Departamenti i Gjuhe - Letersise eshte nje departament i ri, i themeluar ne vitin 2005. Ka ne perberjen e tij 8 pedagoge me pervoje, grupi me i kualifikuar  mesimdhenes e kerkimor ne Fakultetin e Shkencave Humane te UV. Synimi yne  eshte ndertimi i nje organizmi dinamik akademik, me afer proceseve te vrullshme reformuese, strukturore, etike e mendore qe po kalon Universiteti i Vlores. 

Programi yne akademik ofron Diploma Bachelor ne Gjuhe - Letersi. Projekti  yne parashikon strukturimin e Programit te Shkrimit, i pari i iniciuar nder universitetet shqiptare, Programin e Masterit Profesional ne Mesimdhenien e Gjuhe - Letersise, Programin e Masterit ne Editori dhe Studime te Trashegimise Kulturore Shqiptare.    

Departamenti i Gjuhe - Letersise http://govlora.com/fe/gjuhe eshte realitet me nje perspektive relativisht premtuese ne kuadrin e UV. Vlora si pol urban, si qender zhvillimesh ekonomike, politike, kulturore, psikologjike, sociale e morale, me nje trashegimi te pasur ne çdo pikepamje, e perligj plotesisht, ne veshtrimin tone, ekzistencen e ketij Departamenti. Me shume dhe me pare se ekonomikisht, Vlora eshte pol human me vlera e ndikim te pallogaritshem ne jeten e Shqiperise dhe kete e ka deshmuar disa here ne historine e vjeter dhe te re.

Departamenti i Gjuhe - Letersise punon  t'u pergjigjet kushteve e nje tregu te punes qe sa vjen e liberalizohet, shumellojshmerise se interesimeve te publikut, kapercimit te skemave te vjetra te te menduarit qe kane prodhuar inflacion diplomash, larg dobishmerise individuale e shoqerore. 

Sipas Seneka-s: Docendo Discitur. 


Pergjegjes i Departamentit

Dr. Ermir Xhindi