Qendra Editoriale shënon pikënisjen e Programit te Editorisë pranë Departamentit të Gjuhë – Letërsisë. Ajo është parashikuar të funksionojë si organizëm në shërbim të botimeve universitare, periodikëve të ndryshëm akademikë, botimeve individuale nga pedagogët, publikimit audioviziv, multimedial e në internet, të materialeve të ndryshme universitare, duke ofruar si fillim, redaktim e korrekturë gjuhësore. Qendra merr përsipër të ofrojë ndihmë të kualifikuar edhe për botimet e ndryshme me interes publik nga njësi apo individë jashtë universitetit. Synimi didaktik i qendrës është përhapja e mbështetja prej punës konkrete të parimeve e teknikave të editorisë moderne midis studentëve, të përfshire ne grupe pune nën drejtimin  e këshillimin e pedagogëve.