Qëllimi  dhe detyra e këtij Departamenti është që të ofrojë kurse fizike për studentët e degëve të ndryshme që studjojnë në universitetin e Vlorës të cilët kërkojnë udhëzime. Për studentët e nivelit universitar këto kurse duhet të ofrohen në mënyrë të rregullt ndërsa për studentët e nivelit pasuniversitar, diplomat e nivelit master dhe programe të tjera parapërgatitore për diplomën e Doktoraturës, duhet të ofrohen në programe të përgjithshme dhe të veçanta.
Është gjithashtu qëllimi i këtij departamenti të ndërmarë kërkime shkencore në fushën e fizikes për të mundësuar zhvillimin dhe komunikimin e fizikes në nivel lokal, kombëtar dhe ndërkombëtar.