Albert Qarri

Mireseerdhet ne Fakultetin e Ekonomise se Universitetit te Vlores "Ismail Qemali"

Fakulteti i Ekonomise, i akredituar nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, ofron programe Bachelor  në Financë, Administrim Biznesi, edhe në Manaxhim Turizmi tek një grup studentësh të talentuar dhe të afirmuar. Së shpejti ky fakultet në bashkëpunim të ngushtë me Universitetin e Memphis (USA) do të ofroj Diplomë të Nivelit të Dytë në Mathematical Fianance, Master në Business Administration edhe Real Estate. Fakulteti i Ekonomise u ofron studentëve tanë mundësinë të studjojnë dhe të punojnë me një staf akademik  të perkushtuar dhe me një kurikulum akademik që është përgatitur për të përmbushur nevojat e biznesit global, gjithmonë në ndryshim. Në klasat tona përgjatë studimeve tuaja do të ndjeni energji pune dhe do të keni përkushtim të plotë nga stafi  akademik i fakultetit. Fakulteti i Ekonomise ju ofron një vlerë të jashtëzakonshme për ndërtimin e një kariere fitimprurëse.


Ju lutem të eksploroni  pjesën  tjetër të faqes tonë të internetit  për t’u informuar më shumë rreth programeve tona, stafit akademik, aktivitetet, dhe gjerësia e mundësive që ky univeristet ju ofron.

Dekani i Fakultetit te Ekonomisë
Prof.As. Albert Qarri

Tel: 0035533223239

Email:[email protected]
Për më tepër informacion klikoni ketu