panevojshem. JU me siguri e njihni ne detaje rastin, keshtu qe eshte e panevojshme te zgjatem mbi permbajtjen e tij.

Si pedagog dhe si qytetar JU drejtohem per te marre ne vemendje me mirekuptim kembenguljen tone per me shume cilesi. Asgje e keqe nuk i vjen arsimit shqiptar nga vendosja e nje standardi nxites si ai i miratuar nga Senati Akademik i UV.

Nese duhet te zgjedhim mes standartit apo administrimit burokratik te rastit, kjo eshte nje mundesi e shkelqyer per te treguar se  mjetet qe ofron pushteti nuk duhet t'i sherbejne ketij te fundit, por nje qellimi me te larte.
 
Duke Ju uruar pune te mbare,
I Juaji,
Dr. Ermir Xhindi


From: Adriatik Malaj <amalaj@govlora.com>
Date: 2009/9/22
Subject: Mbi regjistrimin e studenteve ne Universitetin e Vlores
To: kryeministri@km.gov.al
Cc: dtozaj@univlora.edu.a

I nderuar Zoti Kryeminister,
Perfitoj nga rasti per t'i uruar pune te mbare Qeverise Tuaj qe sapo nisi nga puna.
Jam pedagog ne Universitetin "Ismail Qemali" dhe po Ju shkruaj per te shprehur mbeshtetjen time per vendimin e Senatit te ketij universiteti mbi kriteret shtese per pranimin e studenteve. Jam i bindur qe pervec legjitimitetit ai eshte nje vendim shume i drejte qe ka per te sjelle vec efekte pozitive per te gjithe. Ndaj edhe une do jem bashke me te gjithe koleget e stafit akademik te Universiteti te Vlores per te mos lejuar qe ai vendim te politizohet.
Shpreh bindjen se, po te jete nevoja, Ju do te jepni kontributin Tuaj te pazevendesueshem qe nje ceshtje e tille parimore jo vetem per Universitetin e Vlores por per gjithe sistemin tone arsimor te mos behet pre keqinterpretimesh.
Edhe nje here pune te mbare.
Me respekt,
Adriatik Malaj


From: Lavdosh Malaj <lmalaj@govlora.com>
Date: 2009/9/22
Subject: Mbeshtetje vendimit te senatit te UV
To: kryeministri@km.gov.al

 

I nderuar Z. Kryeminister,
 Ju uroj suksese ne detyren si Kryeminister i Republikes se Shqiperise dhe mendoj e shpresoje se do perpiqeni te mbeshtesni frymen e re ne fushen e arsimit qe Universiteti i Vlores ka futur ne edukimin e brezit te ri per cilesi dhe  e meriton ai ose ajo qe studion dhe deshiron te marr dije, per te edukuar brezat e ardhshem te ketij populli qe eshte i etur per dije, dhe i zhgenjyer nga realiteti shqipetar, per te arritur ato standarte qe bota ka vite mos te them shekuj qe i ka lene pas keto nderhyrje politike ne arsim e ne fusha te tjera. Une si pedagog ne Universitetit te Vlores mbeshtes vendimin e senatit te ketij universiteti se per ta arritur standarte te larta ne edukim duhet nje mesatare dhe nje etike profesionale nga te gjithe per te qene perkrah vendeve te tjera ne europe. Nqs nuk merret parasysh vendimet e senatit te Universitetit te Vlores,  mbeshtese mendimin e stafit akademike te UV.

Me respekt
L.Malaj


From: R Alimerko <ralimerko@govlora.com>
Date: 2009/9/22
Subject: Ministrit te Arsimit
To: dtozaj@govlora.com


I nderuar Zoti Ministër !

 

       Ju uroj suksese dhe mbaresi ne detyren Tuaj si Minister i Arsimit dhe Shkences.

       Ngjarjet e fundit ne lidhje me konfliktin e krijuar per regjistrimin e studenteve te rinj, me noten mesatare nen 6.0 ne Universi    tetin e Vlores, me obliguan qe t'Ju drejtohem me ane te ketij maili, duke shpresuar ne arsyetimin Tuaj te drejte ne zgjidhjen e kesaj çeshtje te rëndesishme.

       Me këtë rast, deshiroj t'Ju bej me dije se personalisht, si dhe gjithe stafi akademik i UV, keto dite po ndjek me jo pak shqetesim zhvillimet ne lidhje me çeshtjen e regjistrimit te ketyre studenteve.Perveç faktit qe vendimi i marre nga Senati i UV ngrihet mbi baza te shendosha ligjore dhe ne perputhje me afatet e percaktuara me ligj, ky vendim per mua personalisht eshte mëse i drejte pasi perben nje detyrim moral dhe qytetar kundrejt shoqerise. Ai ka ne themel synimin dhe vullnetin e mire per te rritur cilesine e kualifikimit te atyre qe neser do te jene forca shtytese e shoqerise e pse jo edhe drejtues te ketij vendi.

      Keshtu une mendoj se konflikti i krijuar se fundmi mes institucionit qe Ju drejtoni dhe Senatit Akademik te UV  eshte teresisht i evitueshem. Mendoj se Ju keni mundesine dhe kohen e nevojshme per t’a zgjidhur kete konflikt ne menyren me te mire te mundshme si per UV ashtu edhe per studentet.
Per arsyet qe permenda me siper, shpresoj shume ne nje gjykim dhe qendrim te drejte nga ana Juaj kundrejt shqetesimit tim personal dhe te gjithe stafit akademik te universitetit.

 

   Me respekt

Rudina Alimerko


From: Erjona Dervishaliaj <erjonad@govlora.com>
Date: 2009/9/22
Subject: Mbeshtetje ndaj vendimit te Senatit te UV-se!
To: mtafaj@mash.gov.al
Cc: dtozaj@govlora.com

I Nderuar Zoti Minister,

Me lejoni  se pari t'ju uroj per detyren Tuaj te re: Suksese  dhe pune te mbare!


Jam nje pedagoge nga Universiteti i Vlores. Duke u nisur nga situata e krijuar se fundmi ne lidhje me regjistrimin e studenteve me mesatare nen noten 6.0 ne Universitetin e Vlores, ndiej nevojen dhe detyrimin te shpreh mbeshtetjen time per vendimin e marre nga Senati i UV per mospranimin e ketyre studenteve ne Universitet. I gjithe stafi i UV eshte angazhuar seriozisht per ngritjen e cilesise se mesimdhenies dhe arritjen e standardeve me te larta nga Universiteti.

Mendoj se nuk mund te kete arritje shkencore e akademike nese Universiteti frekuentohet nga studente te cilet me shume veshtiresi kane perfunduar shkollen e mesme.

Cilesia dhe niveli i studenteve jane treguesit paraprake,paranteza per te tejcuar nje progres ne shqiperine e tejlodhur prej burokracive.Niveli i ulet i mesatares, nuk i le hapesire te tregoje vlerat e veta, jo vetem Universitetit te Vlores i cili renditet si me i riu, por  cdo  universiteti.
I nderuar dhe shume i respektuar Minister ka ardhur koha per cilesi!


Me  respekt

Erjona DERVISHALIAJ


from D.Feimi <dfeimi@govlora.com>
to mtafaj@mash.gov.al
cc info@govlora.com
date Tue, Sep 22, 2009 at 10:56 PM
subject Mbi vendimin e Senatit te UV, Maj 2008

Ne radhe te pare me lejoni t'ju uroj per detyren tuaj te re ne drejtimin e Arsimit Shqiptar.

Jam  Dorjana Feimi lektore  prane Universitetit te Vlores. Jam shume e shqetesuar per situaten e krijuar ne lidhje me
rregjistrimin e studenteve me mesatare nen noten 6-te ne UV-se.
Nuk eshte aspak e drejte qe te hidhen poshte vendimet e marra nga Senati i Universitet per nje perzgjedhje te studenteve, me qellim te vetem rritjen e cilesise dhe te diplomave qe nxjerr ky universitet, njohjes dhe akreditimit te tij ne rrang nderkombetar.

Ju lutem te respektoni vendimin e marr nga Senati per mospranimin e ketyre studenteve dhe te na ndihmoni ne arritjen e
standarteve me te mira qe ne kerkojme per Universitetit e Vlores "Ismail Qemali".

I nderuar Z. Minister, lutem dhe shpresoj qe kerkesa jone te merret parasysh sepse Ne do qendrojme te bashkuar deri ne fund duke mbrojtur vendimin e marr nga Senati i UV-se.

Ju faleminderit!

Me respekt: Dorjana FEIMI


From: Dr. Hajdar Kicaj <hkicaj@govlora.com>
Date: 2009/9/22
Subject: Per rritjen e cilesise
To: mtafaj@km.gov.al

I nderuar Zoti Minister!

Ju kerkojme ndjese per shqetesimin ne keto dite te para te punes Tuaj si Minister i Arsimit, por nuk mund tre rrime pa shprehur shqetesimintone per kundershtimin qe i behet vendimit te marre nga senati Akdemk i UV me se nje vit me pare. Nje  vendim i marre mbi te gjitha per te kontribuar ne rritjen e cilesise se sherbimit ne sistemit tone arsimor.
Se pari kjo nuk eshte nje tek personale e nje individi apo nje grupi individesh te vecante, por vendim i marre  me bindje se askujt prej atyre studenteve nuk ju mohohet e drejta, perkundrazi ju hapet rruga per te shkuar ne drejtim  tjeter ku ata jane te afte te kontribojne me tepet per vete  dhe shoqerine.
Se dyti ne degen infermieri ne vitin 2009 u diplomuan 40 studente nga 400 studente qe u pranuan tre vite me pare, Do te ishte me mire qe pjesa me e madhe e tyre te merrnin drejtimin e duhur tre vite me pare dhe te mos sorollateshin auditoreve te universitetit e koridoreve te Spitalit, te cilet nuk kane kapacitetin e nevojshem edhe sikur keta te kishin aftesine dhe intersin e duhur.
Se treti Sot dega Infermieri zhvillon mesim ne  pese klasa mesimore me kapacitet nga 35-70 studente, kurse numri i studenteve ne vitin e kaluar i kalonte 800. Do te ishte me mire qe keto vende te mos ziheshin formalisht nga ata persona qe vijne vetem per te shpetuar nga sherbimi ushtarak.

Mund te renditim me dhjetra arsye te tilla qe na shtyjne te mbeshtesim fort vendimin e marre nga senati i UV.

Me respekt
Dr. Hajdar Kicaj
Pergjegjes i departamentit


From: Farie Hodo <fhodo@govlora.com>
Date: Sep 22, 2009 7:01 PM
Subject: Mbeshtetje
To: mtafaj@km.gov.al

I nderuar zoti Minister i Arsimit

Ju uroj suksese ne detyren tuaj fisnike. Kam besim te plote tek Ju se me vizionin tuaj do te jepni kontributin ne eleminimin e nje prej plageve te arsimit universitar, cilesise se dobet. Besoj se kjo behet me reforma te medha, por le te fillojme me ate qe mund te bejme per momentin, mospranimin e kandidateve me nivel shume te dobet. Ne ne universitetin e Vlores kete po mundohemi te bejme.Besoj se kjo ndermarrje do te kete mbeshtetjen e kujdo qe punon per nje ngritje cilesore te nivelit te arsimit te larte ne vendin tone.

Me respekt
Farie Hodaj
Universiteti "Ismail Qemali"
Vlore



From: Zamira Alimema <zalimema@govlora.com>
Date: Sep 22, 2009 6:29 PM
Subject: MBESHTETJE
To: mtafaj@km.gov.al

 

I nderuar zoti minister i arsimit, prof. Tafaj.

Ju uroj suksese ne detyren tuaj duke shpresuar qe shume gjera qe jane bere gabim do te ndreqen.Kemi shume shprese tek Ju se do te na mbeshtesni ne misionin tone, per nje universitet cilesor e bashkekohor. Besoj se edhe Ju ne ndergjegjen tuaj e miratoni vizionin qe po ndjek prof. Shaska per ndertimin e nje universiteti me parametra moderne. Ndryshimet jane te prekshme. Ju lutem na ndihmoni me mbeshtetjen tuaj per te realizuar qellimin tone, rritjen cilesore te nivelit te studenteve. Ne cdo dite po behemi deshmitare te prurjeve  me nivel shume te ulet.Besoj se edhe Ju jeni dakort qe njerez medioker, qe nuk dine te shkruajne mire as gjuhen shqipe te mos pranohen ne universitet.

Me respekt e besim te plote tek Ju
Zamira Alimemaj
Universiteti "Ismail Qemali"
Vlore



From: Ndicim Sadikaj <nsadikaj@govlora.com>
Date: 2009/9/22
Subject: Universiteti i Vlores
To: mtafaj@km.gov.al

Pershendetje Zoti Minister dhe Urime per detyren e re!

Si pjese e stafit akamik te Universitetit te Vlores nuk jam dakort me pranimin e studenteve te rinj
me mesatare nen noten gjashte, kjo sepse eshte e pamundur, qe te arrihet cilesia e universitetit me student jo cilesor.
Ky eshte nje vendim i senatit te ketij universiteti dhe eshte miratuar nga ana e ministrise
ne qofte se ju nuk e respektoni kete vendim te senatit te Universitetit te Vlores ne do te bojkotojme mesimin. 

Me Respekt:
Ndricim Sadikaj


From: Dorina Hoxha <dhoxha@govlora.com>
Date: 2009/9/22
Subject: Miredita!
To: mtafaj@km.gov.al

Pershendetje Z. Minister!
Ju uroj per punen e re te nisur ju dhe qeverise tuaj.Shpresoj qe ky mesazh te lexohet me kujdes dhe te kuptohet sa me mire duke i dhene zgjidhje gjithe kesaj situate te krijuar ne Universitetin e Vlores.Ne baze te nje vendimi te marre nga Senati i Universitetit te Vlores "Ismail Qemali", me te cilin ju duhet te jeni njohur me siguri eshte vendosur te mos pranohen nxenes me mesatare nen 6. Duhet te jeni te bindur qe qendrimi yne mbi kete ceshtje eshte i vendosur dhe ne do ta mbeshtesim kete vendim dhe nqs eshte e nevojshme do te arrijme ne bojkotim te oreve te mesimit.
Urojme ta kuptoni qe zgjidhja e vetme e duhur eshte te na lejoni te bejme punen tone dhe te zbatojme ato qe Senati i universitetit tone vendos.
Me respekt
                  Dorina  Hoxhaj.


From: Mariglena Meminaj <mmeminaj@govlora.com>
Date: Tue, 22 Sep 2009 21:20:11 +0430
Subject: I Nderuar Zoti Minister
To: mtafaj@km.gov.al

I Nderuar Zoti Minister,
Se pari, ju uroj per detyren e re ne kabinetin e ri qeveritar.
Besoj se ne kete moment ju e dini se cili eshte shqetesimi i stafit
pedagogjik te Universitetit te Vlores. Ne gjithmone, pergjate ketyre
viteve, kemi patur perballe nje numer te madh studentesh duke punuar
edhe me orare te zgjatura, por kjo asnjehere nuk na ka penguar te
punojme. Ajo qe ka qene dhe do te mbetet shqetesim, eshte fakti se te
gjithe ata qe hyjne ne auditoret e Universitetit, pretendojne me çdo
kusht te diplomohen brenda afatit edhe pse jo te gjithe e meritojne.
Kjo sjell nje trysni te madhe te stafi pedagogjik, kercenime, presion
per noten etj.
Per keto e shume arsye te tjera senati i Universitetit te Vlores
vendosi ne menyre unanime qe Universiteti, duke u mbeshtetur ne
hapesirat qe ofron Ligji i Arsimit te Larte, te vendose disa kritere
per pranimin e studenteve te rinj, gjithmone duke pretenduar nje
rritje te cilesise dhe aspak cenim te lirise per t'u shkolluar apo
diskriminim te tyre.
I nderuar Zoti Minister,
Ne kemi besuar ne reformat e ndermarra prej Jush dhe kemi gjithashtu
besim se Ju do te lejoni qe keto reforma te behen realitet edhe ne
Universitetin e Vlores.

Me respekt

M.Meminaj


From: Etjona Hoxha <etjonah@govlora.com>
Date: Tue, 22 Sep 2009 21:57:58 +0430
Subject: Mbeshtetje Senatit te Universitetit te Vlores
To: mtafaj@mash.gov.al

I nderuar Zoti Minister i Arsimit,

Si fillim, do te doja T'ju shprehja urimet e mia te sinqerta per
detyren Tuaj te re!
Une jam pjese e stafit akademik te Universitetit te Vlores, dhe per
hir te se vertetes e ndjeva te nevojshme te shprehja shqetesimin tim.
Sigurisht,  arsyeja qe jam duke JU shkruar eshte se edhe une e shoh
shume te arsyeshem vendimin e marr nga senati i Universitetit te
Vlores, vendim i cili ndikon pashmangshmerisht ne rritjen e cilesise
ne universitetin tone.
Gjykoj me vend reformat e ndermarra nga qeveria per liberalizimin e
universiteteve, por gjithashtu gjykoj me shume vend autonomine qe
universitetet shqiptare duhet te kene si dhe respektimin e ligjit te
arsimit te larte, i cili i jep te drejten senatit te vendose per
kriteret e pranimit te studenteve.
Universiteti i Vlores eshte ne vazhden e shume reformave, te cilat po
e afrojne ate ne forme dhe permbajtje me universitetet perendimore.
Sigurisht, nuk eshte qellimi yne diskriminimi i ketyre studenteve, por
afrimi me unversitetet perendimore kerkon domosdoshmerisht studente me
cilesore dhe implementim te disa reformave qe mund te kerkojne edhe
kosto.
Duke besuar ne gjykimin Tuaj, shpresoj ne mirekuptimin e plote lidhur
me kete ceshtje.

Me respekt
Etjona HOXHA


From: Shkelqim Sinanaj <sinanaj@govlora.com>
Date: 2009/9/23
Subject: Pershendetje
To: mtafaj@km.gov.al

 nderuar Zoti minister.
Mendoj qe me merimin Tuaj ne postin e Ministrit te Arsimit dhe Shkences ju dha shpresa e madhe se me ne fund arimit Universitar, duke celur nje epoke te re per arsimin shqiptar. Sot ju se bashku me ne kemi shansin e madh per te dale jashte politikes,dhe per ti dhene shpresen e madhe dhe dinjitetin qe i takon,per te nxjerre breza te afte intelektualesh te zote per te mare ne dore fatet e kombit,qe edhe ne te rreshtohemi ne kombet me te ardhme te sigurte.
Universiteti i Vlores  po perjeton nje ndryshim te madh cilesor ne procesin akademik, i cili ka nevoje per studente cilesore te cilet do te jene te afte te mbeshtesin te gjithe kete proces.  Keshtu,e quaj te drejte vendimin e senatit  te UV,bazuar ne ligjin e Arsimit te Larte dhe jam e bindur se realizimi i tij do te jete sukses per studentet qe diplomohen duke patur nje konkurrence qe con ne arritje dhe rezultate te larta por edhe kenaqesi per ne qepunojme me keta studente.
Une do te jem ne krahe te kolegeve te mi per hapat e metejshem.

Me respekt Shkelqim Sinanaj
Pedagog ne Departamentin e Shkencave detare
Universiteti "Ismail Qemali" Vlore


 

From: Vilma Bello <vbello@govlora.com>
Date: 2009/9/22
Subject:
To: mtafaj@mash.gov.al


I nderuar zoti Minister,
Ju pergezoj dhe ju uroj pune te mbare ne kabinetin e ri qeveritar.
Jam nje pedagoge nga Universiteti i Vlores.
Situata e krijuar ne UV ka shkaktuar shqetesim ne stafin akademik dhe kjo ne lidhje me regjistrimin e studenteve me mesatare nen noten gjashte ne Universitetin tone.
Gjithe stafi akademik po punon per te arritur nivel te larte, standarde te universiteteve perendimore. Keto standarde kerkojne pa dyshim studente me cilesore, pra vendosja e kufirit 6 te mesatares eshte nje kriter i arsyeshem. Ky vendim, i marre nga Senati i UV, eshte marre kohe me pare dhe duke patur parasysh Ligjin e Arsimit te Larte. Nuk mendoj qe solidarizimi per vendimin e Senatit tone ka diskriminim per studentet, por eshte solidarizim per rritjen e cilesise prane Universitetit tone.
Mendoj se Ju do te mundesoni, ne menyren ne te mire te mundshme, zgjidhjen e kesaj situate, sigurisht pro cilesise ne kete Universitet.

Me respekt

Vilma BELLO


From: Adriana Sinanaj <asinanaj@govlora.com>
Date: 2009/9/22
Subject: Kerkese
To: mtafaj@km.gov.al

I nderuar Zoti Minister !
Ju uroj mbaresi ne detyren tuaj te re dhe te veshtire!
Ne te gjithe jemi pjese e nje ideali te vetem :Te bejme me te miren per te ardhmen e kombit !
Demokracia fillon tek respekti ndaj ligjeve qe vendosen me kushtetute dhe fryme kolegjiale.
Ne pedagoget e Universitetit te Vlores do ta ndjejme veten pjese e Demokracise nese respektohet e drejta qe na ka dhene ligji ,prandaj ju lutem mos u beni pengese  e kesaj Demokracie .
Une mendoj se mund te gjendet nje zgjidhje nga ana juaj qe te mos cenohen te drejtat e askujt.

Me repekt Adriana Sinanaj


From: Migena Balla <mballa@govlora.com>
Date: Tue, 22 Sep 2009 21:58:10 +0100
Subject:
To: mtafaj@km.gov.al

Pershendetje Zoti Minister!

Deshiroj t`ju uroj per detyren e re, suksese dhe pune te mbare!
Ju lutemi te merrni ne konsiderate shqetesimin tone si pedagoge ne
lidhje me pranimin ne auditoret tona te studenteve me mesatare nen 6. Ky
kriteri i mospranimit eshte vendosur me qellimin e vetem te rritjes se
cilesise se studenteve me te cilet ne do te kemi fatin te punojme. Ju
lutem te respektoni vendimin qe ka marre  senati per mospranimin e
ketij kontigjenti studentesh dhe te na ndihmoni ne arritjen e
standardeve qe ne, se bashku me ju, duhet te plotesojme per t`u
integruar ne Evrope.

Me respekt
Migena Balla


From: Arben Baushi <abaushi@govlora.com>
Date: 2009/9/22
Subject: Mbeshtetje e vendimit te senatit
To: mtafaj@km.gov.al

Pershendetje Zoti Minister!

 

Deshiroj se pari  t'ju uroj per detyren e re, te cilen ne si pedagoge te Universitetit te Vlores e kemi vleresuar si nje nga ato vendime me vlere te Kryeministrit tone.
E nisa shkrimin tim ne kete adrese per t'ju drejtuar juve si Minister per  nje shqetesim timin dhe te pjeses derrmuese te stafit akademik te Universitetit te Vlores, ne lidhje me urdhrin e dhene nga ana juaj per rregjistrimin e studenteve te cilet jane shpallur  si fitues ne kete Univeritet por qe mesatarja e tyre eshte nen mesataren 6. Senatit i ketij universiteti ka marre nje vendim per mospranimin e ketyre studenteve dhe ky vendim idrejte i mketij senati mendoj qe duhet respektuar.
Nuk eshte aspak e drejte qe te hidhen poshte vendimet e marra nga ky universitet per nje perzgjedhje te studenteve te cilet do te frekuentojne universitetin, me qellim te vetem rritjen e cilesise se ketij universiteti, e cilesise se diplomave qe nxjerr ky universitet, e njohjes dhe akreditimit te tij ne rrang nderkombetar.
Ne nuk e kuptojme kembenguljen tuaj per te regjistruar kete nivel studentesh te cilet ne nuk duam te jene pjese e ketij universiteti te cilin po perpiqemi ta ngreme ne nje nivel me larte nga ana akademike dhe  shkencore.
Ju lutemi te mos na pengoni ne punen tone me  vendime absurde.
Ne i kemi ndjekur hap pas hapi te gjitha rregullat e lojes se ministrise persa i perket edhe kuotave te pranimit edhe kushteve shtese per perzgjedhjen e studenteve fitues.
Perderisa ligji na e jep kete te drejte, ju pse na e mohoni?!
Dua t'ju bej me dije se ne rast se ju na detyroni qe ne te rregjistrojme me urdher tuajin keta studente, ne do te jemi te gjithe si staf i ketij universiteti ne protesta, dhe do jemi te detyruar te bojkotojme mesimin qysh diten e pare te fillimit te vitit akademik.
Per ne nuk eshte aspak dinjitoze te perfundojme me keto metoda me qellim arritjen e kerkesave minimale te nje universiteti, ndaj ju lutemi te mos na detyroni t'ju drejtohemi ne kete menyre per te zgjidhur ceshtje per te cilat hapesira ligjore na jep plotesisht te drejte.

Kijeni parasysh se ne jemi te vendosur ne kete pike, dhe do ta bejme publik problemin tone .

Shpresojme qe ky problem te merret parasysh nga ju duke qene se eshte ne te mire te te gjitheve qe keto ceshtje te mos kalojne si rendom ne Shqiperi me shkelje kompetencash dhe te drejtash te vazhdueshme.

Me respekt

Arben Baushi

Albert Qarri to mtafaj, info

 

I nderuar Zoti Minister !

 

Ju uroj pikesepari per detyren e re !

 

Me duhet te pohoj se zgjedhja juaj ne postin e Ministrit te Arsimit dhe Shkences eshte konsideruar si momenti ku raportet institucionale midis Universitetit te Vlores “Ismail Qemali” dhe MASH do te ndryshonin (deri me pare MASH nuk ka qene bashkepunues ne asnje aspekt ).

 

Me duhet t’Ju them Zoti Minister se mbeshtetjen ndaj UV duhet t’a tregoni duke respektuar vendimin e drejte dhe te mbeshtetur ne ligj, per mosregjistrimin e maturanteve me noten mesatare nen 6.

 

Ju kerkoj Zoti Minister qe kesaj situate ( te krijuar nga institucioni qe JU drejtoni ) te mos i jepni zgjidhje politike.

 

Eshte llogjikisht e justifikuar se nje situate te tille e krijuar dhe vendimet absurde, do te sjellin tek une dhe tek te gjithe koleget mosbesim dhe humbje te shpreses se mund te jemi Universitet bashkekohor dhe dinjitoz. Por ne do te reagojme duke bojkotuar mesimin dhe do te protestojme per kete shkelje duke e bere publik dhe ne rrang nderkombetar.

 

Nuk do te doja t'Ju merrja me shume kohe Zoti Minister, sepse kam besim ne vleresimin Tuaj per zgjidhjen e drejte te kesaj situate.

 

Me respekt

Albert Qarri


From: Orgest Zaka <ozaka@govlora.com>
Date: 2009/9/23
Subject: Leter Ministrit
To: mtafaj@km.gov.al

I nderuar Zoti Ministër:

Duke parë përplasjet më të fundit me Universitetin Ismail Qemali të Vlorës, ndjeva si obligim që tju shkruaja këtë email:

Më duket jo normale kjo përplasje dhe ky insistim nga ana juaj. Pretendohet shkollimi me zorr i shqiptarëve!!!

Mund të më thoni zoti ministër se si mund të bëhet specialist i një fushe një person që, me zor shkruan emrin e tij dhe që, ka një mesatare poshtë 6(gjashtës). Mesatarja “Poshtë gjashtës” nënkupton që ky/kjo nxënës/e i ka pjesën dërmuese të lëndëve 5(pesa) me përjashtim të edukimit fizik (fiskulturës) apo të ndonjë lënde të afërt me të nga rëndësia. Do ju lutesha shum z.Ministër të më spjegonit se si mund të behet specialist në Gjuhët e huaja një nxënës që ka 5-a të gjitha letërsitë e gjimnazit, apo si mund të bëhet ekonomist një nxënës që nuk di “tabelën e shumëzimit”.

Është për të ardhur keq, shikojmë kamarjerë e banakjerë që kanë mbaruar Ekonomikun, Juridikun, Letërsinë apo ndonjë fakultet tjetër. Pse?!!!

Është  e thjeshtë ti përgjigjesh: “Shteti shqiptar i ka bërrë universitetet si Hani i Babulit”, mund të hyjë kush të dojë. Kjo që po bëni sot zoti ministër do tju rrëndojë nesër; kur në statistikat e të pa punëve do kini në pjesën më të madhe, emrat e këtyre studentëve të pa aftë për tu bërë specialistë në fushën ku kanë studjuar. Dhe Shqipëria do ketë “Intelektualë ” të papunë (???!!!) qesharake!!! (Tju kujtoj dhe di[ka z.Ministër: Këta të papunë që do kini nesër do kërkojnë shumë, këtë mos e harroni.) Mos ja digjni kësaj pjese të Rinisë vitet Kot, lerini të ndërtojnë jetën e tyre. Mos u krijoni ëndra të kota, pasi kanë për tu zhgënjyer vërtet shumë.

Një kriter i tillë duhej vendosur prej vitesh, që sot të mos kishim kaq shumë “intelektualë” të pa punë dhe kaq të rrinj të pa kënaqur.

Jam i bindur që do tju shajë Historia nesër.

Me respekt

O. ZAKA.


From: Petrit Kotorri <pkotorri@govlora.com>
Date: 2009/9/23
Subject: Re:

 

I nderuar z. Minister!

Ky rast na jep mundesine per tu uruar sukese ne detyren tuaj e cila, sinqerisht na bind se nje pune e mire e filluar personalisht nga ju, me siguri do te jape frutet dhe rezultatet e mirepritura  te saj.

Duke marre shkas nga debati i hapur midis MASH dhe  Universitetit te Vlores po shprehim edhe ne mendimin tone per interpretimin e ligjit te arsimit te larte te Republikes se Shqiperise.Rendesia e ketij ligji qendron ne faktin se arsimi i larte, si pjese e pandare e sistemit arsimor ne vend, perben bazen dhe mbeshtetjen e proçesit te pergatitjes se atij grupimi intelektual qe neser do te perbeje punonjesit e aparatit shteteror, apo edhe te elites intelektuale ne vend. Ne kete kendveshtrim, arsimi i larte duhet vleresuar si nje pasuri kombetare qe tejkalon caqet e nje proçesi te thjeshte shkollimi, per nga vete investimi material dhe moral qe shteti kryen si ne arsimin e larte publik, ashtu edhe ne ate privat.  

Paraprakisht theksojme se ne Kushtetuten e Republikes se Shqiperise, ne kapitullin e te Drejtave dhe Lirive ekonomike, sociale dhe kulturore, ne nenin 57/7, percaktohet se: “Autonomia e institucioneve te arsimit te larte dhe liria akademike jane te garantuara me ligj”. 

Pra, shteti jo vetem mbron dhe garanton te drejten e çdo individi per t’u arsimuar, detyrimisht ne arsimin fillor, e me pas ne ate te mesem te pergjithshem e profesional, si dhe ne arsimin e larte, por institucioneve perkatese qe perfaqesojne kete te fundit, ju njeh te drejten e tyre per te ushtruar veprimtarine ne termat e “Autonomise”, si nje e drejte per te veterregulluar marredhenie te caktuara brenda fushes se tyre te funksionimit, ne perputhje me percaktimet perkatese ligjore.

  Ne pjesen e nenshkruar te mareveshjes se MSA qe i perket arsimit te larte theksohet se, fokusi kryesor i Qeverise Shqiptare, per periudhen afatgjate eshte arritja e objektivave te Deklarates se Bolonjes. Nisur nga prioritetet afatshkurtra dhe afatmesme qe vijne ne te njejten linje me objektivin e sipercituar, verehet se ne grupimin e iniciativave ligjore afatshkurtra, orientimi kryesor ka qene  ne ndermarrjen e reformave ne fushen e arsimit te larte, duke u perqendruar ne menyre te veçante ne krijimin e institucioneve, menaxhimin e universiteteve dhe realizimin e autonomise se universiteteve.

Analiza jone tregon se ligji aktual i arsimit te larte, perfaqeson nje dokument i cili e modernizon edhe me tej, strukturen qeverisese te universiteteve tona publike.

Sipas literatures, reforma te ngjashme ne kuadrin qeverises, kane ndodhur ne shume prej vendeve te Evropes Qendrore dhe Perendimore. Nje nga synimet themelore te ketyre reformave, ka qene thyerja e dualitetit ekskluziv qeveri-oligarki akademike, e cila e ka dominuar sistemin e arsimit te larte evropian, per dekada me radhe. Ne kuader te ketij synimi, reformat forcuan kapacitetin institucional te universiteteve duke nxitur nje strukture qeverisese qendrore me natyre te forte ekzekutive

Vleresojme se ligji dhe strategjia e arsimit te larte, paraqesin dy dokumente te cilet garantojne nje sinteze funksionale midis prirjeve zhvillimore ne vendet e Evropes Perendimore dhe kontekstit te arsimit te larte Shqiptar.


Mos njohja e vendimit te Senatit te Universitetit ”Ismail Qemali” per mos pranimin e studenteve me mesatare nen 6 tregon se zbatimi i ligjit nga teksti juridik ne realitetin praktik nuk garanton saktesisht synimet e planifikuara nga politikeberesit. Nje gje e tille ndodh sidomos nga moszbatimi bie ndesh me normat ekzistuese te mjedisit universitar. Literatura sugjeron se, mjedisi universitar perfaqeson nje hapesire interpretuese, ne te cilen ato pjese te ligjit te cilat bien ndesh me normat dhe interesat e akademikeve, ri-interpretohen ne perputhje me keto te fundit

 Procesi i implementimit te ligjit aktual te arsimit te larte, shpreh shkallen e aftesise se universiteteve tona, per te brendesuar ne menyre funksionale tipare kontradiktore institucionale, te tilla si, burokracia profesionale, modeli demokratik, modeli instrumental dhe ai i korporates se dijes, kurse moszbatimi i ligjit sic kerkohet nga ju nuk le vend per asnje arsyetim.

Justifikimi i paraqitur nga ana e drejtoris se Arsimit te larte duke ju referuar pikes 2 te nenit 33, ligji rregullon raportet, që Shteti i një vendi evropian, duhet të ketë me institucionet e Arsimit të Lartë. Duke ruajtur rolin kontrollues të politikave zhvillimore, akredituese dhe zbatimin e ligjshmërisë të qeverisë në zhvillimin e arsimit të lartë, ligji garanton respektimin e autonomisë institucionale, akademike dhe financiare të Institucioneve të Arsimit të Lartë.  Në një kohë kur strategjia e preferuar e ideatorëve të reformave të arsimit të lartë në Evropë, ku inspirojmë të integrohemi, është decentralizimi horizontal me ura komunikimi midis organeve kolegjiale dhe strukturave shtetërore, në Shqiperi po bëjme hapa mbrapa.Administrata shtetërore e bën ”decentralizimin”  subjekt të një hierarkie të ngurtë vertikale që nuk premton autonomi të institucioneve të arsimit të lartë.

Për të kuptuar nëse vendimi i mare nga senati i Universitetit  ne perputhje me nenin 14, pika 2 te Ligjit te Arsimit te Larte është i përshtatshëm, vlerësimi i egzekutivit shqiptar, mendoj se do të duhet të niset, së pari, nga analiza e sistemit universitar aktual në Shqipëri dhe sfidave që qendrojnë para tij. Si paraqitet ky sistem, në këndvështrimin e një mësimdhënësi?

Nëse do të mund të imagjinonim arsimin e lartë në Shqipëri si subjekt të dinamikave të tregut të lire, ekzistenca e tij institucionale do të karakterizohej nga një model Darvinian i zhvillimit akademik dhe shkencor.Është një fakt i pranuar nga të gjithë që sistemi universitar shqiptar është i përbërë nga një rrjet i tërë universitetesh, të madhësive dhe cilësive të ndryshme, që variojnë në vijë zbritëse, nga pikëpamja cilësore, nga kryeqytetit drejt periferive. Pjesa më e madhe e periferisë universitare gjendet para sfides së mbijetesës, e shkaktuar nga dy fenomene me kahe të kundërta: largimi, moskthimi ose mos riprodhimi i kuadrove cilësore akademike dhe shtimi i pandalshëm i numrit të studentëve, shumica e të cilëve vijnë nga radhët e nxënësve më të dobët të sistemeve parauniversitare shqiptare. Këtij presioni të brendshëm duhet t’i shtojmë mungesën e ambjenteve te përshtashme, per ti përdorur në funksion të rritjes së interesit mësimdhënies, interesit të kërkimit shkencor, veprimtarisë botuese dhe pasurimit të bibliotekave universitare, pa të cilat jeta universitare dhe akademike mund të konsiderohet e vdekur. Fenomenet që vërehen në periferi, ndjehen edhe në qendër, në mos njëlloj në përmasa, të ngjashme në karakteristikat e përgjithshme. Por, duke qenë se Tirana është “sulmuar” nga të gjitha anët nga ata shqiptarë që kanë vendosur përfundimisht të qëndrojnë në Shqipëri, universitetet e kryeqytetit e kanë ndjerë më pak peshën e mungesës së kuadrove dhe studentëve jocilësorë te cilat lidhen e dhe me efikasitetin e Universitetit.

Si matet efikasiteti i Universiteteve ? Vetëm me kërkimin shkencor, vetëm me numrin e diplomave, vetëm me numrin e studentëve dhe kërkesave për studime ? Edhe sikur këto të ishin në nivele të mira, nuk përbëjnë tregues të plotë dhe të mjaftueshëm për rolin e Universiteteve. Universitetet nuk janë si firmat e biznesit ku efikasiteti i tyre matet vetëm me numra. Cilësia e Universiteteve si faktor bazë është e lidhur me përgjegjësinë e tyre ndaj zhvillimit të shoqërisë.

Ministri nuk mund të ketë përgjegjësi direkte për zhvillimet akademike dhe shkencore të një subjekti (universitetit) që vepron në fushën (arsimin e lartë) ku ministria në përgjithësi bën politikën shtetërore. Ndaj, nëse vërtet institucioneve të arsimit të lartë do t’u jepet autonomia e premtuar, autonomia që premton ndërtimin e Hapësirës Evropiane të Arsimit të Lartë, autonomia që garanton zhvillimin cilësor të procesit mësimor dhe shkencor në institucionet e arsimit të lartë, ligji duhet zbatuar pa ekuivoke.

 

Perpos te tjerave, ky precedent ne mos zbatimin e nje vendimi te marre nga ana e Universitetit brenda kuadrit ligjor te autonomise se tij, me siguri do te influencoje edhe ne standartet e akreditimit dhe vleresimit te cilesise se Universiteteve shqiptare ne pergjithesi, nga kompani te huaja. Ne vleresimin e cilesise do te perfshihet dhe vleresimin per qeverisjen e tij, pra duke ekzaminuar mënyrën se si pushteti apo kapaciteti vendimmarrës i vendosur brenda universitetit përdoret prej tij, me ç’efektivitet dhe sa në dobi të universitarëve, por edhe të shoqërisë. Pra, që të ekzaminosh vetëqeverisjen e një universiteti, apriori duhet të pranosh se këtij universiteti i është dhënë një pushtet i caktuar, ka një kapacitet të caktuar vendimmarrje brenda tij.

Por rasti i diskutuar e ben te kuptosh per nevojen e ndryshimit te fokusit te investigimit : nga mënyra se si përdoret pushteti brenda universitetit, te mënyra se si ky universitet në të ardhmen do të mund të marrë pushtetin e nevojshëm. Ky rast te le shijen e hidhur sepse ky universitet, si secili universitet tjetër i këtij vendi, është i zhveshur nga çdo pushtet, është pa kapacitet vendimmarrës, pa autonomi.Të gjitha vendimet e mëdha dhe jetike, që do të duhej të merrte ky universitet në hapësirën konkurruese, i merr qeveria, ndërsa universitetit në fjalë, si çdo universiteti tjetër në vend, i mbetet vetëm t’i zbatojë ato.

Cdo  agjenci akredituese, në këtë pikëpamje, nuk do të ketë asnjë mundësi për të aplikuar metodat e saj standarde në vlerësimin e një institucioni të arsimit të lartë, aq më shumë se, për shkak të mungesës së autonomisë universitare, mungojnë edhe strukturat standarde qeverisëse të destinuara për përdorimin e pushtetit që gëzon universiteti brenda një autonomie të dhënë.

I permendem keto per te sqaruar pozicionin tone pro stafit akademik te universitetit tone per te lejuar nga na juaj zbatimin e vendimit te senatit te ketijUniversiteti si nje shembull  qe reflekton  zbatimin e ligjit ne vendin tone.

 Me respekt  Departamenti i Bio-Kimise te Universitetit te Vlores

Dr. Petrit  Kotori

Dr. Muharrem  Shehu

Dr  Hajdar Kicaj

Ma. Vasilika Kalluci

Ma. Flora  Qarri

Ma. Denada Kasemi

Dr Aulona Veizi.


From: Ilir Kanaj <ikanaj@govlora.com>
Date: 2009/9/22
Subject: Universiteti i Vlores
To: kryeministri@km.gov.al, mtafaj@mash.gov.al


Te nderuar Zoterinj!

Jam Ilir Kanaj, pedagog efektive prane Departamentit te Drejtesise ne Universitetin e Vlores.
Gjate vitit akademik 2008-2009 jemi perballur me nje kontigjent studentesh te rinje te cilet ishin ne nje nivel te ulet ne krahasim me vitet e kaluara kur studenti hynte ne Universitet permes nje konkursi.

Shpresojme qe vendimi i Senatit te UV te merret ne konsiderate nga Ju dhe mos te arrijme ne bojkot te mesimin.


Ilir KANAJ
Pedagog
Departamenti i Drejtesise
Universiteti i Vlores
http://govlora.com/personel/ikanaj


From: Shkelqim Hajrulla <shajrulla@govlora.com>
Date: 2009/9/23
Subject: Mbi shqetesimet ne UV
To: mtafaj@km.gov.al

Pershendetje Zoti Minister, jam nje pedagog ne Universitetin e Vlores .
  Ju drejtoj Juve nje shqetesim timin personal por edhe te pjeses derrmuese te stafit akademik te Universitetit te Vlores, ne lidhje me urdhrin e dhene nga ana juaj per rregjistrimin e atyre studenteve te cilet jane shpallur prej jush si fitues ne kete Univeritet por qe nuk jane pranuar, ne baze te nje vendimi te marre nga ana e Senatit te ketij universiteti ne periudhen e simesrit te dyte.
Nuk eshte  e drejte qe te mos merren parasysh vendimet  e marra nga ky universitet per nje perzgjedhje te studenteve te cilet do te frekuentojne ambjentet e tij, ne menyre te  rritjes  se cilesise se ketij universiteti, e cilesise se diplomave qe nxjerr ky universitet, e njohjes dhe akreditimit te tij ne rrang nderkombetar.
Ju lutemi te mos na pengoni ne punen tone dhe te mos beheni pjese e lojes , per hir te se ciles meren edhe keto vendime absurde.
Perderisa ligji na e jep kete te drejte, ju pse na e mohoni?!
Dua t'ju bej me dije se ne rast se ju na detyroni qe ne te rregjistrojme me urdher tuajin keta studente, ne do te jemi te gjithe si staf i ketij universiteti ne protesta, dhe do jemi te detyruar te bojkotojme mesimin qysh diten e pare te fillimit te vitit akademik.
Per ne nuk eshte aspak dinjitoze te perfundojme me keto metoda me qellim arritjen e kerkesave minimale te nje universiteti, ndaj ju lutemi te mos na detyroni t'ju drejtohemi ne kete menyre per te zgjidhur ceshtje per te cilat hapesira ligjore na jep plotesisht te drejte.
Ne jemi te vendosur ne kete pike, dhe do ta bejme publik problemin tone edhe me tej.

Shpresojme qe ky problem te merret parasysh nga ju duke qene se eshte ne te mire te te gjitheve qe keto ceshtje te mos kalojne si rendom ne Shqiperi me shkelje kompetencash dhe te drejtash te vazhdueshme.

Me respekt Shkelqim Hajrulla


Eljona Zavalani

I nderuar Minister ne rradhe te pare me lejoni te shpreh urimet me te sinqerta per detyren e re.

Jam pedogoge ne Universitetin e Vlores ne Departamentin e Shkencave Kompjuterike dhe Inxhinjerise Elektrike.
Shpreh shqetesimin ne lidhje me perlasjen qe eshte krijuar midis institucionit te ministrise dhe Universitetit te Vlores.
Perkrah me bindje te thelle vendimin e senatit qe eshte marre ne mars te 2008. Kjo eshte nje perpjekje per te ngritur nivelin e arsimit qe keto
vitet e fundit le shume per te deshiruar. Universiteti eshte per ata qe duan te arsimohen dhe jo per ata qe duan te kalojne kohen.
Risite e ndermara nga Uiversiteti i Vlores kane nevoje per perkrahje, qe te ecim ne rrugen e duhur

Me shprese qe ka ardhur me ne fund koha per REFORMEN E SHUMPRITUR ne arsimin shqiptar, me lejoni t'ju uroj edhe njehere PUNE TE MBARE.

Me respekt!
E. Zavalani


From: Adriana Gjika <agjika@govlora.com>
Date: 2009/9/23
Subject: Virtus, Scientia, Veritas.
To: kryeministri@km.gov.al, sberisha@km.gov.al, mtafaj@km.gov.al, mtafaj@mash.gov.al
Cc: dtozaj@govlora.com

I nderuar Z. Kryeminister

I nderuar Z. Minister i Arsimit dhe Shkences.

Jam Adriana GJIKA, pedagoge e Universitetit "Ismail Qemali" Vlore. Ju shkruaj per te shprehur mbeshtetjen time ndaj Senatit te Universitetit tone ne lidhje me betejen e fundit qe po na duhet te zhvillojme me absurditetet e ndoca te paafteve qe akoma vegjetojne neper institucionet e shtetit. Ju lutemi, na ndihmoni ne kete perpjekje qe po bejme per hir te virtuteve, shkences dhe te vertetes. Ajo qe po bejme prej dy vjetesh eshte perditesimi i universitetit tone me standardet bashkekohore dhe nese deri tani nuk na keni ndihmuar, Ju lutem, mos na pengoni. Mbeshtes gjithashtu Rektorin tone ne te gjitha betejat qe i eshte dashur te beje deri tani dhe ju beje me dije, se vetem nje intelektual me formimin e tij, mund te sillte keto ndryshime ne universitetin tone. Ju sigurojme se po ecim ne rruge te mbare. Me respekt
A. GJIKA


 

From: Eliona Celoaliaj <elionac@govlora.com>
Date: 2009/9/23
Subject: Mbeshtetje per vendimin e Senatit te UV-se
To: mtafaj@mash.gov.al

Pershendetje z.Minister. Fillimisht po ju uroj per detyren tuaj te re,si Minister i Arsimit,ne Qeverine e re Berisha 2 dhe shpresoj vertet qe ardhja juaj te jete nje risi per arsimin shqiptar!
Me kete mesazh une paraqes mbeshtetjen time per vendimin e fundit te Senatit te Universitetit te Vlores per mos-pranimin ne te te studenteve me mesatare nen 6.

Eliona Naqo
Pedagoge e Gjuhes Italiane
Departamenti i Gjuheve Te Huaja
Vlore


From: Bledar Toska <btoska@govlora.com>
Date: 2009/9/22
Subject: Ne mbeshtetje te UV-se
To: mtafaj@mash.gov.al, mtafaj@km.gov.al

I nderuar Zoti Ministër,

 

Quhem Bledar Toska, pedagog i Departamentit të Gjuhëve të Huaja,  në Universitetin ‘Ismail Qemali’, Vlorë. Duke shprehur besimin tim dhe njëkohësisht urimin tim për zgjedhjen tuaj në detyrën e Ministrit të Arsimit, dëshiroj të parashtroj shqetësimin tim si anëtar i këtij stafi akademik.

E gjykoj të padrejtë neglizhencën e Ministrisë së Arsimit për të marrë parasysh një vendim të Senatit të UV-së, të maj 2008, i cili vendos si kriter pranimi në UV notën mesatare 6. Ky vendim i Senatit të UV-së, i bërë me dije më se një vit më parë në institucionet arsimore përkatëse dhe në përputhje me ligjet e arsimit të lartë nuk cenon aspak të drejtën dhe dëshirën e të rinjve për arsim të lartë. Ai përbën thjesht një kriter që shkon në një linjë me prioritetet e këtij universiteti dhe që duhet respektuar. Universiteti i Vlorës, i cili ka kohë që ka hyrë në një fazë transformimi të madh profesional dhe teknologjik, kërkon të përmirësojë nivelin e mësimdhënies dhe ta çojë atë drejt standardeve më cilësore. Standarde të tilla nuk mund të arrihen me studentë që nuk kanë mundur të sigurojnë rezultate minimalisht të kënaqshme në arsimin e mesëm. Përvoja jonë e deritanishme dëshmon që studentë të tillë e banalizojnë nivelin e mësimdhënies. Koha dikton kërkesa të tjera, koha kërkon cilësinë

. Nëse ky vendim i UV-së nuk respektohet, stafi i tij akademik është i vendosur të protestojë duke pezulluar mësimin dhe çdo aktivitet tjetër në UV.

Me bindjen se kjo kërkesë do të respektohet, ju uroj edhe një herë punë të mbarë.

Me respekt,

Bledar Toska


 

From: Mirela Çepele <mcepele@govlora.com>
Date: 2009/9/23
Subject: Ministrit te Arsimit,
To: mtafaj@mash.gov.al, dtozaj@govlora.com

I nderuar zoti Minister, ju urojme pune te mbare ne detyren e re!

Jam nje pedagoge nga Universiteti i Vlores. Shqetesimi i diteve te fundit per rregjistrimin e studenteve na ka sensibilizuar te gjitheve

Universiteti i Vlores  po perjeton nje ndryshim te madh cilesor ne procesin akademik, i cili ka nevoje per studente me nivel te cilet do te jene te afte te mbeshtesin te gjithe kete proces.

Une si edhe shume kolege ndaj mendimin se ne Universitetin e Vlores tashme eshte koha te hyjne studente cilesore qe te perballojne kerkesat e reja te ketij stafi akdemik. Synimet tona per hapjen e kurseve dhe degeve te reja, rritja e cilesise se mesimdhenies dhe te nxenit etj., kerkojne pa dyshim student me nje formim te shendosh parauniversitar.

Me respekt

 Mirela Çepele


Elenica Pjero  to mtafaj

I nderuar Zoti Minister,

Une jam Elenica Pjero, pedagoge prane Universitetit "Ismail Qemali" te Vlores. Duke perfituar nga rasti, deshiroj t'ju uroj per detyren tuaj te re dhe te shpreh disa mendime te miat ne lidhje me situaten e krijuar se fundmi.
Prej me shume se 10 vjetesh tashme, une jam perfshire ne fushen e mesimdhenies prane ketij universiteti, e jam impenjuar maksimalisht ne funksion te permbushjes se misionit qe vete profesioni yne na kerkon. Por, qe prej kohes qe une vete kam qene studente ketu e nga viti ne vit, me shqetesim kam konstatuar se cilesia e studenteve qe vazhdonin studimet prane universitetit, ishte ne rrenie. Nje fakt ky qe vazhdimisht na ka vene ne veshtiresi, pasi jemi perballur neper auditore me nje situate kontradiktore - nga njera ane perpjekjet tona maksimale per te permiresuar cilesine dhe metodat e mesimdhenies ne funksion te arritjes se nje produkti me cilesi sa me te larte per tregun, por nga ana tjeter nje realitet studentesh qe jo vetem nuk kerkonin kete por, perkundrazi te impononin nivele dhe metoda mesimdhenieje jo te deshirueshme dhe aspak te denja per nje institucion te arsimit te larte. E gjithe kjo, jo vetem qe kontribuonte ne rezultatin final, por ne fakt ka qene shume shqetesuese kur mendoje per ata studente qe vertet e meritonin te tille status, perpjekjet e te cileve ne nje mjedis aspak konkurrues nuk nxiteshin dhe motivoheshin me tej, perkundrazi.

Ne keto kushte, une personalisht, e kam vleresuar vendimin e Senatit te Universitetit tone, si vazhdimi i nje procesi te gjithe perpjekjesh qe po behen se fundmi tek ne, dhe kam besuar e vazhdoj te besoj se frytet e tij do te jene shume pozitive dhe te matshme.

Ndaj, i nderuar Zoti Minister, deshiroj ti bashkohem zerit te gjithe kolegeve te mi per t'ju drejtuar Ju me shpresen dhe besimin se do te merrni nje vendim qe do te jete ne mbeshtetje te se ardhmes, te zhvillimit dhe progresit.  

Me respekt,
Dr.Elenica Pjero
Pedagoge prane Universitetit "Ismail Qemali", Vlore.


From: Genci Zaka <gzaka@govlora.com>
Date: 2009/9/23
Subject:
To: kryeministri@km.gov.al, mtafaj@mash.gov.al, dtozaj@govlora.com

I nderuar z. Kryeministёr!
I nderuar z. Ministёr i Arsimit dhe i Shkencёs!
Sё pari dёshiroj t’Ju uroj suksese nё punёn Tuaj pёr tё çuar
Shqipёrinё tonё aty ku e ka vendin, pikёrisht nё gjirin e familjes sё
madhe europiane.

Sё dyti dёshiroj tё kёrkoja vёmendjёn Tuaj mbi atё qё prej disa ditёsh
ёshtё bёrё kryefjala e medias dhe opinionit mbarёshqiptar, pra pranimi
nё Universitetin e Vlorёs “Ismail Qemali” tё studentёve me mesatare mё
tё ulёt se 6. Reagimi i dhunshёm i disa personave, tё cilёt
pretendojnё tё  bёhen pjesё e kёtij institucioni me forcё e me sharje,
nuk sjell asnjё pёrparim pёr shoqёrinё tonё dhe kjo ёshtё provuar disa
herё (fatkeqёsisht) nё vendin tonё. Nga ana tjetёr, kur njё pjesё e
madhe e politikёs dhe Ju personalisht po bёni tё pamundurёn pёr tё
tёrhequr vёmendjen e perёndimorёve pёr hapat pozitivё qё ka bёrё
Shqipёria vitet e fundit, nuk besoj se reagime tё tilla tё kёtyre
personave, si dhe replikat e ashpra midis kёtij Universiteti dhe
Ministrisё sё Arsimit e tё Shkencёs pёr pranimin nё kёtё universitet
tё nxёnёsve me mesatare nёn notёn 6, do tё na jepnin njё notё pozitive
pёr tё pёr tё marrё edhe shqiptarёt tё drejtёn e hyrjes nё Europё.
Edhe ne, pra, si shtet, kemi nevojё pёr njё notё shumё tё mirё,
prandaj duhet tё bёjmё tё pamundurёn pёr t’ia arritur kёsaj.
Fatmirёsisht Ju z. Kryeministёr dhe njё pjesё e konsiderueshme e
ministrave Tuaj keni pasur fatin dhe kёnaqёsinё e tё qenit pedagog nё
auditoret e universiteteve tona, siç keni pasur dhe lodhjen e
shqetёsimet e vazhdueshme pёr njё ecuri sa mё tё mirё tё punёs. Vetё
z. Ministёr i Arsimit i kushtoi rёndёsi cilёsisё nё arsim duke u
takuar me pёrfaqёsues “tё 3 bankave bashkёfinancuese tё projektit
Cilёsi dhe Barazi nё Arsim”. E pra, dhe ne si Universitet nuk po
kёrkojmё asgjё tjetёr veç asaj qё kёrkon edhe z. Ministёr i Arsimit
dhe i Shkencёs, pikёrisht cilёsinё, pa tё cilёn mendoj se edhe
ministrisё pёrkatёse do t’i duhet tё ndryshojё emёrtimin, pasi pёr
“shkencё” as qё do tё bёhet mё fjalё, deri sa nё Universitete tё hyjnё
nxёnёs qё me zor mbarojnё shkollёn e mesme. Ne si pedagogё e kemi
diskutuar shpesh kёtё fakt dhe nё shumё raste e kemi tё pamundur tё
ecim paralelisht me ata studentё qё vёrtet kёrkojnё tё arrijnё nё
majat e dijes dhe atyre qё thjesht duan tё arrijnё njё bregore pёr tё
mos u mbytur aku ku janё.
Demokracia kudo konceptohet si liri e individit dhe institucionit pёr
tё respektuar ligjin dhe jo pёr ta shkelur atё. Prandaj do tё shihja
si mjaft tё arsyeshёm faktin e respektimit tё vendimit tё Senatit tё
Universitetit “Ismail Qemali”, deri sa ai ёshtё nё pёrputhje me ligjet
nё fuqi e tё mos merren vendime arbitrare pёr interesa shumё tё
ngushta aktuale.
Mendoj se Europa fillon te Arsimi dhe gjendet nё Universitetet tona,
ne thjesht kemi detyrimin ta pёrhapim nё tё gjithё Shqipёrinё.
Me besimin se zgjidhja do tё jetё e shpejtё, Ju uroj edhe njё herё
punё tё mbarё!
Me respekt
GENCI ZAKA
Lektor nё Departamentin e Gjuhёve tё Huaja
nё Universitetin “Ismail Qemali” Vlorё.


Rezarta Petani

Pershendetje Z. minister !

Ju urojme suksese ne detyren e ministrit te Arsimit !

Jam  pedagoge ne Departamentin e Infermierise Vlore. Ne pedagoget e Departamentit te Infermierise mbeshtesim vendimin e senatit akademik te UV per te mos rregjistruar studente me note mesatare nen 6. Ne degen tone jane rregjistruar 192 dhe kane ngelur pa u rregjistruar nga mesatarja vetem 32. Shpresoj dhe uroj qe ju te mbeshtesni kete vendim si nje sfide per rritjen e cilesise ne universitetin tone.

Me respekt
Rezarta Petani


2009/9/23 Lorenc Prifti <lprifti@govlora.com>

I nderuar zoti minister urime te perzemerta per detyren e re.

Jam Lorenc Prifti antar i departamentit te shkencave humane,dhe si pjese e ketij universiteti dua te shprej papajtushmerine time me qendrimin qe ka mbajtur institucioni juaj ne lidhje me vendimin e senatit te UVse,aq me teper na shqetson fakti qe mediat dhe ministria juaj i drejtohet personalisht rektorit te universitetit si pergjegjes per kete vendim,gje qe eshte e padrejte pasi  ai vendim eshte mare nga nje organ kolegjial sic eshte senati i universitetit dhe jo rektori.

me respekt
Lorenc Prifti


Lorenc Prifti

Pershendetje zoti prof. doktor Sali Berisha,ju uroj perzemersisht per kontributin qe ju keni dhene per zhvillimet e fundit progresive ne vendin tone,jam Lorenc Prifti pedagog i universitetit te vlores departamenti i  drejtesise,dua tju ve ne djeni se ne universitetin tone jane bere disa perpjekje dhe tentativa nga ana e minisrise se arsimit dhe shkences per te penguar ecurine dhe mbarevajtjen e universitetit tone.nje nga kto pengesa eshte edhe qendrimi iponues i ministrit te arsimit per regjisrimin e studentave me mesatare nen 6,duke mare parasysh se ne si UV kemi nzier nje vendim nje vite me pare qe e ndalon rekrutimin e ketyre maturanteve ne UV. Kte vendim ja kemi komunikuar ministrise nje vite me pare e cila reagon ne menyre te papershtatshme ne kto momente duke iu kundervene personalisht rektorit per nje vendim te senatit,gje qe nuk eshte as morale as fisnike nga ana e ministrise.Ju kerkoj zoti kryeminister te nderhyni ne menyre urgjente per te ndaluar sulmet e ministrise se arsimit dhe shkences ndaj universitetit tone.

Me respekt
LORENC PRIFTI


Xhiliola Agaraj to mtafaj

 

I Nderuar zoti Minister

Une qe po ju shkruaj jam Xhiliola Agaraj pegagoge prej shume vitesh prane Universitetit “Ismail Qemali” te Vlores. Jam e lidhur me  Universitetin e Vlores qe prej vitit 1994 ku  fillova studimet, dhe u emerova pedagoge prane ketij Universiteti me perfundimin e studimeve te larta.

E permend kete fakt sepse kam perjetuar nga afer te gjitha ndryshmet qe kane ndodhur ne kete Universitet. Ndryshimet qe po ndodhin aktualisht me bejne te ndihem me dinjitoze kur pergjigjem qe jam pedagoge prane ketij Universiteti. Cilesia ne mesimdhenie, korrektesia, kualifikueshmeria, dhe shmangia e korrupsionit, te cilat kane ekzistuar dhe me pare ne kete Universitet, tani jane drejt masivizimit.

Une personalisht e kuptoj pozicionin e kandidateve te shpallur student, dhe ndjej keqardhje per ta, por kjo jo per fajin tone. Ne faqen e pare te websitet te Universitetit te Vlores prej kohesh kane qene te shpalluara kriteret e pranimit te studenteve ne Universitetin e Vlores, kritere te shpalluara me vendim senati.

Eshte kusht I nevojshem  perpjekja e bera nga ne per te qene ne nivelin maksimal kur dalim para auditorit, por jo I mjaftueshem per te realizuar nje ore cilesore kur kemi te bejme me studente te cilet nuk kane nivelin e duhur sepse kete nuk ua ofron  mesatarja.

I nderuar zoti Minister shpresoj dhe besoj ne bashkepunimin tuaj per te zgjidhur kete situate shqetesuese qe ka perfshire te gjithe stafin e Universitetit “Ismail Qemali” te Vlores.

Me respect
Xhiliola Agaraj
Pedagoge prane Universitetit "Ismail Qemali" Vlore


Marsela Harizajto mtafaj

I nderuar Z. Minister i Arsimit dhe Shkences.

Jam Marsela Harizaj, pedagoge ne Fakultetin e Shkencave Humane, ne Universitetin "Ismail Qemali" Vlore. Ju shkruaj per te shprehur shqetesimin ndaj situates dhe mbeshtetjen time ndaj Senatit te Universitetit tone. Perpjekjet tona jane per ngritjen e cilesise. Ju lutemi, na ndihmoni ne kete perpjekje qe po bejme per hir te virtyteve, shkences dhe te vertetes. Prej dy vjetesh po perpiqemi te arrijme standarte te munguara te nje mesimdhenie bashkohore per t'u akredituar.

Shpreh edhe nje here mbeshtetjen time ndaj vendimit te senatit dhe duke ju uruar suksese ne deyren e re mbetem me besimin ne zgjidhjen e situates.

Me respekt
Marsela Harizaj
Pedagoge e Gjuhes Angleze
Departamenti i Gjuheve te Huaja


Prof.As.Jorgo Mandili

Universiteti i Vlores ne udhekryq :  ‘’Quo Vadis’’?

 

Zhurme, disinformime, keqkuptime, moskuptime, inate, kercellitje dhembesh, arrogance, e-mail  kercenuse, presione, firike, telefonata anonime vazhdojne pambari nga pushtetare, gazetare, individe te caktuar, grupe interesi e gjithfarellojesh zuzaresh e rrugecerish politike, institucionale  e mediatike  te pakenaqurish, te koruptuarish dallaveraxhinjsh e sekseresh sikur ne jemi kriminele dhe jo nje institucion akademik I cili perpiqet me te gjitha resurset e veta potenciale intelektuale e materiale qe ta transformoje  UV ne nje Universitet modern . Universiteti  yne per here te pare funksionon si nje universitet perendimor. Menyra se si behen rregjistrimet, kodet e lendeve, kreditet, programet mesimore (sistemi informativ i Universitetit te Vlores (SIUV  klikoni dhe shikoni)  programet e reja mesimore, referencat e teksteve, aktivitetet shkencore ne rritje, buletinet e revistat shkencore me ISSN ndrkombetare, koferencat nderkombetare te organizuara nga UV etj na dallojne se tepermi nga universitetet e tjera te vendit. Ne kemi arritur dicka teper ambicioze me gjithe keto ndryshime,  administrative dhe teknike. Dhe te gjitha keto ndryshime, fale punes se palodhur, neteve pa gjume, energjive te pashtershme aftesive te vecanta intelektuale, vizionit  liberal amerikan, pervojes shumevjecare ne Universitetet amerikane te rektorit te ketij universiteti, prof Shaskes,  mobilizimit dhe mbeshtetjes se fuqishme te pjeses me progrsiste te stafit akademik dhe te studenteve. Kjo ndoshta  i shqeteson dhe i le pa gjume te gjithe ate fare ‘’ushtrie’’ te permendur me larte. Eshte gjithe kjo ushtri qe me mbeshtetje e disa mediave televizive dhe te shkruara ku flamurin e mban “TV Klan”, “ORA NEWS” dhe gazeta “Koha Jone” qe disiformuan opinonin publik, qe tallen me prinderit  dhe nxenesit e dobet jo se u dhimbsen, jo se kerkojne zgjidhje per ta, jo se mendojne per arsimin e larte, por thjesht per perfitime dhe intertesa klanore  , politike apo personale

Ligji i Arsimit te Larte abandonohet, kerkesa e senatit te UV qe  perpare nje viti anashkalohet dhe nderkaq  kerkohet  rregjistrimi me force, shkarkimi i rektorit pushimi i pedagogeve qe e mbeshtesin. Nuk permendet qe MASH me ne krye Znj Elida Hoxha  gjithmone ka punuar kunder UV si per programet e reja, per kuotat, per mjediset, per mesataren, per kampusin e ri, per doktoraturen e matematikes, per masterat etj, ne nje kohe qe universitetet e tjera dhe sidomos ato private marrin me lehtesi te cuditshme cfare u duhen.   Perse perdoren dy standarte nga MASH dhe vecanerisht nga znj Elida Hoxha ?

Po cfare ndodh ne te vertete ne UV? Perse eshte ngritur ne kembe gjithe kjo fare “ushtrie ”  institucionale  e mediatike kunder Rektorit, pedagogeve, senatit e rektoratit?

Mos valle u dhimbsen nxenesit apo prindrit e tyre ?Mos valle shqetesohen per standartet e arsimit te larte, mos valle jane me shume  patriote  nga ne qe punojme nate e dite per t’a transformuar UV, ne nje universitet modern, mos valle i ha meraku  qe diplomat ne universitetet tona merren kot?Jo ,aspak!Ne te gjithe deklarimet e MASH-it dhe te mediave qe e mbeshtesin nuk permenden fare standartet akademike, niveli shkencor,
por vetem masivizimi,  populizmi: dy arsyet kryesore qe po e shkaterrojne dhe ate cka mbetur nga arsimi i larte.
Edhe armiku me i madh  Shqiperise do t’ua kishte zili metodat dhe format qe perdorin keta lloj njerezish per te frenuar, denigruar e sabotuar ecurine e ketij universiteti I cili brenda nje kohe shume te shkurter u transformua ne nje institucion bashkekohor.

Por, arsyeja e vertete e ketij mllefi poliedrik e dirigjuar nga nje mentalitet kanunor, tribal, inatcor, kriminal eshte se ngjarjet e diteve te fundit ne UV nxorren ne shesh nje problem qe te gjithe dine: shtet, -pushtet,   media , qe te gjithe e peshperisim neper tavolina; prinderit, mesuesit, nxenesit e studentet , e cdo njeri ne Shqiperi dhe jashte saj, por qe bejne sikur ne e dine dhe nuk  e shikojne.
Problemi eshte qe arsimi parauniversitar ne pergjithesi dhe ai universitar ne vecanti jane bere per te vene duart ne koke , per te vene kujen .

Kete e vertetoi  e gjithe zhurma e diteve te fundit  per mos rregjistrimin e studenteve me mesatare poshte 6 sipas nje vendimi te drejte, te bazuar  ne Ligj, te senatit te UV. Ky vendim i nxorri ’’petet lakrorit’’  te gatuar nga qeverite e majta dhe te djathta per arsimin gjate ketyre njezet vjeteve

Arsimi i Larte  mbledh ato cfare i dergon arsimi parauniversitar gjendja  e te cilit pertej fasades digitale me ‘’salla kompjuterash e me internet’’ sidomos ne zonat rurale eshte ne gjendje te mjeruar: shumica e nxenesve nuk dine te shkruajne emrin e tyre, pa le te flasesh per formimin e tyre intelektual e shkencor. Skema e tanishme e pranimit ne universitete ka deshtuar plotesisht. Asnje ndryshim cilesor nuk ka arritur.
Perse vazhdohet te harxhohen para, mund,  energji, kohe  me te famshmen  “ Merite – Preference” kur dyert  e universiteteve jane te hapura edhe per nxenesit qe mbarojne gjimnazin me korespodense edhe per ata ngeles. Kjo skeme e paligjshme shkel te drejtat e njeriut:  ne vend te Komitetit Ekzekutiv qe i caktonte se ku do te shkonin maturantet , tani kemi nxjerre komitet ekzekutiv te sofistikuar qe quhet APRIAL. Kjo skeme eshte ne kundershtim me te drejtat e IAL te cilat me ligj kane te drejten te pranojne studente sipas kritereve qe vendosin ata. Kjo skeme pengon konkurencen midis universiteteve .
Ajo favorizon vetem universitetet private pas te cilave sic thone gojet e liga qendron  nje politikan.Larg qofte po te jete keshtu  se dihet pastaj fati I universiteteve publike!
Prandaj kjo skeme duhet flakur sa me shpejt.Shpresojme tek Ministri i ri i Arsimit i cili me vizionet e tij perendimore njihet  si  reformator .  
 Z.Minister!
Ne perfundim te gjimnazit, pervec pasigurise se vertetesise se notes, kontigjenti i  nxenesve del edhe gjithe pretendime per te vazhduar se s’ben studimet e larta. Shume mire.Por hyrja ne universitet duhet te kete disa kritere.Te forta madje!
Ju i dini me mire nga une ,kriteret qe vendosen ne universitetet prestigjoze, por le te mos krahasohemi me ta. Vende te tilla si Kenya, Singapori apo Zambia ku ne Web-site te universiteteve te tyre vihet re se nuk pranohen ne fakultete studente qe kane dale me mesatare te ulet ne mature.
Mesatarja shfaqet ne shumicen e Universiteteve  si kriter pranimi edhe ne vende te tilla si Sllovenia.
Pra gjithkund synohet cilesia , jo sasia.Dyndje studentesh te dobet neper universitete shkaterojne  perfundimisht vleren e diplomes dhe coroditin masivisht tregun e punes.
Ne universitete duhet te shkojne nxenesit me mesatare te larte nga shkolla e mesme sepse eshte humbje e madhe kohe e energjish te perpiqesh ne universitet te mesosh nxenes qe nuk dine te lexojne apo shkruajne mire.Nga ana tjeter keta studente i zene vendin nje studenti qe e meriton , por kryesorja, keto jane nje faktor psikologjik negativ  per studentet cilesore te cilet jane te detyruar te marrin mesime te nivelit te nje shkolle fillore.
Jo cdo njeri mund e duhet te shkoje ne universitet .Perse MASh, nuk hap shkolla te larta per profesione te ndryshme ku nxenesi i dobet mund te behet nje hidraulik, elektricist,  mekanik, i shkelqyer dhe do te ndihet mire edhe me veten edhe me shoqerine se sa te thyeje xhamat per t’u rregjistruar me zor ne universitet.
A mund te rregjistrohet njera prej atyre vajzave me mesatare poshte gjashtes e trukuar si per shfaqje cirku kur ju pergjigj gazetares  te TV lokal e indinjuar: ‘’Une jam nje vajze moderne, qe kam shume endrra ne sirtar dhe ju nuk mund te me pengoni te realizoj endrrat e mia, sepse une jam vajze me bote dhe me shume miq e shoke dhe kam te drejten time, sepse studentet bejne jete te bukur dhe une dua te jete bukur, pse cfare kam une qe te mos bej jete te bukur’’?Sigurisht nuk mund te presesh me shume nga nje student me mesatare gjimnazi  5.1.   Perse duhet te fitoje te drejten e studimit kjo vajze, kjo bartese e handikapateve te formimit leksiko- logjik .Apo qe neser ta  shohim ne parlament dhe te marre  vendime per arsimin?!

Zoterinj te nderuar!
Universitetet publike mbahen ne kembe me parate e taksapaguesve.C’kerkoni ju te pergatisim ne? Njerez me formim te dyshimte per shtetin dhe popullin ? A po mos valle shteti i kerkon te tille?
Na i thoni qe ta dime si te veprojme. Por jo te na detyroni me arogance, frike, nenshtrim, urdhera e presione te gjithfarellojshme. Perse ,me patjeter duhet te rregjistrohen? Fundja le te rregjistrohen ne universitete te tjera qe kane nevoje per studente dhe problemi zgjidhet  .

Ne kohen qe vendimi i senatit te UV jep mesazhin qe ne UV diplomat nuk merren kot dhe kur ne prisnim qe kjo perpjekje pozitive te UV, sado e vecuar ne kuadrin e arsimit te larte, per te vendosur nje barriere potenciale, per nje nivel cilesor te atyre qe shkojne ne Universitete, te vleresohej, dhe perkrahej nga MASH, MEDIA dhe universitete te tjera te vendit si nje veprim pozitiv ne perputhje me nenin 33 te Ligjit te Arsimit te Larte, ju kerkoni te na ’’kryqezoni’’ dhe Rektorin ta  ’’digjni’’ ne turen e druve  si ’’heretik“ si antikonformist, i cili nuk pranon te zbatoje urdhra qe jane ne kundershtim me ligjin, se nje intelektual i guximshem eshte i fort dhe kete force ja jep DIJA. Ju kujtojme se ne Rilindjen Europiane lejmotivi i intelektualeve ishte DIJA ESHTE FORCE ne kundershtim me mesjetaret sipas te cileve BESIMI ESHTE DIJA BAZE.
Por pavarsisht ketyre ne ndjehemi te vleresuar kur degjojme shume qytetare e intelektuale, kur lexojme me dhjetra e-mail-e  qe na mbeshtesin dhe qe thone
 ’’Bravo u qofte ’’ se Universitetet u bere me keq nga Fillorja .
Desha te vecoj ketu gazetaren Edlira Gjoni te “Tirana Observer“ dt 23 shtator e cila thekson “: Mu  duk i guximshem dhe i drejte vendimi i UV per te mos rregjistruar ne deget e tij studente me mesatare poshte gjashtes. Madje mu duk i vonuar ky reagim ne emer te CILESISE. Por atij vendimi qe iu kundervune pa asnje  argumentimi kandidatet per studente, i erdhi menjehere kunder edhe MASH. Per fat te keq!
Z. Minister!
Kur nje  nxenes eshte i paafte  te shkoje me mendte e veta deri tek pesa ne gjimnaz si ka mundesi te pretendoje qe te pranohet ne Universitet per tu diplomuar si : avokat, gazetar, psikolog, matematikan, fizikan, apo inxhinjer? E ne vend qe te frenohet coroditja e tregut te vlerave , te te nxenit ajo po nxitet akoma me shume, kur ne menyre zyrtare kandidatet per student poshte gjashtes  inkurajohen nga drejtoresha famekeqe e MASH-it znj Elida Hoxha se do te rregjistrohen me patjeter  neper fakultetet ku jane shpallur fitues.
MASH dhe ato Mediat  servile duhet te mesohen te mos bejne presione, kercenime , ”prerje kokash”  se vendimi i marre nuk eshte deshire subjektive e nje Rektori, por nje vendim kolegjial i nje senati me nje ndergjegje civile qe kerkon ti thote STOP- karton diplomave pa vlere, i mbeshtetur nga nje staf akademik ne unitet mendimi dhe veprimi kur vjen fjala per cilesine dhe pavaresine akademike.
Keto jane parimet themelore te edukimit universitar te parashtruara ne ligjin e Arsimit te larte, te miratuara ne Parlamentin Shqipetar dhe ne do t’i mbrojme me cdo kusht keto parime me fanatizem  se Universiteti nuk eshte prone e MASh-it , por e popullit qe paguajne taksa per te arsimuar femijet e tyre dhe per t’i pajisur ata me Diploma qe te konkurojne me sukses si brenda ashtu dhe jashte Shqiperise. Dhe kushtet  ne i kemi plotesuar.Reforma qe eshte bere ne administrate dhe sistemin  informativ te UV  ka realizuar nje  eficence  ku Universiteti i Vlores  funksionon si nje Universitet Amerikan.Cdo student ka transkriptin e vet, merr informacion per orarin, programin, syllabuset,        konsultat, qendren tutoriale,notat per 48 ore , per gjthcka qe i duhet.Kjo reforme kuptohet qe e beri  administraten me efikase e me kosto me te ulet. Ky sistem  dhe disa masa institucionale i lane me gisht ne goje disa seksere,  apo pedeagoge  e dallaveraxhinj te cilet e kishin kthyer UV ne qender biznesi.  Studentet u cliruan nga “gjobat e majme”te disa  pedagogeve te cilet tashme bejne edhe peticione per heqjen e rektorit.  Ky sistem largoi edhe shume te tjere te cilet me nderhyrjet e tyre ,miqesite e farefisnite  merrnin Diploma kot.  Atehere si mendoni Ju nuk mund  te ngjalle reaksion nje ndryshim i tille i cili coi ne minimizimin e korrupsionit dhe ne cvegjetimin  intelektual te disa pedagogeve apo punojesve qe nuk u pergjigjeshin dot ndryshimeve te tilla.  Per here te pare ne universitetin e Vlore u organizuan kurset verore per studentet, te cilet eleminuan vjeshten  dhe provimet e mbartura qe  ishin bere ”gangrena” e UV ose arena e pazarlleqeve per te marre provimet me para. Kuptohet se te gjitha keto ndryshime kane irrituar dhe irritojne te gjitha ate ”ushtri” qe kemi permendur me larte, sepse gjithe ketyre njerezve  ju prene te gjitha lidhjet dhe aksesi per te futur hundet ne Universitet.  Per here te pare pas 15 vjeteve  u be promovimi stafit me rigorozitetin me te larte sipas ligjit te Arsimit te Larte.Edhe kjo ishte nje arritje e papare per UV e cila me siguri ka irrituar ata pedagog te cilet per nje kohe te gjate vetem kane vegjetuar ne UV dhe s’kane bere asnje perpjekje per kualifikimin e tyre.
Atehere me te drejte pyesim? A duhet t’i pritet koka rektorit per te gjitha keto ndryshime dhe arritje? Pavarsisht se cmendon znj. Elida Hoxha, senati vendosi  qe mbi bazen e ketyre arritjeve kishte ardhur tashme koha per CILESINE. Prandaj si fillim vuri mesataren 6 duke lene hapur problemin per vitin tjeter per te vendosur per nje mesatare mbi shtate.

Keto jane argumentat tona qe besoj. Znj.Elida Hoxha duhet t’i gjeje te arsyeshme.Ne qoftese ju znj. Elida keni “argumenta te tjera” pervec kokfortesise tuaj dhe dashakeqsise ndaj UV  dhe pretendimit  se meqenese ketyre studenteve u ka dale emri ne gazete dhe me patjeter te rregjistrohen – dhe per kete ju kembengulni sepse e kuptoni qe kete katrahure e keni bere ju personalisht per neglizhence apo per paaftesi, por nderkaq  nuk keni guximin te kerkoni falje ose te gjeni nje rruge per ta zgjidhur.
Rruga eshte e thjeshte dhe mund tjua tregojme ne. Te gjithe ata studente te perpunohen me formularin A3 per ne universitete te tjera te cilet kane nevoje per studente, pervec UV. Ne rast te kundert ne qofte se ju do te vazhdoni te perdorni forcen apo te nxitni nepermjete mediave dhe gazetave studentet qe te pushtojne UV,  atehere dijeni se ju do te perballeni me nje bojkot total derisa problemi te zgjidhet.
Por ne shpresojme dhe besojme tek Profesor Tafaj i cili kete problem e gjen te mbartur nga paraardhesit.Per me teper, ne keto vitet e ardhshme kemi shansin te drejtohemi nga nje akademik qe e njeh me imtesi universitetin dhe Arsimin e Larte dhe qe tregon perkushtim e kujdes te vecante per djemte e vajzat  shqiptare qe kane mbaruar jashte vendit,  te cilet duke sakrifikuar edhe  interesat e tyre  personale me kontributin e tyre intelektual po tregojne se edhe ne Shqiperi ka mundesi qe nje universitet te ndryshoje. Shembulli me i mire per kete eshte UV, shembull i  cili duhet te perqafohet nga te gjitha universitetet e vendit.

Prof. As. Jorgo Mandili

Departamenti i Fizikes UV

 

 


From: Besjana Osmenaj <bosmenaj@govlora.com>
Date: 2009/9/24
Subject: I nderuar zoti Minister
To: mtafaj@km.gov.al

I nderuar zoti minister Tafaj, 

Ju uroj suksese per detyren tuaj te re, si drejtues i institucionit qe vlereson eliten, rrit virtytin, dhe njeh kompromisin. 
Une qe po ju shkruaj jam nje nder pjesetaret e stafit akademik te Universitetit te Vlores, qe momentalisht ndodhem jashte Shqiperise ( Poloni), per nje konference shkencore,ne te cilen mora pjese aktivisht me material shkencor.   Dua t'ju pershkruaj me pak fjale se cfare po shoh. 

Njerez te thjeshte ne pamje , qe te "mbysin" ne konkurrencen e dijes. Nuk kane meshire nese je me i vogel apo fillestar ne dijet e tua, Kjo eshte bota e shkences dhe dijes. Jam e bindur se ju e dini me mire se une. Kur i bashkohesh ketij grupi ke nevoje te mbijetosh. Kisha nevoje ta shihja vertet me nga afer boten e vertet te shkences dhe krahasuar me ate qe kerkojme te ngreme, e kemi te nevojshme kriterin e perzgjedhjes se studentit.
Para dy vitesh kam qene ne nje nga televizonet Shqiptare, ku ju ishit i ftuar se bashku me Profesor Tanush Shaska. Une isha ne grupin e studenteve te perzgjedhur te UV, diku aty perballe jush. Por si ato grimcat e reres nuk dallohemi ose me sakt nuk dalim ne dukje. Ju nuk mund ta kuptoni dot sa i nderuar ndihesh kur ke para vetes individ te cilet i sheh si idhuj, prej te cileve ndien sigurine qe kuptojne linjen  e arsyes dhe te se drejtes. Pas dy vitesh realizohet nje nga endrrat e mia, te behem pjese e nje grupi ku ricelin ide, nuk ka shtypje nga mase e madhe injorance. 
E cuditshme, nje jave me pare isha duke degjuar te gerthitura anormale te nje turme nxenesish, qe "pretendojne" te behen student. Jam vertet e indinjuar tani qe po i kujtoj, sepse e perjetova ate situate. Mendoj ata njerez nuk kane as principet me normale morale per te qene student, duke perfshire dhe mesataren e tyre.
Po ju drejtohem me termin Profesor Tafaj,
ju keni si pergjegjesi morale ti jepni nje zgjidhje te arsyeshme kesaj situate. Eshte me se normale qe dhe me studentet nuk mund te tallemi. Por Universiteti i Vlores besoj kushtet i ka prezantuar shume kohe me pare.

Rruget e dijes po na hapen. Te mos i perbaltosim.

Besjana Osmenaj
C308


From: Valbona Gjini <vgjini@govlora.com>
Date: 2009/9/24
Subject: Mbi rregjistrimin e studenteve nen mesataren 6
To: mtafaj@mash.gov.al

 

I nderuar z.Minister!

Une jam Valbona Gjini pedagoge prane Universitetit "Ismail Qemali" te Vlores dhe shpreh mbeshtetjen time per vendimin e Senatit per mospranimin e studenteve nen mesataren 6.

Ky vendim i Senatit qe ne momentin qe eshte marre eshte mireprituar nga ana ime sepse ne disa vite pune prane Universitetit te Vlores (qe nga 2002) une ashtu si dhe shume pedagoge te tjere i kam ndjere problemet qe sjell prania e ketyre studenteve ne auditor.

Kemi besim qe ju do te na mbeshtesni ne perpjekjet tona per nje universitet sa me cilesor dhe bashkekohor

Me respekt
Valbona Gjini


From: Arjeta Mullai <mullai@govlora.com>
Date: 2009/9/22
Subject: Universiteti i Vlores
To: mtafaj@km.gov.al

 

Pershendetje Zoti Minister!
Jam nje nga pedagoget e Universitetit te Vlores qe kundershtoj vendimin tuaj per regjistrimin e studenteve me mesatare 6 (gjashte) .
Vendimi juaj eshte ne kundershtim me ligjet e shtetit Shqiptar,sepse nga ligji arsimit te larte universiteti ka te drejte te vendosi kritere shtese per pranimin ne universitet te studenteve te rinj .
Vendimi nga senati universitetit te Vlores eshte marre qe para nje viti dhe nuk ka vend per keto lloj diskutimesh.
Ne do mbeshtesim vendimin e senatit deri ne
BOJKOT  te mesimit.
Me respekt
Arjeta Mullaj


Matilda Levani to mtafaj

 

I nderuar Z.Minister!

Se pari deshiroj t'ju uroj ne detyren e re. Jam e bindur se nen drejtimin tuaj reformat ne sistemin e arsimit shqipetar dhe kryesisht ne arsimin e larte do te jene shume eficente dhe efikase.

Une jam Matilda Levani  dhe prej  (9)nente vitesh jam pedagoge prane  Universitetit "Ismail Qemali" te  Vlores.Me keqardhje konstatoj qe me kalimin  e viteve cilesia e maturanteve qe i jane ofruar universitetit ka ardhur duke rene .Nisur nga kjo , mbeshtes Vendimin e Senatit ,pasi mendoj se cdo perpjekje behet pikerisht per te ndryshuar kete realitet.

Pranimi maturanteve me mesatare ne noten 6  ne universitet, do te ishte me kosto te larte jo vetem per te , por edhe per shoqerine ne pergjithesi, pasi kerkesat ne tregun e punes kerkojne cilesi. Sot eshte pikerisht momenti per te folur per te.

Kam bindjen se ju do te na perkrahni ne rritjen e cilesise se universitetit tone , qe per ne eshte shume me teper se kaq.

Me respekt
Matilda Levani

 


From: Evelina Bazini <ebazini@govlora.com>
Date: 2009/9/22
Subject: mendim per mesataren 6
To: mtafaj@km.gov.al, shaska@govlora.com

I nderuar Z. Minister,

Jam pedagoge e Fakuletit te Ekonomise, Universiteti “Ismail Qemali” dhe doja t’ju beja prezente mendimin tim ne lidhje me regjistrimin e kantidateve me mesatare nen noten 6.

Universiteti yne eshte nje universitet i cili po ben perpjekje serioze per te ecur perpara dhe ka hyre ne nje rruge reformash te cilat nder te tjera synojne edhe rritjen e cilesise. Vendimi i Senatit te UV i sherben ketyre reformave prandaj edhe une e mbeshtes ate.

Me respekt

Evelina BAZINI


 

From: Adriana Gjika <agjika@govlora.com>
Date: 2009/9/23
Subject: Virtus, Scientia, Veritas.
To: kryeministri@km.gov.al, sberisha@km.gov.al, mtafaj@km.gov.al, mtafaj@mash.gov.al
Cc: dtozaj@govlora.com

 

I nderuar Z. Kryeminister
I nderuar Z. Minister i Arsimit dhe Shkences.


Jam Adriana GJIKA, pedagoge e Universitetit "Ismail Qemali" Vlore. Ju shkruaj per te shprehur mbeshtetjen time ndaj Senatit te Universitetit tone ne lidhje me betejen e fundit qe po na duhet te zhvillojme me absurditetet e ndoca te paafteve qe akoma vegjetojne neper institucionet e shtetit. Ju lutemi, na ndihmoni ne kete perpjekje qe po bejme per hir te virtuteve, shkences dhe te vertetes. Ajo qe po bejme prej dy vjetesh eshte perditesimi i universitetit tone me standardet bashkekohore dhe nese deri tani nuk na keni ndihmuar, Ju lutem, mos na pengoni. Mbeshtes gjithashtu Rektorin tone ne te gjitha betejat qe i eshte dashur te beje deri tani dhe ju beje me dije, se vetem nje intelektual me formimin e tij, mund te sillte keto ndryshime ne universitetin tone. Ju sigurojme se po ecim ne rruge te mbare.
Me respekt
A. GJIKA

 


Ne mbrojtje te kauzes UV- C I L E S I S E

Te gjitha reformat dhe ndryshimet qe jane realizuar ne U.V te tilla si ne administrate, sistemin informativ, programet , promovimet, vleresimet e dijeve, kurset verore, marreveshjet me universitetet perendimore, mobiliteti i pedagogeve neper universitetet amerikane e europiane kane pasur si synim te vetem pergatitjen e infrastruktures administrativo –teknike per hedhjen e nje hapi tjeter te madh ne rritjen e CILESISE te mesimdhenies e punes shkencore ne universitet.Ketij synimi i sherben edhe vendimi i Senatit te U.V per te pranuar ne universitet studente me mesatare mbi noten 6.
“Senati akademik eshte organi kolegjial vendimarres qe percakton politikat e zhvillimit te te gjitha aktiviteteve te ketyre institucioneve”(Ligji I Arsimit te Larte –Neni 14/1)
Dhe ne po kete nen, pika 2 vlereson se Senati Akademik: vlereson, garanton dhe mban pergjegjesi per sigurimin e brendshem te cilesise ne institucion , ne perputhje me standartet shteterore.
Kunder ketij ligji del me nje guxim te papare Znj.Elida Hoxha- drejtoresha e Arsimit te Larte  e cila  nxit, irriton  dhe i hedh  ne proteste studentet kunder UV . Eshte kjo zonje e cila nuk e ka marre fare parasysh vendimin e senatit te  derguar nje vit me pare. Eshte po kjo drejtoreshe e cila me arrogance dhe force kerkon te rregjistroje ata studente te cilet me mesataren qe kane cdo gje mund te behen: drejtor policie, deputet, politikane, kryetar bashkish, kryetar komunash, doganier, kryetar partish, keshilltare te cdo institucioni, por vetem mesues informatike, matematike, fizike, inxhinjerie, menaxher etj nuk mund te behen. Neqoftese standarti  cilesor i studentit matet me ata te paret atehere per  ta  mund te hapet nje universitet  i ri per keta lloj kuadrosh. Dhe sic dihet hapja e nje universiteti ne Shqiperi eshte me e lehte se hapja e nje kioske  .
Arsimi i Larte ka nje mision fisnik dhe kushdo qe e paguan ate nuk meriton aspak respektin e shoqerise, se ciles i sherben  Arsimi i Larte.
Respekt meritojme ne, respekt meriton senati, respekt meriton Rektori qe sebashku me gjithe stafin akademik te UV luftojne per te siguruar CILESI  dhe vetem CILESI.
Dhe ne do te luftojme me te gjitha mjetet demokratike per te mbrojtur kauzen e U.V-CILESINE, sepse jemi ne perputhje me Ligjin e Arsimit te larte, jemi ne koherence me prioritetin e qeverise per Arsimin e Larte qe kerkon specialiste qe t’a njohin shume mire fushen ku studiojne dhe te kene fituar aftesi te mjaftueshme per t’i perdorur keto njohuri me kompetence ne sherbim te shoqerise dhe taksapaguesve shqipetare.

Kush na ka konfliktuar me kete synim?Vetem Znj.Elida Hoxha, e cila vazhdimisht ka krijuar konflikte te vogla e te medha me U.V si me programet e shkollimit ashtu edhe me vendimet e fundit.Atehere perse kjo zonje lejohet akoma nga MASh-i - te dale e te justifikohet ne vend qe te jape doreheqjen .

Me se fundi ju bejme me dije se neqoftese do te insistohet rregjistrimi me force i atyre studenteve , shumica e te cileve kane mbaruar gjimnazin me korrespodence, ne totalisht do te bojkotojme mesimin duke qene plotesisht dakort me Deklaraten e Rektorit te universitetit.

Ne te gjithe  boten  demokratike konfliktet midis institucioneve shteterore dhe akademike zgjidhen ne favor te ketyre te fundit.
Prandaj shpresojme dhe besojme se keshtu do te ndodhe edhe ne Shqiperi.
Sidomos tani qe ne krye te MASH-it eshte nje akademik si  Prof. Tafaj.

A mundet valle ky profesor te sakrifikoje nje pune kolosale qe eshte  bere nga stafi akademik i UV me ne krye Rektorin per transformimin e UV ne nje universitet modern per hir te disa studenteve qe sipas mesatares se tyre as emrin nuk dine te shkruajne.

DEPARTAMENTI I FIZIKES

Prof. As. J. Mandili
Prof. Dr. S. Caushi
Dr.   S. Mico
Prof. N. Thomo
Prof.As. E. Licaj
MA. V. Cako
MA. I. Sino
Sek. Y. Kreshpaj
As. V. Tahiri
As.M. Marku
As. F.Musli


 BUKUROSHE ISUFAJ

I nderuar Zoti Minister i Arsimit,

Se pari, do te doja T'ju shprehja urimet e mia te sinqerta per
detyren Tuaj te re!
Une jam pjese e stafit akademik te Universitetit te Vlores, keshtu qe

  e ndjeva te nevojshme te shprehja shqetesimin tim.
Sigurisht,  arsyeja qe jam duke JU shkruar eshte se e shoh
te arsyeshem vendimin e marr nga senati i Universitetit te
Vlores, vendim i cili ndikon pashmangshmerisht ne rritjen e cilesie
ne universitetin tone.
Gjykoj  te drejta reformat e ndermarra nga qeveria per liberalizimin e

universiteteve, por gjithashtu gjykoj me shume vend autonomine qe
universitetet shqiptare duhet te kene si dhe respektimin e ligjit te
arsimit te larte, i cili i jep te drejten senatit te vendose per
kriteret e pranimit te studenteve.
Universiteti i Vlores eshte ne vazhden e shume reformave, te cilat po
e afrojne ate ne forme dhe permbajtje me universitetet perendimore.
E sigurt deklaroj se, nuk eshte qellimi yne diskriminimi i ketyre studenteve, por
afrimi me unversitetet perendimore kerkon domosdoshmerisht studente me
cilesore dhe implementim te disa reformave qe mund te kerkojne sigurisht edhe
kosto.
Duke besuar ne gjykimin Tuaj, shpresoj ne mirekuptimin e plote lidhur
me kete ceshtje.

Me respekt
 BUKUROSHE ISUFAJ

 


Erida Prifti to mtafaj, mtafaj

 

I Nderuar Zoti Ministër,

Më quajnë Erida Prifti dhe jam pedagoge në Universitetin e Vlorës.

Unë personalisht nuk ju njoh, por përshtypjet e mira që kam për ju m'u krijuan nga mikja e bashkëpunëtorja ime dhe kolegia juaj Dr. Judith Möllers, Senior Scientist në Institutin e Leibniz për Zhvillim Agrikultural në Europën Qendrore e Lindore (Leibniz Institute of Agricultural Development in Central and Eastern Europe, IAMO).

Kur u emëruat Ministër i Arsimit dhe Shkencës, shpresat dhe pritshmëritë e mia dhe të kolegëve të mi për mbështetje në punën madhështore që po bëhet në Universitetin e Vlorës ishin maksimale. Unë e kuptoj që tentakulat e politikës e të mafias shqiptare janë detyruese e me lidhje të forta, por prapë shpresoj që një shkencëtar i kalibrit tuaj do të dijë të distancohet nga një e tillë situatë që është krijuar.

Nuk ka gjë më fisnike për një universitet sesa të luftojë për cilësinë e diplomave të veta. Revolucioni arsimor që po ndodh në Universitetin e Vlorës është i vetmi shembull dhe e vetmja përpjekje autentike e shoqërisë shqiptare për t'u zhvilluar drejt standarteve ndërkombëtare të një shoqërie normale europiane. Këto janë ngjarjet heroike që me të vërtetë ia vlejnë të shkruhen nëpër librat e historisë dhe do të shkruhen, në mos nga vetë shqiptarët, nga bota që po dëgjon sot absurditetet që ndodhin në vendin tonë.

Nuk mund ta besoj që ju e vini veten tuaj kundër vendosjes së limitit të mesatares. Jam e bindur që në ndonjë farë mënyre ju kanë detyruar, dhe shpresoj me të vërtetë shumë që do të bëni gjënë e drejtë dhe do të mbani qëndrimin e duhur në këtë çështje.

Me respekt,

Erida Prifti


Erida Prifti to ismailjs

For attention of:
Mr. Jerry S. Ismail
Albania Desk Officer
Office of South Central European Affairs
United States Department of State
Washington, D. C

Dear Jerry,

I hope that your summer was restful and that you found some time to enjoy being outside. I have spotted some very good places to visit should you decide to spend some no rush time in Albania.

We talked in June while observing the elections about the changes the University of Vlora is making and how impossible it was to cooperate with the Ministry of Education about updating the curricula and other approvals we needed in order to move forward with the new educational reforms. One of these changes was the introduction of one criteria for admissions to our undergraduate programs: the applicants' high school average grade above 6.00 (with 4.00 they fail and 5.00 is the bare pass mark).

The Ministry of Education has simply ignored the unanimous decision of our Academic Senate and has made use of the media and political means to influence the public opinion against the university. Our university is on the verge of suing the Ministry of Education for violation of the Statute for Higher Education in Albania and the Albanian Constitution. Numerous letters are being sent from faculty, academics and scholars to the Prime Minister of Albania, to the Minister of Education, as well as to EU Commissioners, foreign Ambassadors to Albania, professional associations of university professors in USA and Europe and other international bodies to express support for the Senate's decision.

I thought this is something you should know about. There is a formal letter I wrote attached to this email that explains the situation in detail. I would be very grateful for any suggestions you could give me.

All the best,

Erida,


From: Rozana Liko <rliko@govlora.com>
Date: 2009/9/22
Subject: Pershendetje
To: mtafaj@km.gov.al


Pershendetje Zoti Minister!
Ne radhe te pare doja t'ju uroja per postin tuaj te ri i cili eshte mjaft i rendesishem per te ardhmen e arsimit te ketij vendi.
Si pjese e stafit akademik te Universitetit te Vlores doja qe t'ju beja me dije se edhe une jam kunder ligjit te pranimit te studenteve me mesatare nen 6. Kjo per arsye sepse ne kerkojme nivel cilesor te studenteve me qellimin e vetem rrimekembjen e ketij universiteti.Shpresoj se kjo kerkese do te merret parasysh nga ana juaj, duke mos na detyruar ne te bojkotojme mesimin.

Me respekt Rozana Liko.


From: Artion Kashuri <akashuri@govlora.com>
Date: 2009/9/24
Subject: Pershendetje!
To: mtafaj@km.gov.al

Pershendetje zoti Minister!

Ne radhe te pare doja t'ju pergezoja per punen tuaj te re dhe me besimin
 se tek ju arsimi do te kete nje zhvillim me hapa te shpejte.
Si te gjithe pedagoget e Universitetit te Vlores edhe une si pjese e ketij stafi
akademik doja t'ju beja me dije se ne kerkojme me vendosmeri te plote
qe ne Universitetin tone te vijne studente me mesatare jo nen noten 6.
Kjo eshte  arsyeja e kerkeses sone dhe thelbi i gjithe kesaj situate qe eshte krijuar.
Nuk mund te punohet me nje nivel te tille studentesh pasi do te prishej imazhi
 dhe nuk do te dukej puna dhe sakrifica e cdo pedagogu.
Eshte ne te mire te te gjitheve qe te merrej ne konsiderate nga ana juaj mbeshtetja
dhe suporti qe ne i japim Rektorit  dhe mbi te gjitha vet Universitetit.

Me respekt Artion Kashuri


L e t e r  e   H a p u r

 

Te dashur prinder dhe studente me mesatare poshte notes 6 !
Ju bejme me dije, per tu ndihmuar, se femijet tuaj me mesatare poshte notes 6,  nuk do te rregjistrohen ne UV! Per momentin, zgjidhja  me e mire eshte qe te qendroni larg dyerve te  UV! Ju nuk jeni te rregjistruar per ne!
Cdo rregjistrim tjeter eshte fiktiv. Perdorimi i dhunes apo forces prej jush sic bete heren e pare  eshte  akoma  nje  argument  tjeter  per  mosqenien  tuaj   STUDENT

 

PEDAGOGET E VLORES


                                         Pos “Scriptum”
Zotit Jago Kacani (alias Jorgaq Kacani)
Menaxher i Universitetit Politeknik te Tiranes.

Gjate nje prononcimi ne Gazeten “Sot” theksoni, dhe jeni i vetmi pas Znj,Elida Hoxha , se rektori i U.V ka shkelur jo vetem ligjin e Arsimit te Larte, por edhe vendimet e qeverise.
Na vjen keq, qe beheni kukull e politikes dhe beniamin i ndonje punonjese te MASH-it.
Zoti Jago! Na i tregoni se cilin ligj te Arsimit te Larte ka shkelur Senati i Vlores?Apo cilin vendim qeverie?A ka te drejte Ministri i Arsimit dhe Shkences te urdheroje Rektorin e nje Universiteti?
Nderkaq ,kur thoni se urdherat e Ministrise jane detyrime, ndoshta jane per ty ,qe si kukull e qeverise je mesuar te zbatosh cdo urdher se te mungon kurajoja dhe guximi yt intelektual.
Ne zbatojme cdo urdher qe eshte ne perputhje me ligjin.Besoj se kaq e di, se ketu  fillon funksionimi i  shtetit demokratik.
Ne rast te kundert…  vuri emrin vete!
O zoti Kacani!Merru me universitetin tend dhe po te kesh kohe hajde ne U.V te marresh vesh dhe te mesosh se si ndertohet nje sistem informativ ku 14000 studentet tane kane transkriptet e tyre dhe tashme po rregjistrohen direkt nga Interneti ku marrin programet, lendet, klasat dhe pedagoget qe duan si dhe gjithe informacionin e duhur te nevojshem.
Do te ishte me e ndershme per ty qe, neqoftese te “dhimbsen” ata studente me mesatare poshte notes 6 (te cilet ne informatike, matematike e inxhinjeri jane rreth 400) dhe,  te ndihmoje edhe vete drejtoreshes Znj.Elida Hoxha , te beje te pakten nje gjest fisnik dhe bamiresie;T’I PRANOJE NE UNIVERSITETIN POLITEKNIK .Ende ka kohe, sepse ne nuk i rregjistrojme!

 

                                                                           PEDAGOGET E VLORES

 

 


 

From: Filloreta Madani <fmadani@govlora.com>
Date: 2009/9/22
Subject: kryeministri@km.gov.al, ehoxha@mash.gov.al; rektor@govlora.com; shaska@govlora.com
To: mtafaj@km.gov.al

 

I nderuar z.Minister!

 

Jam nje pedagoge e Universitetit " Ismail Qemali" te Vlores.

Se pari ju uroj per detyren e re qe keni marre persiper dhe per angazhimin tuaj serioz ne ngritjen cilesore te arsimit shqiptar.

Ne kete kuader besoj qe dhe perkrahja juaj per Universitetin e Vlores, si nje Universitetet qe po ben perpjekjet maksimale ne luften kunder korupsonit e kunder mediokritetit,  ne rritjen cilesore te mesimdhenies, te jete maksimale.

Nderkohe qe ne presim miratimin e programeve per Deget e reja sic eshte ajo e Finances dhe Inxhinjerise Elektrike, te cilat pa te drejte na jane kthyer  disa here pa u miratuar, nje pengese tjeter e paligjshme nga ana e MASH del ne rrugen tone drejt progresit dhe standarteve Europiane.

Vendosja e mesatares si kriter eshte nje shembull per mire dhe jo per keq i Universitetit tone, kriter ky i perkrahur nga te gjithe ne dhe i bazuar me se miri ne ligj.
Ajo qe ne te gjithe bashke aspirojme eshte integrimi ne familjen e madhe Europiane, qe natyrisht nuk mund te realizohet me kete nivel arsimor me te cilin perballemi ne te gjithe sot.

Duke shpresuar sinqerisht  ne zgjidhjen pozitive te ketij problemi, deshiroj shume qe dita e pare e shkolles, per ne,  te jete vertet e tille  dhe jo nje dite proteste!

 

Me respekt

Filloreta MADANI 


PËR KOHËN E LIRË

Triptik : ‘’Me mire Sokrat i fëlliqur apo derr i  kënaqur’’

(Refleksione rreth dy artikujve të gazetarëve të mirënjohur M. Nano dhe B. Hoxha )

I -  Shtrati i Prokustit apo “turra e druve”?

Prokusti u shkurtonte këmbët mysafirëve që i kishin këmbët më të gjata se shtrati i tij.
Mesazhi: Ai njeri i cili i kapërcen nivelet mediokre intelektuale të disa drejtuesve nëpër dikastere të cilët kanë në dorë përk6hës5sht të vendosin se cfarë mund të bëjnë me postet që mund t’i kenë marrë me cdo  rrugë, por jo me meritokraci, i  “ shkurtohet” gjuha, zhvleftësohet, injorohet dhe menjëherë i ngjitet damka e kokëfortit, mendjemadhit, arrogantit, etj.
Provoni të jeni te guximshëm, të kritikoni një ide të një qeveritari apo deputeti apo të zbatoni një ligj të miratuar në Parlament (sic është ligji i Arsimit të Lartë, neni 14 dhe neni 33), përpiquni të jeni i pavarur ,kreativ dhe menjherë do të perballeni me arrogancën dhe agresivitetin e imponimit të të menduarit “standarti”.
Prova që bëri Profesor Shaska që të imponohej me idetë, konceptet e me vizionin e vet e përballi atë me mërira, zemërime e tërbime të të gjithë atyre që u janë cënuar interesat apo “sedra e sëmurë” e akoma me tepër “dinjiteti zyrtar”.
E, për këto arsye, ata janë mobilizuar me të gjithë potencialin e tyre shtetëror e kanunor, patrarkal, nepatik, klientelist për t’a shpallur atë “heretik”.Dhe që nga ky moment tashmë vendi i tij nuk është me tek shtrati i Prokustit (do te ishte gjysma e se keqes, shkurtimi i këmbëve), por në “ turrën e druve”!

II - A është atdheu edhe i imi?

Në një pasazh tek “Edipi mbret” ,kur një prej tiranëve, po dërdëlliste duke pretenduar se kishte në dorë celsat e fatit te secilit, një prej personazheve i kthehet i nervozuar:
“Ore , zotëri, atdheu është edhe imi:
Ka ardhur koha të pyesim:”A është Atdheu i të gjithë shqipëtarëve”?
Shumë prej nesh e dinë pergjigjen, por nuk e dimë se sa i kuptojnë keto mesazhe kulturore e filozofike ata që na drejtojnë.
“ Mentaliteti i mjaft pushtetarëve është, se për aq sa ata kanë mandatin, kanë iluzionin se kanë gjithcka ne dore”-thekson gazetari i mirenjohur Z.Bashkim Hoxha.”Ata –vazhdon ai-janë gjithkushi: ata dinë se cfarë mendon Obama, dinë se ku ka  naftë  , dinë se cfarë është e mirë e se cfarë është e keqe, se ne vetëm duhet të bindemi, ti dëgjojmë gojë hapur dhe t’i duartrokasim”
Vetëm një gjë nuk e “dinë”: që ka ligje, ka institucione akademike te pavarura, ka senat, po ka edhe Njerez me MENDIM TE LIRE”
Koha ka ardhur që të pranojmë se rruga drejt përparimit është të menduarit i lirë dhe të vepruarit sipas ligjeve dhe jot ë pranimit absolute të të “ vërtetave zyrtare”apo urdhërave institucionale që bien ndesh me këto ligje.Vetëm në këtë mënyrë e ndiejmë vehten që jetojmë në DEMOKRACI.
A mund t’a ndjesh vehten rehat kur “mentalitetet superiore”të njerëzve mesatarë të injorojnë e të etiketojnë si të pabindur?
Krijohet pastaj një realitet i trishtueshëm me “qëndrestarë mesatarë që durojnë të ‘’zitë e ullirit” e për fatin e keq të tyre ndryshe mendojnë, ndryshe flasin, ndryshe veprojnë.”
Duhet të protestojmë fuqishëm- thekson B.Hoxha- për tu treguar vendin UZURPATORËVE TË KOHËS E HAPËSIRËS QË U TAKON TË GJITHËVË.
Ka ardhur koha të qëndrojmë larg mjediseve të zhurmshme e mediokre e të zhytemi ne mjedise të vërteta intelektuale.Këtyre uzurpatorëve të kohës e hapësirës së atdheut tim u kujtojmë vargjet e poetit e politikanit te njohur Ali Asllani:
“Se koha është e maskarenjve po Shqipëria e shqipëtarëve”
Një gjë duhet ta dinë mirë këta uzurpatorë: të mos ushqehen me iluzionin se do të jenë të rrethuar si tani nga shumë njerëz, kur të lënë karriget.E, kur të kthehen ne profesionet e tyre apo ndoshta duke luajtur tavëll ,do të jenë të pa respektuar nga qytetarët.

III - Përse është e pamundur?

Mëse dy dekada pas rënies së sistemit komunist, duket  se plagët e dogmatizmit, arrogancës, urdhrave institucionalë apo partiake nderhyrjeve pushtetare etj, ende nuk janë tharë. Jo vetem që nuk janë tharë por janë bërë edhe një bariere potenciale për te gjithë ata shqiptare të shkolluar në Botën e Mendimit të Lirë, që guxojnë apo kanë ambicjen e pasionin e fortë intelektual për të ndryshuar pozitivisht dicka në Shqipëri.
Me të drejtë gazetari i pavarur dhe i mirënjohur M. Nano bën pyetje të tilla:
Do të kishte vallë ai shqiptar atë fuqi që të sillte mes nesh një fymë të re reformuese?
Apo do të kapitullonte menjëherë, duke marrë vendimin për ta braktisur këtë vënd një herë e mirë i lemerisur sic bëri F. Noli edhe shume rilindas  të tjerë? Apo do të shqiptarizohej e te bëhej njësh me mentalitetin e me kulturën e këtushme?
Ado ti bënte vallë për vete njerëzit nëqoftëse ai do të ndërtonte nje administratë apo staf me një llogjikë  meritokratike, nëqoftë se ai nuk do ti jepte askujt të drejten për të  pritur e për të kërkuar  në këmbim  vende pune apo favore që binin ndesh me ligjin apo me frymën e ndertimit të një demokracie liberale vetëm e vetëm se ka hedhur një votë për të apo është aktivist i partisë së tij ?
Me siguri një njeri i tillë do tu ‘’prishte rendin në shpirt e në mendje’’, disa pushtetarëve dhe politikanëve, të cilët mendojnë se prej tyre varet gjithcka. 
Jo vetëm këta.  Idetë dhe logjika e një njeriu të tillë do tu prishte qetësinë , statutkuorë  , vegjetimin intelektual edhe shumë të tjerëve të karakterizuar ‘’ nga moto e kredo  të shpëlara të llojit ‘’ kush nuk ben për vete e për të vetët, nuk mund të bëjë për të tjerët’’, ‘’ më mirë një mik se sa një ciflig’’,  ‘’paraja e hedh ujin përpjetë’’ , ‘’ dy duar për një kokë janë’’, ‘’ këtë punë e di ai i madhi’’,  
‘’ligji është si llastik, medemek e zgjat dhe e shkurton  sa të  duash’’, ‘’nëse bie zjarri larg bythës sime, jam rehat që c’ke me të’’ dhe me e godituara që thekson gazetari i pavarur dhe i mirënjohur Mustafa Nano është “ VETË E KËRKOI QË U KRUAJT ME QEVERINË TANI LE TA HAJË’’
A njihni ndonjë Njeri të tillë? Me siguri edhe nëqoftëse  keni njohur do ta keni parë të lemerisur duke ikur me vrap nga Shqipëria. Dhe pastaj me sarkazëm deklarojmë se na iku TRURI. Por nuk mjafton me kaq. Kur kujtohemi, për ironi u bejme thirje të kthehen  se do të trajtohen edhe me ‘’ Brain Gain’’ , o Tempora o Mores!

Prof.As.  Jorgo  Mandili

 


 

From: Klaudja Guga <kguga@govlora.com>
Date: 2009/9/22
Subject:
To: mtafaj@km.gov.al

 

Pershendetje!

Se pari do te doja t’Ju uroja per detyren tuaj te re e mjaft fisnike si Minister i Arsimit ne Republiken e Shqiperise.

Kam ndejkur me mjaft interesim dhe shqetesim njekohesisht, procesin e regjistrimit te studenteve te rinj prane Universitetit te Vlores “Ismail Qemali”.

Une per nje fakt jam e bindur: te dyja palet, si Ministria e Arsimit dhe Universiteti i Vlores kane te njejtin synim dhe objektiv: rritjen e cilesise ne arsimin e larte.

Per kete arsye kam besim tek Ju dhe tek gjykimi Juaj se shume shpejt Ju do te mirekuptoni e do te aprovoni nje prej rrugeve qe ne si universitet kemi zgjedhur per te arritur synimin tone mbi cilesine: pikerisht kriterin mbi mesataren.

Une personalisht mbeshtes dhe besoj se ky kriter do te japi efektin e vet ne pregatitjen sa me cilesore e serioze te brezave.

Ju falenderoj per mirekuptimin!

Klaudja Guga

Pedagoge prane Universitetit te Vlores “Ismail Qemali”


Dorina Mino to mtafaj

Pershendetje zoti Minister!

Ne radhe te pare doja t'ju pergezoja per punen tuaj te re dhe me besimin
 se me ju arsimi do te kete nje zhvillim me hapa te shpejte.
 Shpresoj qe ky mesazh te lexohet dhe te kuptohet sa me mire duke i
dhene zgjidhje gjithe kesaj situate te krijuar ne Universitetin e
Vlores.Me vjen keq qe ne universitetin tone akoma vazhdojne protestat
per mospranimin e vendimit te senatit,nga disa nxenes qe as te tille
nuk mund te quhen,as per sjelljen qe demostrojne dhe as per edukaten
qe kane.Kam dhene mesim gjate ketij viti ne UV dhe jam shume e lumtur
qe isha pjese e ketij ndryshimi madhor,te domosdoshem dhe perparimi te
pamohushem nga asnje qe ka pesuar universiteti jone prandaj ju kerkoje
qe mos te hidhni poshte mundimin dhe perparimin e bere.Sepse pranimi i
nxenesve te tille do te conte ne hapa pas dhe jo ne perparim.
Kam besimin se UV dhe te gjithe pedagoget do te kete perkrahjen tuaj.

Me respekt Dorina Mino.


A ka vepruar në kundërshtim me ligjin Rektori Shaska?

      Kohët e fundit shtypi i shkruar nuk ka informuar aspak në mënyrë të drejtë publikun lidhur me rregjistrimet e studentëve në Universitetin e Vlorës, të cilët kanë mbyllur studimet e tyre në shkollën e mesme me notën mesatare më të vogël se 6. Fatkeqësisht thelbi i problemit është shmangur në mënyrën më të padrejtë, duke e konsideruar refuzimin e rregjistrimit të kësaj kategorie të studentëve në universitetin e Vlorës si një padrejtësi që u bëhet këtyre studentëve, si një mos respektim i të drejtave të tyre për studime universitare,  si një kundërvënie e padrejtë e drejtuesve të Universitetit të Vlorës ndaj rregullave të njohura të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, për të mos i zbatuar ato etj. Natyrisht një trajtim i tillë i problemit shkakton një shqetësim serioz, jo vetëm për drejtuesit dhe stafin e Universitetit të Vlorës, por edhe më gjërë. sepse e vërteta e refuzimit të rregjistrimit të kësaj kategorie studentësh nuk mund të përcaktohet kurrsesi me argumentat e mësipërme. E vërteta është një vendim i marrë nga Senati i Universitetit të Vlorës më 5 Qershor të vitit 2008, sipas të cilit në këtë Universitet do të rregjistrohen për të vijuar studimet universitare vetëm studentët me notë mesatare mbi 6. Por a mund të konsiderohet ky vendim si një akt arbitrar që penalizon studentët me argumentimet e mësipërme? Sigurisht që jo, sepse kushdo që ka një logjikë elementare do të kërkojë arësyet e sakta pse është marrë një vendim i tillë.
Për studentët që “penalizohen” nga ky vendim, për familjarët e tyre, por edhe për punonjësit e Drejtorisë së Arsimit të Lartë në Ministrinë e Arsimit, si dhe për lexuesit e shtypit duhet të sqarojmë se detyra primare e arsimit të lartë është sigurimi i cilësisë së produktit të tij. Kjo do të thotë se detyra parësore e çdo institucioni të arsimit të lartë, siç janë Universitetet, është përgatitja e specialistëve të lartë që do ta njohin shumë mirë fushën ku kanë studjuar dhe të kenë fituar aftësitë e mjaftueshme për t’i përdorë këto njohuri me kompetencë në aktivitetet e tyre të ardhshme, në punën që do të kryejnë pas diplomimit të tyre. Kjo detyrë primare i vë institucionet e arsimit të lartë para përgjegjësisë së madhe që ato duhet të kenë ndaj shoqërisë sonë, që të ndërtojnë, të projektojnë dhe të realizojnë një veprimtarin akademike studimore dhe shkencore të tillë  që të jetë shumë efektive dhe e frytshme, duke përdorë me mjeshtri arritjet e shkencës bashkëkohore.
Këtë detyre parësore të arsimit të lartë duhet ta kryej me sukses çdo universitet me organet drejtuese të tyre. Ligji i Arsimit të Lartë në Republikën e Shqipërisë, miratuar nga Parlamenti Shqiptar në vitin 2007, përcakton qartë dhe pa ekuivok se Senati i një institucioni të arsimit të lartë “është organi kolegjial vendim-marrës që përcakton politikat e zhvillimit të të gjithë aktiviteteve të këtyre institucioneve” (neni 14, pika 1 e tij). Në po këtë nen, pika 2. ë), ligji saktëson se senati akademik “vlerëson, garanton dhe mban përgjegjësi për sigurimin e brendshëm të cilësisë në institucion, në përputhje me standartet shtetrore”.  
Duke patur parasysh këtë orientim të Ligjit të Arsimit të Lartë si dhe detyrën parësore të institucioneve të arsimit të lartë para shoqërisë, Senati i universitetit të Vlorës më datën 5 Qershor të vitit 2008 mori një vendim për të pranuar si student të rinj të vitit të parë vetëm ata që kanë notën mesatare të shkollës së mesme mbi 6.  Pra ky vendim u muar me dëshirën e mirë që të rritet cilësia e përgatitjes së studentëve në këtë universitet, në përgjigje të realizimit cilësor të përgatitjes së specialistëve të lartë. Me këtë vendim askush nuk ka të drejtë të abuzojë duke e konsideruar atë si një masë diskriminuese kundër nxënsve të shkollave të mesme. Stafi akademik i Universitetit të Vlorës është i bindur se mund të organizojë një punë mësimore dhe shkencore me cilësi të lartë vetëm me studentët që janë aftësuar që në shkollën e mesme për të përballuar kërkesat e arsimit të lartë, sidomos në kushtet e sotme kur ky arsimim organizohet mbi bazën e Kartës së Bolonjës. Gjithashtu ky staf akademik është i bindur edhe nga përvoja e punës së vet të viteve të fundit se nxënsit me notë mesatare nën 6 nuk kanë arritur të fitojnë njohuritë bazë si dhe nivelin e kënaqshëm për të vazhduar studimet në këtë Universitet.
Për të informuar sa më saktë opinionin publik po përmendim edhe faktin tjetër se ky ligjë i miratuar vetëm dy vjet më parë, në nenin 3, ku përcaktohen parimet bazë të autonomisë së institucioneve të arsimit të lartë, sanksionon “të drejtën (e tyre) për të caktuar kritere të pranimit të studentëve në programet e studimeve” (pika 2. c); por në mënyrë më të plotë kjo e drejtë e këtyre institucioneve përcaktohet në pikën 2 të nenin 33, dhe sidomos në pikën 5, ku thuhet shprehimisht: “Institucionet e arsimit të lartë kanë të drejtë të përcaktojnë kritere të veçanta për përzgjedhjen e kandidatëve, të cilët kanë mbaruar Maturën Shtetërore, për t’u pranuar në ciklin e parë të studimeve. Këto kritere bëhen publikisht të njohura nga institucionet e arsimit të lartë të paktën një vit para fillimeve të pranimeve të radhës në institucion”….
Pra vendimi i Senatit të Universitetit të Vlorës është i mbështetur plotësisht në ligjin e arsimit të lartë dhe është marrë nën trusninë e  kërkesës madhore të realizimit të cilësisë së punës në universitet, me dëshirën e mirë që të rritet cilësia e përgatitjes së studentëve. Me këtë vendim askush nuk ka të drejtë të abuzojë duke e konsideruar atë si një masë diskriminuese kundër nxënsve të shkollave të mesme.
Përveç kësaj ligji i arsimit të lartë i njeh të drejtën Ministrit të Arsimit të shfuqizojë çdo vendim të organeve drejtuese të instituciuoneve të arsimit të lartë kur ato bien ndesh me këtë ligjë. Por një gjë e tillë nuk është bërë nga Ministria e Arsimit, sepse në të vërtetë në vendimin e Senatit të Universitetit të Vlorës nuk ka asnjë shkelje të ligjit. Studentët dhe familjarët e tyre që protestojnë para dyerve të Universitetit mesa duket nuk i dijnë këto gjëra dhe ju duket një padrejtësi që ju bëhet për mos rregjistrimin e tyre. Por është krejtësisht e pafalshme deklarata e drejtoreshës së Arsimit të Lartë në këtë Ministri, e cila e quan të padrejtë dhe të pazbatueshëm vendimin e Senatit të Universitetit tonë pa treguar asnjë arësye pse ky vendim shpërfillet dhe nëpërkëmbet në mënyrë kaq arbitrare dhe flagrante. E tillë është edhe deklarata e saj në formë urdhëri se studentët e shpallur në listat e APRIAL janë detyrimisht të rregjistruar në Universitet.
Nenet e Ligjit të Arsimit të Lartë që cituam më lart e detyron atë dhe këdo tjetër të veprojë në përputhje të plotë me to.  Deklarata e saj për mos zbatim të ligjit, pra për mos njohje të autonomis së Universiteteve, për mos njohje të autoritetit dhe vendimeve ligjore të një organi kolegjial e drejtues, siç është Senati i Universitetit është nxitje për mos respektim të institucioneve të arsimit të lartë, është nxitje për kaos në punën e këtyre institucioneve dhe kjo është e dënueshme ligjërisht. Është shumë e çuditshme dhe krejtësisht  e papranueshme se si punonjësit e një institucioni qendror siç është Ministria e Arsimit të mos respektojnë dhe të mos zbatojnë ligjet e vet institucionit të tyre, të përgatitura prej tyre dhe të miratuara nga Parlamenti, në një kohë që Kryeministri deklaron me shumë të drejtë se në veprimtarinë e tyre punonjësit e shtetit duhet të mos cënojnë kurrësesi parimet e shtetit ligjor. Pra problemi i rregjistrimit apo jo të studentëve në Universitetin e Vlorës nuk ka një karakter thjesht kapriçoje apo nuk është një akt kokfortësie e anëtarëve të Senatit të Universitetit të Vlorës apo të Rektorit të këtij Universiteti, siç po paraqitet në mënyrën më të deformuar në shtypin e përditshëm, por ky problem, në thelbin e vet, qëndron në çeshtjen në se administrate shtetrore, punonjësit e institucioneve të arsimit të lartë dhe mbarë shoqëria jonë a do të mësohet të zbatojë ligjet e shtetit të vet, të miratuara nga Parlamenti apo do t’i nëpërkëmbi ato, duke nxitur dhe krijuar kaos në veprimtarinë e tyre. Natyrisht një vend që synon të instalojë një shtet ligjor dhe demokratik duhet të mësohet që të respektojë dhe të zbatojë sa më shpejt që të jetë e mundur ligjet e miratuara prej organeve ligjëvënëse të tij, si dhe të dënojë rreptësisht këdo që i shkelë apo i nëpërkëmbë ato.
Kjo do të thotë që në qoftë se Senati i Universitetit të Vlorës apo Rektori i tij, siç kanë qejf të përgojojnë ata që kundërshtojnë vendimin e Senatit të Universitetit të Vlorës, paska marrë një vendim të paligjëshëm le të përmendin cilin nen të ligjit të arsimit të lartë kanë shkelur, le t’i përcaktojnë ato konkretisht siç treguam ne më lart. Gjykime të tjera që bëhen me terma të përgjithshme, të tilla si Senati me vendimin e tij ka shkelë ligjet e shtetit, urdhërat arbitrar për të vepruar kështu ose ashtu, siç formulon drejtoresha e arsimit të lartë, janë vetëm fjalë boshe që nxitin konfrontime krejtësisht të padëshëruara me stafin e Universitetit të Vlorës dhe që mund të kenë pasoja shumë të rënda, për të cilat duhet të mbajë përgjegjësi ligjore kushdo që i deklaron ato. Pra ka ardhur koha që ligji duhet të veprojë mbi këdo.
Në shkrimet e botuara në shtyp kohët e fundit vihet re një zell i fortë për të nxirë punën e Rektorit, Prof. T. Shaska, sikur Universiteti i Vlorës dhe arsimi i lartë në përgjithësi po “dhunohet “ nga “veprimet e paligjshme” të tij dhe për këtë renditen një varg shpifjesh të ulta. Themi shpifje sepse në asnjërin rast nuk argumentohet me fakte ku qëndron “dhunimi”, cili ligj është shkelur e kështu më radhë. Në fakt është për të ardhur shumë keq kur bëhen përpjekje të zellshme për të hedhur baltë mbi punën e tjetrit, e sidomos të një intelektuali të mirëfilltë që ka bërë diçka shumë të mirë. Veprime të tilla të ulta janë karakteristikë e njerzve mediokër, e njerzve që nuk meritojnë aspak respekt, por vetëm përbuzje.
E vërteta është se Z. T. Shaska ka arritur suksese të padiskutueshme në studimet e tij shkencore në Amerikë, gjë që dëshmohet nga botimet e tij në shtypin e mirëfilltë shkencor në fushat më të rëndësishme të matematikës. Z. T. Shaska me dëshirën e tij për të kontribuar për zhvillimin e arsimit të lartë në vendin e tij, në Shqipëri, ndërmori detyrën e vështirë për të drejtuar Universitetin e Vlorës, ku kandidojë dhe u votua bindëshëm. Në themelin e programit të vet, dallohej qartë përkushtimi i tij i vendosur për të rritur cilësinë e punës edukative dhe shkencore, egoja e tij për ta ngritur universitetin e Vlorës në nivelet më të larta, për ta renditur atë ndërmjet universiteteve më të mira në Shqipëri dhe më gjërë. Puna e Rektorit T. Shaska në këto dy vite tregoi qartë se programi i tij nuk ishte një deklarim bosh demagogjik, një tymnajë që shpesh bëhet për të fituar detyrën, por ajo po i jep frutet e saj më të mira. Sot Universiteti i Vlorës ka marrë fizionominë e një universiteti modern. Ai ka sot një infrastrukture si në asnjë Universitet tjetër tek ne dhe këtë mund ta dallojë kushdo që dëshëron të hyjë në ëebsite-in e tij, ku mund të shoh në çdo çast se çfarë bëhet në atë universitet. Është një meritë e padiskutueshme e Rektorit T. Shaska aktivizimi i specialistëve të rij shqiptarë që kanë arritur rezultate shumë të mira shkencore jashtë vendit për të marrë pjesë gjallërisht në aktivitetet shkencore dhe akademike në universitetin e Vlorës. Kështu aty po bëhet një punë shumë e mirë për rritjen cilësore të të gjithë veprimtarisë akademike dhe shkencore dhe për të  realizuar këtë qëllim është marrë edhe vendimi aq i përgojuar dhe i deformuar në thelbin e vet, për të cilin po bëhet padrejtësisht një zhurmë e madhe keqinformuese. Puna që po bëhet në universitetin e Vlorës nuk ka nevojë për avokat, ajo flet dhe dëshmon vetë. Ajo flet dhe dëshmon edhe për përkushtimin e dhe motivimin e punës së Rektorit T. Shaska, e cila duhet të meritoj vetëm respekt nga shoqëria shqiptare dhe përkrahjen e mbështetjen e plotë saj.               
Arsimi i lartë ka një mision fisnik dhe kushdo që e pengon atë nuk meriton aspak respektin e shoqërisë, së cilës i sherben arsimi i lartë. Ne gjithashtu kërkojmë nga organet e shtypit më shumë vëmendje, më shumë profesionalizëm në trajtimin e problemeve e sidomos të problemeve që kanë të bëjnë me ligjëshmërinë për të informuar sa më saktë dhe sa më drejt publikun dhe jo për dezinformim dhe keqkuptim.

 

                                                        Një grup pedagogësh të Universitetit të Vlorës


Universiteti i Vlores guxon per te ardhmen

Ne vorbullen e informacioneve te shumta qe na  servirin kohet e fundit  mjetet e informacionit (vizive dhe te shkruara)  pa dyshim qe mund te vecohen disa si me te rendesishem e qe terheqin vemendje e lexuesve.
Si qytetar e prind  deshiroj te shpreh mendimin tim lidhur me cka lexoj ne shtyp per kontraditen ndermjet MASH dhe Universitetit te Vlores per mospranimin per tu rregjistruar kandidatet me mesatare nen noten 6.
Ajo qe duket qarte qe ne fillim eshte fakti se sido qe te evolojne ngjarjet Universiteti i Vlores  me qendrimin e tij  ka fituar nje reputacion qe zor se do ta kishte fituar kaq shpejt nese ngjarjet nuk do te ishin  zhvilluar keshtu. Dhe perse? Sepse gjithe Shqiperia dhe me gjere kuptuan se ne Universitetin e Vlores po punohet per te rritur cilesine e pergatitjes se kuadrove, po luftohet per te zhdukur vleresimet fiktive dhe korrupsionin qe ushqen ai.
Se dyti, numri i madh i kerkesave qe kane kandiduar nga shume qarqe te Shqiperise per te studiuar ne Universitetin e Vlores me gjithe  kerkesat cilesore qe ka ky institucion  (nderkaq qe ne tabelat qe pasqyron shtypi per rregjistrimet e reja ne mjaft Universitete te tjera, nuk e shikojne kete)  tregon se ne Universitetin e Vlores po punohet me perkushtim per pergatitjen e specialisteve te afte e jo per te marre nje diplome te pavlere.
Por mendoj se vlera me e madhe e kembnguljes se Universitetin te Vlores qendron ne faktet e meposhtme:
-  Kjo kontradite qe zanafillen e ka te neglizhenca e aparatcikeve te MASH te cilet sic kuptoj nuk kane denjuar ta respektojne kerkesen e ligjshme te Universitetit te Vlores tregojne se perzgjedhja e kandidateve fitues ne sistemin “Merite – Preference” eshte i deshtuar. Pa dashur te analizoje te metat qe tregoi ky sistem ne praktiken e ketyre viteve (si kopjimi masiv ne sallat e provimeve etj, etj, qe vetem merit nuk tregon), mjafton te shohim rastin konkret  qe sistemi u caktoi  fatin kandidateve me note mesatare nen 6 (dmth ne Universitet me 5 ? ) te ndjekin studimet ne degen e inxhinjerise dhe informatikes ?!
Sa e kenaqur do te jete MASH qe keta 400 kandidat pasi te hasin veshtirsite e natyrshme per nje apo dy muaj te braktisin vet studimet, dhe per kete fakt pasojat i paguajne pedagoget. Rendimenti eshte nen 30% ).
Cdo te kish ndodhur ne se keta student do te kishin konkuruar vete ne Universitete ne deget qe ata preferojne dhe kane  prirje edhe pse nuk zoterojne matematiken .
Nje bashkepunim  konstruktiv i MASH me Universitete e vendit do te eleminonte kete sistem rekrutimi per tu’a lene vendin zbatimit te lirise akademike te Universiteteve.
Se dyti, Rektori, Senati dhe Stafi akademik i UV kerkojne zbatimin e lgjit. Eshte hera e pare qe ne menyre kaq eksplicite nje institucion i tille si UV me rreth 14 mije student te kerkoje me cdo sakrifice zbatimin e ligjit .
Ne nje kohe ku gjithandej po flitet per forcimin e shtetit ligjor MASH ka rastin me te mire per te korrigjuar gabimin e ndonje punojese te saj dhe te reflektoj ne zbatimin e ligjit. Kjo patjeter e larteson ate.
Se fundi mendoj se ne situaten e krijuar per kandidatet MASH mund te gjej mjaft rrugezgjidhje ne bashkpunim me Rektoratin dhe Senatin e UV natyrisht duke mbajtur qendrim per autoret qe shkaktuan kete situat.   
Mesues pensionist 
                                                                                                Rexhep Merkaj