Seminare fizike Seminare fizike,Vjeshte 2009,Salla C411,Orari: 13:00-14:30
Data Emri Tema Abstrakti
4.11.2009 Veledin Cako Varesia e karakteristikave te organizimit te aparatit fotosintetik,tek bimet nga kushtet e mjedisit

Qellimi i punimit te paraqitur eshte vleresimi i disa karakteristikave te organizimit dhe funksionimit te aparatit fotosintetik me metoda spektrofotometrike si dhe varesia ndermjet tyre per te karakterizuar aktivitetin funksional te aparatit fotosintetik tek bimet.Megjithese nje pune shume e veshtire e pare ne nivel molekular studimi,ne perseri ia kemi mbrritur te japim disa nga ndryshimet ne organizim,funksion,cilesi,dhe rendiment te ketij aparatit fotosintetik ne bime te ndryshme qe rriten ne mjedise teper diverse ne raport me pershkueshmerine e drites,temperatures,permbajtjes sasiore dhe cilesore te kromatoforeve fotosintetik.

11.11.2009 Valbona Tahiri Interpretimi i kohes dhe entropise ne dukuri te ndryshme fizike

Ne kete teme behet nje permbledhje e interpretimeve te ndryshme mbi konceptin e entropise.Nder ceshtjet me te rendesishme qe perfshihen jane:
Koha dhe entropia
Interpretimi mekaniko-probabilitar i entropise
Entropia dhe teoria e informacionit.

Duke prezantuar te dy menyrat e pershkrimit mekanik klasik dhe mekanik probabilitar behet i mundur kuptimi i plote i ideve te reja.Nje paragraf i vecante i kushtohet dhe formes se destinuar te Universit,ku ndermjet interpretimit te kohes dhe entropise behet nje parashikim i formes se universit ne te ardhmen.

18.11.2009 Engjell Licaj Konkluzione te nje studimi satatistikor mbi qendrueshmerine termike te elementeve te konstruksionit Trajtohet ecuria e rezultateve te kerkimeve mbi rezistencen termike te kampioneve te portave qe u rezistojne goditjeve termike.Ky studim ka per qellim te nxjerre ne dukje influencen e llojit te materialeve te perdorur per ndertimin e portave zjarrduruese.
25.11.2009 Petraq Truja Efektiviteti i Teoremes se Gausit ne percaktimin e intesitetit te fushes elektrike Intesiteti i fushes elektrike,si nje nga madhesite kryesore fizike qe karakterizon fushen elektrike,teorikisht gjendet si raport i forces qe vepron tek nje ngarkese pikesore elektrike me madhesine e saj.Me ane te kesaj formule mund te percaktojme intesitetin e fushes elektrike te nje ngarkese pikesore ,te dipolit apo edhe ne raste te te tjera me konfiguracion te thjeshte te shperndarjes se ngarkesave elektrike pikesor.Ne teoremen e poshtme jepen raste te percaktimit te intesitetit te fushes elektrike te nje percjellesi drejtvizor te pafundem,te ngarkuar uniformisht dhe te nje plani te pafundem te ngarkuar uniformisht,me metoden e ndarjes se ketyre trupave ne ngarkesa elektrike pambarimisht te vogla.Pastaj tregohet se sa me e thjeshte eshte percaktimi i ketyre fushave duke perdorur teoremen e Gausit.
2.12.2009 Jorgo Mandili Parimi i veprimit dhe konstantja e Plankut Ne kete teme do te trajtohet problemi i pergjithesimit te konceptit te kuantit i cili u hipotezua per oshilatoret harmonike dhe nderkaq ai duhej zgjeruar dhe per oshilatoret joharmonike.Keshtu u kalua nga koncepti i kuantit te energjise,tek koncepti i kuantit te veprimit si nje koncept me i pergjitheshem me ane te cilit u shpjeguan shume dukuri ne boten mikroskopike.
9.12.2009 Fatjon Musli Universi kuanto mekanik Ne kete teme do te flitet per shpjegimin e dukurive fizike duke u mbeshtetur ne menyren kuantike te pershkrimit e vila eshte nje menyre e re e fizikes moderne e cila ka karakter statik.Ky karakter statik i menyres kuantike te pershkrimit do te shqyrtohet ne teme duke u mbeshtetur kryesisht tek karakteri valor-korposkular i mikrogrimcave.Pra do te studiojme dukurite fizike sipas mekanikes kuantike e cila eshte plotesisht e pranueshme nga eksperimentin.Pra ne kete teme do te flasim per karakterin valor-korpuskular te mikrogrimcave i cili do te na coje ne idene se ne cdo gjendje fizike nuk mund te llogaritet me nje vlere te percaktuar por do te llogaritet me njefare probabiliteti dhe ky fakt do te na detyroje te perdorim thenien e Albert Ajnshtajnit "Nuk mund ta besoj qe zoti luan zare me universin"
16.12.2009 Silvana Mico Koherenca dhe funksioni i koherences Per cdo vale elektromagnetike mund te perkufizojme dy koncepte te pavarura te koherences:koherencen kohore si korelacion te fazave te valeve ne nje pike te hapesires,por ne momente te ndryshme te kohes dhe koherencen hapsinore si korelacion te fazave me pika te ndryshme te hapesires ne te njejtin moment te kohes.Koherenca kohore dhe hapsinore na ndihmon per te kuptuar shume fenomene qe perfshijne driten dhe bashkveprimin e saj me lenden.Konceptet e koherences kohore dhe hapsinore mund te bashkohen me ane te funksionit reciprok te koherences.Funksioni i koherences reciproke pershkruan mardheniet ndermjet fushave elektrike (ose magnetike) te matura ne dy pika te ndara ne hapesire dhe ne kohe.Ky funksion perdoret si kriter baze per pershkrimin sasior te koherences se pjeseshme ne teorine klasike.
23.12.2009 Spiro Caushi Interpretimi kuantik i percjelleseve,gjysempercjellesve dhe izolatoreve  
06.01.2010 Ilirjana sino Veshtrim mbi metodat instrumentale dhe materialin ilustrativ ne biofizike Biofizika moderne mbeshtetet fuqishem ne metodat eksperimentale qe kane bere te mundur zhvillimin e madh te njohurive te koheve te fundit. Konsiderojme metodologji te lidhur me  rezultatet e kerkimit shume teknika e metoda te rendesishme ne paraqitjen e koncepteve dhe te parimeve qe ato japin, si: metoda e NMR, spektroskopia e mases, elektroforeza e kromatografia, kristalografia e rrezeve X, sekuencimi i  DNA dhe i proteinave, sinteza e acideve nukleike dhe peptideve,purifikimi i proteinave, PCR, etj. Roli i materialit ilustrativ eshte mjaft i dukshem dhe i rendesishem ne trajtimin e kursit te biofizikes, sepse nepermjet tij jepet nje pamje e qarte e fenomeneve, e menyres se studimit te tyre dhe rezultateve te studimit
13.01.2010 Dritan Spahiu    
20.01.2010 Niko Thomo