Vleresimi ne Universitetin e Vlores


Vleresimi në Universitetin e Vlores

Ne gjithë vleresimet akademike UV do te marrë në konsideratë gjithë veprimtarinë e kandidatit
gjatë qëndrimit të tij në UV duke vënë theksin tek përpjekjet dhe arritjet e kandidatit nga
marrja e gradës së mëparshme. Aktiviteti në UV do të ketë rëndësi të vecantë.

Vlerësimi në UV do te ketë parasysh:

  • Pozicionin e kandidatit dhe detyrat e tij në UV;
  • cilesinë e arritjeve të kandidatit;
  • rëndesinë e këtyre arritjeve për objektivat e departamentit përkatës, fakultetit, dhe misionin e UVsë.


Vlerësimi në UV do te fokusohet ne perpjekjet dhe arritjet e kandidatit ne keto tre fusha:

  • mësimdhenie
  • kontributi intelektual si kërkimi shkencor dhe aktivitetet e tjera krijuese.
  • shërbimi per UV

Mësimdhënia
Termi “mesimdhenie” u referohet gjithe formave te mesimdhenies, trajnimit, dhe keshillimit te studenteve qe ndikojne ne progresin akademik te studentit. Keto aktivitete perfshijne veprimtarine ne klase, laborator, praktikat mesimore, klinika, keshillimet e studenteve ne grup ose individualisht, pregatitjen e kurseve, etj. Kandidati per promovim duhet te paraqese evidence te arritjeve ne mesimdhenie. Keto arritje do te verifikohen nepermjet pyetesoreve te studenteve, syllabus per cdo kurs, testeve te dhena, vleresimi i kurseve nga studentet, etj.

Kontributi intelektual – Kërkimi shkencor dhe aktiviteti krijues
Kontributi intelektual perfshin:

  • kerkim shkencor baze, teorik, ose te aplikuar;
  • kerkim shkencor i cili aplikohet ne permiresimin e shoqerise, institucioneve, grupeve, apo individeve;
  • vleresimi i aktiviteteve te mesiperme kur reflektohet nepermjet publikimeve ne revista me referim shkencor ne disiplinen perkatese;
  • Perpjekje te sukseshme ne sigurimin e fondeve nepermjet granteve ne disiplinat perkatese.

Shërbimi
Termi “sherbim” u referohet aktiviteteve te meposhtme:

  • Pjesemarrja ne komisione ne rang departamenti, fakulteti, ose universiteti.
  • Sherbimet ne komunitet dhe shoqeri si per shembull puna ne shkollat e mesme, ne organizata jo-fitimprurese, permiresimi i imazhit te universitetit, etj.


Kandidati duhet te paraqese evidence mbi veprimtarite e mesiperme.

 

 

Rregullore
mbi Procedurat dhe kriteret per dhenien e titujve akademik
ne Universitetin e Vlores

 

Dispozita te përgjithshme


Neni 1.

Rregullorja “Mbi procedurat dhe kriteret per dhënien e titujve akademik ne universitetin “Ismail Qemali” Vlore” eshte hartuar ne baze dhe zbatim te Ligjit Nr.9741, datë 21.5.2007 “Per arsimin e larte ne RSH” te ndryshuar, V. K. M. Nr. 467, datë 18.7.2007. ”Për përcaktimin e kritereve dhe të procedurave për kualifikimin shkencor e pedagogjik të personelit akademik”, si dhe statutit dhe rregullores se universitetin “Ismail Qemali” Vlore”.


Neni 2.

Titujt akademikë qe jepen nga Universiteti “Ismail Qemali” Vlore”, janë “Profesor i asociuar”, “Profesor emeritus”,“Docent”dhe lektor.


Neni 3.

Këshilli i Profesorëve (K.P) si dhe Komisionet e Vlerësimit (K.V) bëjnë vlerësim të veprimtarisë botuese dhe aftësive pedagogjike e didaktike, si dhe rekomandimet për kandidatin duke u mbështetur ne mësimdhënie si dhe veprimtarit për mbështetjen dhe përgatitjen e procesit të mësimdhënies, për kërkim, për zhvillim e transferim teknologjie dhe veprimtarit mbështetëse per institucionin.

Neni 4.

Kriteret dhe procedurat per marrjen e titujve akademik parashikohen ne V. K. M. Nr. 467, datë 18.7.2007. ”Për përcaktimin e kritereve dhe të procedurave për kualifikimin shkencor e pedagogjik të personelit akademik”

 

Procedura:


Persa i perket procedures se vleresimit te pedagogeve referuar nenit 47 te ligjit nr.9741 date 21.05.2007 “Per Arsimin e Larte”, Rregullores se UV si dhe ne rastin konkret VKM nr.467 date 18.07.2007 ju bejme me dije se, kandidatet paraqesin dosjet e tyre me dokumentacionin qe ata disponojne dhe e paraqesin kete dosje prane departamentit ku komisioni i perbere nga tre-kater vete shqyrton dosjet dhe jep nje vleresim ne lidhje me kandidaturat, (rekomandimi i dhene nga komisioni nuk ka efekt pengues qofte edhe negative). Shqyrtimi i dokumentacionit behet duke u bazuar ne tre element qe jane:

  1. Mesimdhenia
  2. Kerkime shkencore
  3. Sherbime ndaj institucionit


Procedura ne komision zgjat 1 jave. Me tej dosja kalon ne keshillin e profesoreve (paraprakisht te zyra akademike, zyra e personelit). Keshilli i profesorve ngre komisionin e vlersimit me 7 anetare qe kane titullin profesore, 4 nga anetaret e KV duhet te jene jashte UV dhe 2 duhet te jene profesore te shkencave teorike baze. Ne perberje te KV mund te kete edhe profesore nga Univerisitetet e huaja. Kjo procedure eshte e njejte me te tre titujte, prof.asoc, docent dhe lektore.

 

Procedura e metejshme per dhenien e titullit Profesor i Asociuar: Pasi jane kryer veprimet e permendura me larte, brenda 3 muajve KV vlerson aftesite pedagogjike didaktike te kandidatit. KV mere pjese ne 1- 3 seanca mesimore dhe e fton kandidatin ne nje referat te hapur shkencore. KV harton nje raport perfundimtare vlersues ne lidhje me aftesite pedagogjikese bashku me rekomandimin per dhenien ose jo te titullit. KP zyrtarizon rekomandimin e KV. Ne rast se kerkesa e kandidatit nuk miratohet ai ka te drejten ta riparaqese kete kerkese jo me pare se 2 vjet pas refuzimit te kerkeses se pare.
Dekani i Fakultetit organizon nje leksion te hapur perurues ku kandidatit i dorezohet diploma prof.asoc, e cila nenshkruhet nga dekani dhe rektori dhe vuloset me vule te thate e me pas regjistrohet ne regjistrin e Universitetit dhe ne Ministri.

 

Procedura e metejshme per dhenien e titulli Docent. Promovimi per titullin docent behet nga KP e fakultetit me kerkese te kandidatit. KP degjon nje leksion te hapur te kandidatit dhe vlereson veprimtarine kerkimore – mesimore te tij dhe merre vendim brenda 3 muajve nga paraqitja e kerkeses. Kur vendimi eshte pozitiv ajo i dergon dekanit propozimin per dhenien kandidatit te titullit docent. Diploma docent pasi nenshkruhet nga dekani dhe rektori vuloset me vule te thate dhe regjistrohet ne regjistrin e institutcionit te arsimit te larte dhe ne ministri. Kur vendimi i KP eshte negative kandidati ka te drejt te paraqese kerkesen jo me pare se 2 vjet pas refuzimit te kerkeses se pare.

KOMISIONI I VLERESIMIT
DISA KESHILLA PER KANDIDATET DHE NJESITE AKADEMIKE

Hyrje
Komisioni i Vleresimit (KV) vlereson evidencen mbi performancen akademike te kandidatit mbi bazen e kritereve te percaktuara nga legjislacioni ne fuqi, nga njesite baze dhe njesite kryesore. Ky dokument permbledh aspektet kryesore te procesit te vleresimit per te siguruar nje baze te perbashket per gjithe njesite akademike te Universitetit te Vlores.

Procedurat
KV i konsideron procedurat te rendesishme per keto arsye: • te siguroje nje process te drejte per kandidatin, • te siguroje vertetesine e te dhenave, • te arrije nje nivel te arsyeshem uniformiteti procedurial brenda larmise se UV-se Vemendje e vecante do t’u kushtohet procedurave mbi vleresimin e mesimdhenies, kerkimit shkencor, dhe sherbimit, si edhe procedurave mbi ndryshimet e dosjeve te kandidateve pasi eshte dorezuar ne KV. Kandidati ka te drejte te beje oponencen e cdo vendimi te KV. Te gjitha materialet e oponences do te behen pjese e dosjes se kandidatit.

A. Vleresimi i mesimdhenies
1. KV ka parasysh se mesimdhenia efektive perbehet nga faktore te ndryshem. Disa nga ceshtjet kryesore qe do te kihen parasysh ne vleresimin e mesimdhenies jane:

  • Analiza e syllabus te lendeve dhe provimet,
  • Lendet e reja te zhvilluara nga kandidati
  • Larmia e lendeve te dhena nga kandidati
  • Puna e vecante me studentet
  • Pjesemarrja ne seminare, workshope, grante, konferenca qe kane te bejne me mesimdhenien.


2. KV rekomandon qe procedurat e meposhtme te jene pjese e procesit mbi vleresimi e studenteve.

  • Rezultatet e vleresimit te studenteve te jepen te pakten per 6 simestrat e fundit
  • Vleresimi nga studentet nuk duhet te behet ne presence te kandidatit.

B.Vleresimi i punes shkencore

  1. KV kerkon 3 letra vleresimi, nga vleresues jashte UV-se per graden e Profesorit te Asociuar ose Profesorit. Keta vleresues duhet t’i dergojne keto letra direct tek departamenti perkates. Vleresuesit duhet te jene eksperte ne fushen perkatese me te cilet kandidati nuk ka pasur marredhenie te ngushta pune. Preferohet qe te pakten nje nga keta vleresues te jete nje ekspert nderkombetar (jashte Shqiperise). Keta vleresues duhet te kene te pakten graden Doctor.

  2. Ne rastet e punes se perbashket shkencore kandidati duhet te sqaroje qarte kontributet e tij ne keto artikuj.

  3. Gjithe artikujt shkencore, librat, monografite e botuara nga kandidati, te cilat jane ne CV duhet te paraqiten ne dosje si materiale shtese.

  4. Evidence per te gjitha konferencat shkencore, grantet dhe cdo lloj aktiviteti qe paraqitet ne CV duhet te behet pjese e materialeve mbeshtetese.

C. Vleresimi i sherbimit per departamentin, fakultetin, Universitetin.
Kontributi i kandidatit per departamentin, fakultetin, ose Universitetin ne komisione apo forma te ndryshme duhet te vleresohet. Kjo duhet bere e qarte ne dosjen e kandidatit.


D. Komunikimi i ndryshimeve ne dosje
Kur ndryshime ose shtesa behen ne dosje pasi dosja eshte dorezuar per vleresim tek KV eshte pergjegjesia e departamentit perkates te njoftoje per keto ndryshime KV.

E. Formati dhe permbajtja e dosjes
Per te bere procesin e vleresimit me eficent, KV keshillon departamentet qe te organizojne dosjet e si me poshte duke respektuar renditjen:

  • Letra e rekomandimit nga Keshilli i Profesoreve duhet te jete e para ne dosje.

  • Permbajtja

  • CV-ja e shkurtuar e kandidatit sipas formatit te sygjeruar nga KV (jo me shume se 2 faqe)

  • Filozofia personale e kandidatit: ku duhet te shtjellohet motivet e kandidatit mbi punen shkencore, mesimdhenie, dhe sherbim si edhe kontributet e kandidatit mbi cdo fushe. Filozofia personale e kandidatit nuk duhet te jete mbi 15 faqe, me font 12-point, double-spaced me 2.5 cm nga cdo kontur.

  • Rekomandimi i departamentit, ku duhet te perfshihet raporti i komitetit te vleresimit te departamentit dhe letra e shefit te departamentit. Keto rekomandime duhet te jene koncise dhe te shprehin qarte vleresimin e kandidatit.

  • Nje kopje te CV-se qe eshte dorezuar ne kohen qe kandidati ka filluar pune ne UV.

  • Vleresimi i mesimdhenies se kandidatit nga departamenti. Letra nga te pakten 3 anetare te departamentit (te brendshem)

  • Letra nga 3 vleresues jashte UV-se, te pa-anshem, te cilet kane te pakten graden Doctor, ku te shprehet qarte vleresimi per kandidatin nga ana shkencore ose pedagogjike. Keto letra duhet te shkojne direkt ne department dhe te mbahen konfidenciale ndaj kandidatit.

Materiale ndihmese:

  • CV-ja e plote e kandidatit.
  • Nje system reference nga materialet e mesiperme te kandidatit. Per shembull, vleresimet e studenteve, artikujt shkencore, syllabus te kurseve te dhena, etj.

Rektor Prof.Dr.Tanush Shaska