Mirese erdhet studente te nderuar dhe studime te mbara ne Universitetin tone, ne Departamentin e Infermierise si Departamenti baze i Fakultetit te ardhshem te Shendetit Publik.
Mirepresim me kenaqesi studentet per vitet  akademike te ardhshem jo vetem nga trevat tona por nga gjithe trevat mbareshqiptare dhe te vendeve  te tjera.
Ne me stafin tone akademik ju ofrojme  nga eksperienca 96 vjecare e shkolles sone prej te cilave 15 vitet e fundit si Shkolle e Larte Universitare mundesite  e pergatitjes se nje intelektuali te ardhshem   ne fushen e shendetesise nepermet  punes pedagogjike e edukative, mesimdhenese dhe kerkimore shkencore.
Shkolla jone me eksperiencen e saj pedagogjike, profesionale e kerkimore shkencore ju siguron nje ambjent ku studenti te shpalos aftesite e tij, deshiren dhe vullnetin  per te ecur perpara ne  fushen e shendetit publik.
Filozofia jone qendron ne asistencen infermierore,  jo vetem si aktivitet mesimor, por asistence e personalizuar me nje strategji  shkencore te qarte me ide  te asistences infermierore ne sektore te ndryshem si  profesion i lire ne ekip apo familje.

Dr. Hajdar KICAJ