Miresevini ne Departamentin e Fizikes, Universiteti i Vlores.

Zbulimet fizike jane themeli i progresit te sotem te astronomise, kimise moderne, biologjise, elektronikes, shkencave inxhinierike etj. Kompjuteri, lazeri, cel phone, internet, qe kane revolucionarizuar boten tone,  jane vetem disa shembuj te bazes fizike te shpikjeve teknologjike. Roli i madh i fizikes ne deget e shkences dhe teknikes dhe lidhja e ndersjellte e tyre con ne domosdoshmerine e saj ne formimin e specialisteve te te gjitha fushave. Fizika eshte terheqese dhe mund t’ju pregatise per te studiuar dhe  punuar ne shume fusha te ndryshme te shkences dhe teknikes  

Ne jetojme ne nje kohe ndryshimesh te medha, ndaj  me intuite duhet te percaktojme per cfare ne kemi nevoje tani dhe ne te ardhmen. Sot studentet kerkojne menyra te tjera te te mesuarit ndryshe nga studentet e disa viteve perpara. Kjo vjen nga zhvillimi i madh i teknologjise dhe i kultures ne pergjithesi.

Zhvillimi i Departamentit te Fizikes eshte i orientuar ne  drejtimet: eksperimental, didaktik, fizik e pergjithshme dhe fizike teorike

Misioni i Departamentit te Fizikes  eshte te siguroje nje mesimdhenie te shkelqyer te fizikes ; duke ofruar nivel dhe cilesi te larte ne kurset tona  me futjen e kurrikulave moderne te fizikes  dhe teknologjite e reja ne mesimdhenie. Ne departamentin tone do te gjeni nje staf te specializuar dhe te perkushtuar qe do te japin mesim dhe do te merren me kerkime shkencore dhe qe kane vene gjithe personalitetin e tyre ne sherbim te misionit per rritjen e cilesise se arsimit universitar.

Ne kerkimin shkencor misioni yne eshte zhvillimi i kerkimit shkencor dhe integrimi i punes shkencore  me mesimdhenien, organizimi i veprimtarive shkencore me karakter kombetar dhe nderkombetar. Nje kontribut te rendesishem Departamenti I Fizikes ka dhene ne ngritjen e  Qendres Kerkimore Shkencore per studime mjedisore.