DIPLOMA TË NIVELIT TË PARË (DNP)

Departamenti i Infermierisë

ofron dy diploma të nivelit të parë (DNP):

Infermier i Përgjithshëm
dhe
Infermier mami

për të gjithë ata që duan të formohen në fushën e Infermieristikës.

CIMG0257
Personeli infermieror është i domosdoshëm e i pazëvendësueshëm në planifikimin, zbatimin dhe vlerësimin e planit të trajtimit të pacientit. Kjo përfshin pjesëmarrjen e të paktën një infermieri në stafet mjekësore për pacientin, në procesin e akreditimit, në procedurat e siguracioneve shëndetsore dhe në komitetin e etikës së spitalit.
Infermierët janë përgjegjës për të kontrolluar dhe përmirësuar vazhdimisht pregatitjen e tyre nëpërmjet edukimit të vazhdueshëm, studimit autodidakt, marrjes së diplomave më të avancuara nga ato që zotërojnë dhe pjesëmarrjes në programe të rritjes së kapaciteteve profesionale.
Ndërmjet të tjerave, Kodi i Etikës dhe Deontologjisë Infermierore bëhet burim pushteti, sepse i siguron infermierët se, pavarësisht pozicionit të tyre të komplikuar në hierarkinë e shërbimit shëndetsor, statusi i tyre si agjentë moralë të pavarur mbetet i pandryshuar. Infermierët duhet të reklamojnë pozicionin e tyre të ligjshëm si bashkëpuntorë të shërbimit mjekësor, jo thjesht si zbatues të këtij shërbimi.

 

Kërkesat për të vazhduar studimet në Departamentin e Infermierisë, UV ‘Ismail Qemali’ kanë ardhur duke u rritur nga viti në vit. Megjithë 4-fishimin e studentëve të pranuar, numri i kërkesave është 7-fishuar dhe vetëm 1/3 e tyre arrijnë të vazhdojnë këtë departament.

Deri tani në Fakultetin e Infermierisë, Vlorë jane diplomuar rreth 1350 studentë.
800 studentë të treja viteve janë duke ndjekur aktualisht këtë Departament.
60% e studentëve që janë diplomuar në fakultetin tonë kanë aplikuar për tu punësuar në shtete të tjera dhe 45% e tyre janë të punësuar në Itali, Greqi, Angli.
Rreth 52% janë punësuar brenda Shqipërisë, dhe 15 % e tyre punojnë si kryeinfermierë.

Më shumë informacion

Programet