Ditet e fundit disa studente te Juridikut kane shfaqur disa shqetesime per problemin e diplomes se tyre. Sqarojme se diploma ne fuqi per studentet e 4-vjecarit eshte Diploma e Integruar e Nivelit te Dyte ne Drejtesi me titullin Jurist. Per kete ka nje vendim senati dhe UV nuk ka ndonje diplome tjeter per keta studente. Te gjithe studentet qe plotesojne kushtet (kredite, lende) do te pajisen me kete diplome per sa kohe kjo do jete ne fuqi. Sqarojme ketu se regjistrimi i diplomave eshte kompetence e Ministrise se Arsimit dhe nuk varet nga Universiteti "Ismail Qemali" i Vlores.


 

Mirё se erdhёt nё  Departamentin e Drejtesise.

Besojmё se, pasi tё mёsoni mё shumё pёr ne, do t’i bashkёngjiteni edhe JU eksperiencёs sa sfiduese aq edhe unike qё ne ofrojmё, duke u bёrё pjesё e njё komuniteti stimulues akademik dhe intelektual. Synimi themelor i Departamentit  te Drejtesise është që pas tre viteve shkollim në nivelin universitar, të diplomojë një individ që ka tre karakteristika themelore në fushën përkatëse:
a. opinione të forta;
b. di të argumentojë për këto opinione;
c. di të ofrojë informacion për argumentet mbi të cilat mbështet opinionet e tij/saj.

Filozofia e ketij Departamenti  për të nxjerrë një produkt të tillë nga bankat e tij përmblidhet në një koncept: qasja analitike. Në thelb qasja analitike do të thotë aftësimi i studentit apo studentes për të analizuar fenomene, ngjarje, koncepte, ligje apo politika të caktuara. Në këtë mënyrë niveli universitar i studimeve arrin të parapërgatisë studentët për t’u përshtatur mirë dhe shpejt në pozicione bazë në tregun e punës. Njëkohësisht ai krijon premisa të mira për vazhdimin e studimeve master, përmes njohurive lehtësisht të transferueshme në disiplina të përafërta.
Ky departament eshte krijuar ne vitin 2003 ne fillim si Dega Drejtesi dhe tashme ne dhjetor te vitit 2007 u shnderrua ne Departamentin e Drejtesis. Ka nje numer pedagogesh te kualifikuar  qe kane studiuar ne universitetet Europiane dhe nje numer te konsiderueshem studentesh, prej rreth 700 studente. Kombinimi i dijeve teorike me aftёsi konkrete, si dhe aftёsia pёr tё zbatur nё praktikё koncepte abstrakte teorike, janё bazat e filozofisё mbi tё cilёn funksionon Departamenti i Drejtesise. Ata qё do tё diplomohen tek ne, do tё jenё tё aftё tё pёrshtaten, tё orientohen dhe tё kenё sukses nё dinamikat komplekse tё tregut tё lirё. Pёr kёtё qёllim dy dimensionet, ai teorik dhe ai praktik, do tё jenё tё ndёrlidhur ngushtё me njёri-tjetrin.