A mund të kryej një transferim?

1. Universiteti i Vlorës lejon mundësi për transferime të studentëve midis programeve të të njëjtit cikël, brenda vetë institucionit apo institucioneve të ndryshme të arsimit të lartë, si dhe për transferime nga programet e mëparshme në programe të studimeve të ciklit të parë.

2. Vendimi për njohjen e plotë ose të pjesshme të krediteve të grumbulluara nga një student, me qëllim vazhdimin e studimeve, i takon Fakultetit që pranon studentin, sipas kritereve të përcaktuara në rregulloren e tij.

Si mund të kryhet transferimi i studentëve?



Transferimet drejt Universiteteve të tjera

Studentët e Universitetit Ismail Qemali të Vlorës të cilët duan të tranferohen në universitete të tjera të vendit, në të njëjtën degë dhe sistem, paraqesin kërkesën në zyrën e rregjistrimit per terheqjen e listes se notave.
Pas përgjigjes së pranimit nga universiteti pritës, përcillet dokumentacioni i plotë i studentit; detyrimet e shlyera me notat përkatëse, dëftesa e shkollës së mesme, dokumentacioni i bursës, etj.
Pas kryerjes së transferimit studenti humb statusin e studentit të Universitetit.

Transferimet për në Universitetin e Vlorës

Për studentët që duan të transferohen në Universitetin Ismail Qemali të Vlorës, komisioni i ekuivalentimit, i ngritur pranë çdo Departamenti, mbi bazën e dokumentacionit që dërgon universiteti përkatës, përcakton detyrimet që do të ketë studenti, nëse pranohet në atë degë, sipas planit mësimor në fuqi si dhe njohjen e shlyerjes së lëndëve me ekuivalencë.