Hapen regjistrimet per MBA,Master Business Administration in Real Estate:

Programi Akademik
Kriteret e Pranimit
Afati i Regjistrimit

Miresevini në Departamentin e Financës në Universitetin e Vlorës.

Misioni ynë është transmetimi i dijeve, aftësimi dhe përparimi i studentëve tanë në fushën e financës. Departamenti i Financës do të përkushtohet në zhvillimin dhe rritjen e vazhdueshme të njohurive ekonomike përmes programeve dhe planeve mësimore në shkencën ekonomike.
Të diplomuarit do të maturojnë cilësi të përshtatshme drejtuese në disiplinat ekonomike, manaxheriale, financiare dhe juridike duke zhvilluar metodika të përshtatshme të analizës dhe të interpretimit kritik të strukturave dhe të dinamikave të biznesit duke thelluar tematikat drejtuese të ekonomisë moderne në fushën e kontabilitetit dhe të financës.
Ky cikël studimesh, përvecse jep bazat për studime më të specializuara në fushën e financës, ofron formimin e figurave profesionale në gjendje që:

Kompetencat financiare të fituara gjatë zhvillimit të studimeve mund të përdoren në profesione si konsulent financiare, ekonomistë, kontabel i miratuar, specialiste bankash, specialiste finance për sektorin publik dhe private, specialiste dhe tregtar burse, analiste investimesh,etj të aftë për t'iu përgjigjur kërkesave reale të tregut të punës.
Larmia e programeve mësimore si dhe përgatitja profesionale e pedagogëve që japin mësim në këtë profil, ┬ájanë garanci për mësimdhënie cilësore ndaj studentëve të këtij profili
Studentët tanë gjatë ndjekjes së ciklit të studimeve do të marrin paralelisht me njohuritë teorike edhe njohuri praktike nëpermjet "Laboratorëve të Financës" të organizuar pranë Universitetit tonë ku ata do të kryejnë rolet e specialisteve financiare të istitucioneve publike dhe private. Kjo do të organizohet nëpërmjet një lidhjeje të ngushtë me organizatat e biznesit dhe institucionet financiare. Pra, që në bankat e shkollës studentët tanë do të njihen me praktikën e punës të specialistit financiar. Ne e vlerësojmë shumë këtë aspekt dhe e konsiderojmë si një avanatazh të madh të studentëve tanë në punesimin e pritshëm të tyre pas perfundimit të studimeve pranë Universitetit "Ismail Qemali".

Mirëseardhët në botën e financës!

Shefe Departamentit
Filloreta Madani