Vizioni, Qëllimet, Objektivat – DNP në Infermieristikë

Departamenti i Infermierisë është i përkushtuar për formimin profesional të infermierëve,  që ata të jenë plotësisht kompetentë për të përmbushur nevojat  që parashtron profesioni i tyre, në një mjedis dinamik të kujdesit shëndetsor.  Qëllimi ynë madhor është të vazhdojmë të jemi një shkollë infermierore me njohje dhe reputacion ndërkombëtar, në mënyrë që diplomat që ne japim të njihen nga tregu ndërkombëtar i punës.

Gjatë gjithë periudhës së formimit studentit do t’i duhet të zhvillojë aftësitë e nevojshme për të kontribuar në dhënien e përkujdesjeve cilësore, me qëllim që të ndikojë në përmirësimin e shëndetit të popullsisë dhe të ushtrojë profesionin në gjirin e një ekipi shumëdisiplinor në sektorët sanitarë e socialë. 
Misioni i programit mësimor të Departamentit të Infermieristikës është: ‘të formojë infermiere profesioniste për kujdesin shëndetsor të komunitetit’. Objektivat e këtij programi përfshijnë:
* Përfshirjen e planeve bashkëkohore të asistencës infermierore në praktikën infermierore.
* Përfshirjen e të menduarit kritik në gjykimet dhe vendim-marrjet profesionale.
* Komunikimin efektiv me të tjerët.
* Zhvillimin e rolit të infermieres profesionale në procesin e kujdesit shëndetsor  si koordinatore, mbrojtëse dhe pjesë integrale e profesionit infermieror.