Departamenti i Gjuhë – Letërsisë është njësi kërkimore me orientim kryesisht albanologjik. Prirjet e kërkimit shkencor në department sot e në të ardhmen janë të lidhura  me forcimin e komponentes albanologjike të studimeve, por në mënyrë të veçantë, ne po i kushtojme vëmendje përfshirjes në projekte kërkimore e fusha studimi  me interes mesdhetar, europian e më gjerë, mbi problematika  ndër-albanologjike.  

Më poshtë paraqesim disa nga fushat ku japin ndihmesën e tyre pedagogët e Departamentit të Gjuhë – Letërsisë. Për më shumë informacion mund të përdoren site-t e tyre vetjake.


Prof. Dr. Bardhosh Gaçe


Profesor Gaçe është një nga hulumtuesit e njohur në Shqipëri, e përgjithësisht në mjedisin albanologjik për prurjet e tij të vlefshme në fushat e studimit te trashëgimisë etno-kulturore, kryesisht të letërsisë orale të treves së Labërisë, në fushën  e letërsisë dokumentare e të letërsisë për fëmijë. Ne botimet e tij perfshihen: studime, monografi, leksione dhe tekste universitare dhe mjaft kumtesa e refarate te mbajtura ne kongreset Europes juglindore si dhe disa  vende te tjera: Athine, Rome, Bari, Kozence, Madrid, Eskisehir, Qipro, Bukuresht, Zagreb, Ganate, Prishtine, Shkup, Tetove dhe Munih. Disa nga tekstet e botuar të Proferor Gaçes janë: Kënga popullore e lumit të Vlorës (monografi, 2010), Historia e artit: turizmi kultuor dhe trashëgimia (2007), Letërsia shqiptare (2008), Letërsia shqiptare për fëmijë (2007), Përkime poetike midis poezisë popullore dhe poezise së shkruar shqipe (2010). Vlerat e kësaj veprimtarie të dendur studimore e shkencore janë çmuar nga personalitete të shkencës albanologjike si  Prof. Shaban Demiraj,  Prof. Qemal Haxhihasani,  Prof. Jorgo Bulo, Prof. Beniamin Kruta, Prof. Ali Xhiku, Prof. Rami Memushaj, Prof. Odhise Grillo, Prof. Bedri Dede etj.

 

Prof.  As. Dr. Nexhip Merkuri

Prof. As. Dr. Mërkuri i është kushtuar prej kohësh hulumtimit dialektologjik, leksikografik e etnolinguistik të shqipes. Ndihmesat e tij përfshijnë gjithashtu punë me të vlerësuara në fushën e didaktikës së gjuhës shqipe ne rrafshin e kualifikimit profesional për mesimdhënien e mësimnxënien. Disa nga botimet e tij më të njohura janë: Probleme të mësimdhënies, Gjuhë shqipe, Lexim letrar. Tiranë, (2000). Teste dhe fletore pune për gjuhën shqipe, 2,3,4,5. (2007-2008). Modele të suksesshme mësimdhënieje. Gjuhë shqipe 5-8. Lexim letrar 5-8. (2004). (Bashkautor  me  Prof. Dr. Mimoza Gjokutaj; Kërkime etnolinguistike tek emërtimet e bimësisë. (monografi) Triptik, 2003; E folmja e Përmetit, Fjalor krahinor, fjalor i emërtimeve  trashëguese të bimësisë. Vlorë, 2009. Sot, punimet e tij përfshijnë çështje me interes në fushën e toponimisë, antroponimisë e të patronimisë së shqipes.

 

 

Dr. Ermir Xhindi

Interesimet kërkimore të Dr. Ermir Xhindit lidhen me punën në Teorinë e Letërsisë dhe në studimin e Letërsisë Shqipe. Në mënyrë të veçantë, ai ka shfaqur vëmendje mbi probleme të lidhura me Teoritë e Përgjigjes së Lexuesit (Reader Response Theories), fushë relativisht e re studimi në shkencën letrare shqiptare. Teoritë e Përgjigjes së Lexuesit (Reader Response Theories) mëtojnë të vërtetojnë se ekzistenca e tekstit letrar është pasojë e veprimeve strukturese të lexuesit, të udhëhequr e të kontrolluar nga shtrëngimet tekstuale. Pikëpamjet e tij teorike janë pranë rrethit të qëndrimeve me orientim fenomenologjik e strukturalist të formuluara nga Stanley Fish, Umberto Eco, Wolfgang Iser, David Bleich etj.  Punë me interes e Dr. Xhindit në  këtë drejtim është monografia e tij ‘Lector faber’ (2009). Ai është autor i një serie artikujsh të kumtuar e të botuar në veprimtari të ndryshme brenda e jashtë Shqipërisë.

 

 

Dr. Vilma Bello (Zv. Dekane e FSHH)

Fushat e kërkimit e të shestimit shkencor të Dr. Bello janë leksikologjia, semantika dhe sintaksa e shqipes. Në mënyrë të veçantë ajo është përqëndruar në shqyrtimin e terminologjisë së gjuhësisë. Kjo terminologji si shtresë leksikore zë një vend më vete ndërmjet terminologjive të shumta të shkencës dhe të teknikës dhe identifikohet si fushë e  mëvetësuar leksikore, e cila ndahet në një varg nënfushash me njësi të dallueshme për secilën prej tyre. Pjesëmarrëse aktive në veprimtarite e fushes, Dr. Bello është autore e një numri artikujsh e studimesh me vlerë, brenda dhe jashtë Shqipërisë. Së shpejti Dr. Bello boton punën e saj të doktoratës, studim i vlerësuar mjaft nga specialistët përkatës, monografinë “Leksiku terminologjik i gjuhësisë në gjuhën shqipe”.

 

 

 

Dr. Migena Balla

Puna shkencore e Dr. Balla lidhet me fushat e dialektologjisë së shqipes dhe të sociolinguistikës. Veçori e veprimtarisë së saj shkencore është karakteri aplikativ, intuita paktike, në funksion të përgjithësimeve shkencore. Në këtë kuptim merr vlerë të posaçme tërësia e artikujve të saj, të kumtuar e botuar brenda e jashtë Shqipërisë mbi dukuri gjuhësore të rrafshit lokal, veçanërisht teza e saj e doktoratës, e cila hedh dritë mbi dukuritë  e së folmes vlonjate në këndvështrimin dialektologjik e sociolinguistik. Dr. Balla është duke punuar mbi një projekt me dobi të konsiderueshme për UV, atë të Mësimit të Gjuhës Shqipe për të Huaj, projekt i cili nis të zbatohet gjatë verës së vitit 2011 dhe që e shpreh punën e saj në një përmasë të re konkretësie.

 

 

 

Doktorante Etjona Hoxha

Doktorante Etjona Hoxha merret me shqyrtime në fushë të Letërsisë Shqipe, më posaçërisht me letërsinë shqipe pas Luftës së Dytë Botërore, e njohur si letërsi e formatit stilistik e ideologjik të Realizmit Sociaist. Kësaj prirjeje kërkimore i pergjigjen një numër artikujsh shkencorë të lidhur me estetikën, narracionin, procedimet kohore, strukturën stilistike të teksteve të kësaj periudhe, përgjithësisht me poetikën e autorëve më domethënës. Punën e saj e karakterizon orientimi metodologjik modern, përpjekja për t’i parë lëvizjet e brendshme e cilësitë e jashtme të veprave si modele organike gjatë ’45 - ‘90, një nga formantet më pak të studiuara në mënyrë koherente nga shkenca letrare shqiptare. Ajo ka arritur të vendosë drejtpeshim në ndërthurrjen e perzgjedhjes metodologjike bashkëkohore me pamje e problematika konkrete.

 

 

Doktorante Mareglena Meminaj 

Doktorante Mareglena Meminaj punon mbi dukuri që karakterizojnë narracionin bashkëkohor shqip, duke u marrë kësisoj me ndërtekstorinë në rrafshin narrativ, në krijimtarinë  e autorëve të ndryshëm apo te nje autori të veçantë, si dhe me karakteristikat e procedimeve përkatëse narrative. Narratologjia perben nje fushe ende te parrahur ne studimet shqiptare. Eshte e pritshme dhe e mundshme qe puna e doktorantes te iniciojë drejtime me interes teorik e praktik. Artikujt e botuar e të kumtuar të doktorantes brenda e jashtë Shqiperisë dëshmojne intutitën saj induktive, mbërritjen në përfundime origjinale nisur prej treguesish shpesh të mënjanuar pa të drejtë nga vëmendja studimore.           

 

 

 

Doktorante Gladiola Elezi

Fusha e kërkimit shkencor per doktorante Gladiola Elezi është fjaleformimi i shqipes.  Fjalëformimi është procesi më i rëndësishëm, përmes të cilit arrihet krijimi i fjalëve të reja. Siç dihet, morfologjia merret me studimin e formave të fjalës, me ndryshimet që pëson fjala në sistemin e ligjërimit dhe formimin e fjalëve të reja. Fjalëformimi zë një vend të rëndësishëm në gramatologjinë shqiptare. Puna e doktorante Elezit, teza e saj e doktoraturës dhe një numër artikujsh të kumtuar e të botuar brenda e jashtë vendit, lidhet me një problem shqetësues, të ngritur me të drejtë në gramatologjinë shqptare, mostrajtimi i gjerë i fjalëformimit në gramatikat e ndryshme si dhe mospërcaktimi i saktë i vendit që duhet të zërë ky sistem në tekstet gjuhësore, i cili paraqet ende lëkundje. Kjo dukuri vihet re edhe në gjuhësinë evropiane ku problemi i fjalëformimit interpretohet në mënyra të ndryshme.