Pershendetje

Te nderuar studente qe keni zgjedhur studimet ne deget Inxhinieri Mekanike dhe Navale ju uroj studime te mbara.

Departamenti i Inxhinierise Navale, i krijuar qysh me hapjen e Universitetit ka diplomuar nje numer te konsiderueshem Inxhiniere Navale qe sot i sheh te punesuar ne shume sektore shteterore dhe private punesimi, te lidhur jo vetem me detarine (prane Porteve e Kantiereve Detare), por edhe me sektore te tjere te prodhimit.

Departamenti i Inxhinierise Mekanike dhe Navale ka nje staf mëse cilesor me grada dhe tituj shkencore, te kualifikuar brenda dhe jashte vendit, i cili ju ofron nje nivel mesimdhenie te nje cilesie nder me te mirat.

Organizimi i veprimtarive shkencore me karakter kombetar dhe nderkombetar, te tilla si Simpoziume dhe Konferenca, do t’ju ndihmojne ne nje integrim me te shpejte ne shkence, biznes e ne punesim.

Ne DIM-N do te gjejne mirepritjen, mbeshtetjen dhe asistencen te gjithe ata qe duan te permiresojne kompanite e tyre ne sektorin mekanik dhe naval, ne legjislacionin detar dhe ne njohuri baze dhe te avancuar te software-ve te ndryshme inxhinierike  si edhe duke iu ofruar konsulence, trajnime si dhe kurse afatshkurtra specializimi.

Dr. Kristofor LAPA
Pergjegjes Departamenti Inxhinieri Mekanike dhe Navale